-
VIDEO
Barku petë? Vetëm 2 lëvizje nga shtëpia, instruktoria tregon sekretin që pak e dinë
Një bark i sheshtë nuk kërkon gjithmonë ushtrime të vështira apo orë të gjata në palestër. Në Rreze Dielli instruktoria Matilda Çaushi zbulon disa lëvizje të thjeshta dhe një teknikë sekrete që mund ta bëjë diferencën për një bark “petë”, të cilën çdokush mund ta aplikojë në shtëpi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' | Shpërthen debati publik pas kaosit në Kuvend, Muxhahedinët...
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Kile + në menopauzë? Ja disa ushtrime fantastike për GRATË, mjaftojnë 5 minuta nga shtëpia
Menopauza është një fazë natyrale në jetën e çdo gruaje, por shpesh shoqërohet me ndryshime në trup, si shtimi i peshës dhe vështirësia për të ruajtur formën fizike. Megjithatë, me qasjen e duhur dhe pak përkushtim, është plotësisht e mundur të riktheni energjinë dhe të ndiheni mirë në trupin tuaj. Në “Rreze Dielli”, trajnerja personale Matilda Çaushi, na tregon disa nga ushtrimet më efektive që mund të realizohen lehtësisht në shtëpi, duke u fokusuar tek barku, krahët dhe këmbët. Një demostrim praktik dhe motivues për të gjitha gratë që duan të mposhtin kilet e menopauzës dhe të ndërtojnë një stil jetese më të shëndetshëm.
-
VIDEO
Reçel ftoi, siç e bënin gjyshet dikur nga zonja Albana
Reçel ftonjsh
Përbërësit:
- 1 kg ftonj
- 1 kg sheqer
- 700 ml ujë
- 1 limon lëngu
- 2–3 karafila
- 1 copë e vogël kanellë
Përgatitja:
Pasi i keni qëruar ftonjtë hiqni bërthamat dhe pjesën e fortë të mesit. Pritini në kubikë të vegjël ose në feta të holla, vendosini në tenxhere me ujë dhe ziejini në zjarr mesatar për rreth 20 minuta, derisa të fillojnë të zbuten, por jo shumë. Kur ftonjtë të jenë zbutur shtoni sheqerin, karafilat, kanellën, lëngun e limonit dhe përziejini me kujdes. Lërini të ziejnë në zjarr të ulët për rreth 1 orë deri 1 orë e 15 minuta. Herë pas here largoni shkumën sipër dhe përziejeni lehtë. Në fund fikni zjarrin, mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni reçelin të pushojë deri të nesërmen. Të nesërmen, vendoseni përsëri në zjarr të ulët për 15–20 minuta që reçeli të marrë një ngjyrë më të kuqërremtë dhe të bukur.
-
VIDEO
Qofte me presh dhe nenexhik nga zonja Albana
Qofte me presh dhe nenexhik
Përbërësit:
- 2-3 presh
- 2 vezë
- 100 gr miell
- Sodë buke
- Nenexhik
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Pasi kemi grirë mirë preshin e kaurdisim derisa të ulë vëllimin dhe të zbutet. Shtojmë kripë, piper dhe nenexhik. E trazojmë mirë dhe e lemë pak të ftohet. Shtojmë më pas vezët dhe miellin e trazuar me sodën e bukës. Hedhim përsëri pak nenexhik që të mbizotërojë aroma dhe realizojmë qofte rrumbullake, të cilat i skuqim në vaj të nxehtë.
-
VIDEO
Byreçka të mbushura me perime nga zonja Albana
Byreçka të mbushura me perime
Përbërësit:
- 1 pako petë byreku
- 2 karrota të grira hollë
- 1 spec i kuq i prerë në fije
- 1 spec jeshil i prerë në fije
- 1 qepë e vogël
- 1 filxhan lakër e prerë hollë
- 1 kungulleshkë e vogël (opsionale)
- 2 lugë gjelle vaj
- Kripë, piper i zi
- Pak salcë soje
- Pak gjalpë i shkrirë ose vaj për lyerje
- Për ngjitjen e petëve: 2 lgj miell dhe pak ujë
Përgatitja:
Përziejini pak miell me ujë dhe bëni një pastë të hollë për të mbyllur roletë në fund. Përgatitni mbushjen: kaurdisni lehtë qepën, shtoni karrotat, specat, lakrën dhe kungulleshkën. Kaurdisini për 4–5 minuta, vetëm sa të zbuten pak. Hidhni kripë, piper dhe pak salcë soje dhe lërini të ftohen para se t’i mbështillni. Merrni një petë byreku dhe priteni në katrorë ose drejtkëndësha. Vendosni pak mbushje në njërën anë. Palosni anët brenda, rrotullojini si role të vogla dhe mbyllini fundet me përzierjen e miellit me ujë. Vendosini në tavë me letër furre, lyejini sipër me pak gjalpë të shkrirë ose vaj dhe piqini në 200°C për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi të jenë gati servirini me një salcë me kos, majonezë dhe hudhër.
-
VIDEO
Lufta me Iranin prek Shqipërinë? Eksperti jep skenarin e mundshëm: Ende të pambrojtur plotësisht
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Egon Loli, analizon paralajmërimin e ambasadës së SHBA për sigurinë në Shqipëri, duke theksuar se nuk ka vend për panik, por për vigjilencë institucionale. Sipas tij, vendi mbetet i mbrojtur nga NATO në aspektin ushtarak, ndërsa sfida reale vijon të jetë siguria kibernetike dhe reagimi i koordinuar i institucioneve.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 3 prill 1997/ PS mbështet programin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kërkon dorëheqjen e Presidentit Berisha
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në fillim të prillit të vitit të mbrapshtë 1997-të situata në vend ishte ende kaotike dhe shumë e vështirë. Dritën jeshile e kishte marrë qeveria e Pajtimit Kombëtar e udhëhequr nga socialisti Bashkim Fino. Në shtypin e shkruar të datës 3 prill 1997 në ZP(Zërin e Popullit) botimin e Partisë Socialiste shkruhej : “PSSH do të marrë pjesë në Parlament” e më tej sqarohej se kjo forcë politike mbështeste programin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe kërkonte që zgjedhjet e reja të mbaheshin brenda qershorit. Ndërsa në RD botimin e Partisë Demokratike denoncohej një marrëveshje e arritur më 28 mars duke akuzuar socialistët ndërsa kërkesa e tyre për dorëheqjen e Presidentit Berisha nuk merrej në konsideratë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 3 prill 2026
Titujt e gazetave për sot, nga ja çfarë e provokoi sherrin mes PS dhe PD në Kuvend te Noka godet me shishe uji Ballën e deri tek Edi dhe "ferri socialist".
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Frontline'- Armatoset Shqipëria, Lufta e 3 Botërore nis nga ne? Plani i Iranit për të sulmuar një vend të NATOS
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka paralajmëruar se grupe të lidhura me Iranin mund të kenë në shenjestër opozitën iraniane në Shqipëri apo edhe subjekte të lidhura me SHBA. Deputeti i Kuvendi të Shqipërisë, Agron Malaj, shprehet i bindur se njoftimi i Ambasadës Amerikane është protokollar, por ende deri tani nuk ka informacione konkrete për një sulm të mundshëm terrorist të orkestruar nga Irani.
-
VIDEO
Bota Report| Ndizen tensionet SHBA-Francë! Deklarata e fortë e eksperti: Kampi i Manzës goditet nga Irani?!
Gjoni tha gjithashtu se çdo ambasadë që nxjerr njoftime të tilla si ai që dje nxori Ambasada e SHBA-së në Tiranë, duhet të mbajë përgjegjësi përsa i përket riskut dhe panikut që mund të përhapet.
-
VIDEO
'Irani nuk na sulmon, amerikanët janë këtu!' Eksperti Basha zbardh skenarët