• VIDEO

    Pse dalin NJOLLAT KAFE në fytyrë? / E vërteta që askush s'ta thotë: Sinjal i rrezikshëm nga...

    Në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, do të ndalemi në një temë që shqetëson shumë njerëz, veçanërisht gratë: njollat e errëta në lëkurë dhe kuptimi i tyre përtej sipërfaqes. Shpeshherë, kur përballemi me hiperpigmentimin, zgjidhja e parë që kërkojmë është një krem apo trajtim estetik. Por a është kjo e mjaftueshme, apo këto njolla janë në fakt një “pasqyrë” e proceseve të brendshme të organizmit tonë? Në këtë bisedë, do të eksplorojmë një qasje më të thellë dhe më gjithëpërfshirëse ndaj lëkurës duke e parë atë jo thjesht si një organ estetik, por si një indikator të shëndetit të përgjithshëm. Do të diskutojmë nëse dhe si faktorë si hormonet, stresi, ushqimi, mungesat ushqyese dhe funksioni i organeve si mëlçia mund të ndikojnë drejtpërdrejt në pigmentimin e lëkurës. A janë njollat kafe vetëm rezultat i diellit, apo lidhen me çekuilibrat hormonalë si rezistenca ndaj insulinës apo nivelet e kortizolit? Pse disa njerëz nuk shohin rezultate pavarësisht përdorimit të produkteve kozmetike? Dhe a është e mundur që industria e kozmetikës shpesh trajton simptomën, ndërsa shkaku mbetet i paadresuar? Gjithashtu, do të ndalemi tek roli i ushqimit dhe mikronutrientëve si zinku, vitamina D dhe B12 në shëndetin e lëkurës. Sa ndikojnë këto elemente në formimin e melaninës dhe a mund të jenë mungesat e tyre një faktor kyç në shfaqjen e njollave? Në fund, do të shtrojmë një pyetje thelbësore: a mund të përmirësohet apo edhe të zhduket hiperpigmentimi përmes ndryshimeve në stilin e jetesës dhe ushqimit?

  • VIDEO

    Çorvë e Çamërisë nga zonja Albana

    Çorvë e Çamërisë

    Përbërësit:

    • 500 gr mish viçi tul
    • 1 filxhan kafeje oriz
    • 3 lgj gjalpë të tretur
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 2 të verdha veze
    • 1 kokërr limon
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper i zi 

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim mishin në tenxhere të ziejë. Pasi të ketë marrë valë, heqim shkumën. Shtojmë kripën dhe e lemë të ziejë në zjarr të ngadaltë përreth 1 orë. E nxjerrim nga tenxherja mishin e zier tashmë, e lëmë të ftohet dhe e ndajmë në copa shumë të vogla. Më pas në tenxhere hedhim sërish mishin e copëtuar si dhe orizin e pastruar e larë më parë. I lëmë të ziejnë së bashku edhe për gjysmë ore. E heqim nga zjarri. Në një enë porcelani hedhim të verdhat e vezëve, i rrahim mirë duke shtuar lëngun i një limoni. Hedhim më pas gjalpin e tretur në pak vaj ulliri dhe i përziejmë duke i rrahur fort. Shtojmë një lugë gjelle nga lëngu i supës që ka filluar të ftohet pakëz. Këtë masë e shtojmë në gatim dhe në fund rregullojmë shijen me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Tavë me presh dhe vezë në furrë nga zonja Albana

    Tavë me presh dhe vezë në furrë

    Përbërësit:

    • 4–5 presh
    • 5–6 vezë
    • 150 gr djathë i bardhë ose gjizë
    • 3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 gotë e vogël qumësht ose kos i holluar
    • 2 lugë gjelle miell (opsionale)
    • Kripë, piper i zi
    • Pak kopër ose majdanoz sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Lajmë mirë preshin, e presim në rrathë ose copa mesatare. E kalojmë në tigan me pak vaj ulliri për 8–10 minuta, derisa të zbutet. Hedhim pak kripë dhe piper. Në një enë rrahim vezët, shtojmë qumështin, djathin e thërrmuar, pak piper dhe nëse dëshirojmë 2 lugë miell që tava të lidhet më bukur. Vendosim preshin e zbutur në tavë, sipër hedhim masën me vezë dhe e përhapim mirë në të gjithë sipërfaqen. Sipas dëshirës mund të hedhim edhe pak djathë shtesë. E vendosim tavën në furrë në 180°C për rreth 30–35 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Buding me biskota dhe rrush të thatë nga zonja Albana

    Buding me biskota

    Përbërësit:

    • 100 gr biskota ose bukë e thatë
    • 3-4 filxhanë çaji qumësht
    • 1 filxhan çaji sheqer
    • 3 kokrra vezë
    • 1 filxhan kafeje rrush i thatë

    Përgatitja:

    Biskotat ose buka e thatë priten në copa. Regjen me qumësht të vakët për 10 minuta, duke i vendosur në tenxhere të mbuluar me kapak. Ndërkohë ndahen të verdhat e vezëve nga të bardhat. Të verdhat e vezëve rrihen me sheqer, ndërsa të bardhat rrihen veçmas derisa të bëhen një masë e qëndrueshme. Rrushi i thatë, biskotat ose buka e thatë hidhen te të verdhat. Pastaj shtohet marenga duke e përzier me kujdes që të mos ulet shkuma. E gjithë masa hidhet në tavë të lyer me gjalpë dhe të pudrosur me sheqer ose në forma. Vendoset në furrë në 170-180 për 30-40 minuta. Pasi të jetë pjekur dhe ftohur, hiqet nga forma dhe spërkatet me lëng reçeli.

  • VIDEO

    Bonus pensionistëve apo pagë e 13-të mësuesve? Eksperti zbulon si do shpërndahet fondi 230 mln euro

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 1 prill 1992/ PD fitoi zgjedhjet e 22 marsit me 90 vende në Parlament, ndër 38 deputetët socialist në Kuvend edhe Agolli, Zeqo, Dokle e Majko

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Në shtypin e shkruar të datës 1 prill 1992 në botimet politike RD dhe ZP pasqyroheshin rezultatet e zgjedhjeve të marsit të atij viti që u zhvilluan në dy raunde. RD( Rilindja Demokratike) botimi i Partisë Demokratike i bënte jehonë fitores historike në zgjedhje. RD shkruan : “PD fiton 90 vende në Parlament me zgjedhje direkte nga populli”. Ndërsa në ZP(Zërin e Popullit) botimin e Partisë Socialiste pasqyrohej lista e plotë e 38 deputetëvë që do të përfaqësonin PS-në në Kuvend ku mes tyre ishin emra si Dritëro Agolli, Namik Dokle ,Moikom Zeqo , Luan Hajdaraga dhe të tjera personalitete.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 1 prill 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Spiropali kritikon ashpër Ramën te si po e spastron Berisha "bunkerin" PD e deri tek shqiptarët pa fat Botërori nga televizori.

  • VIDEO

    PJESA 2 Repolitix | Përplasja me Ballukun dhe mesazhet e koduara të Spiropalit/ Kush janë tre besnikët e Ramës?

     

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    PJESA 1 Repolitix| Tërmet në PS: Braçe sfidon Ramën për Tiranën! Shpërthen lufta e klaneve/ Nis beteja për pasardhësin

     

    Juristi Kthupi tha se Braçe përmes shpalljes së ambicies së tij për kryebashkiak të Tiranës, në njëfarë mënyre po i bën presion kryeministrit për të pranuar kandidaturën e tij. Ndërsa për analistin Arian Galdini, Braçe po kërkon t'i thotë 'stop' asaj që ai e cilësoi si 'ping pong' mes Ramës dhe Spiropalit.

  • VIDEO

    Frontline Interview| Ervis Martinaj, njeriu më i rrezikshëm gjallë? 'Bomba' e babait, çfarë di për fatin e të birit

  • VIDEO

    Flamur Noka agjent i Serbisë? Beqiri për Report TV: U bë spiun në Prizren, 'ha' në një tas me Saliun

    Avokati Idajet Beqiri ka akuzuar sot Flamur Nokën se është agjent i Serbisë dhe se është i përfshirë në disa vepra penale.

  • VIDEO

    Zgjedhjet për kreun e ri të PD/ Dashamir Shehi: Në atë parti nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët! Duhet trajektore e re politike

    Sipas Shehit, Berisha ka si qëllim vetëm mposhtjen e kundërshtarëve brenda opozitës, por jo rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv