• VIDEO

    'Zoti nuk ekziston!' Trondit Astrofizikanti: Nuk ka prova! Alienët na shohin si 'injorantë'

  • VIDEO

    Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn

    Në kuadër të 2 Prillit, Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, “Pa Gjurmë” sjell një emision të dedikuar ndërgjegjësimit dhe humanitetit. Në studio, terapistja Vitjona Begeja ndan eksperiencën e saj me fëmijët në spektrin e autizmit dhe prezanton nismën sensibilizuese “Bli një trëndafil, dhuro një terapi”, një thirrje për të kontribuar konkretisht në jetën e këtyre fëmijëve. Psikologia Lekli thekson se autizmi prek më shpesh djemtë sesa vajzat, ndërsa në një lidhje direkte nga qendra e fëmijëve autikë, gazetarja Klaudja Habili sjell realitetin e përditshëm dhe sfidat që përballen familjet. Një emision që vjen si një apel për më shumë ndërgjegjësim, mbështetje dhe dashuri, sepse çdo jetë ka vlerë.

  • VIDEO

    Nallbani: Dhëndri zëhollë i Berishës spiun i komunizmit, ja pse njihet si disident i djathit! Duleviç: E turpshme ajo që ndodh në Kuvend

    Për Malltezin, Nallbani tha se njihet ndryshe edhe si ‘disident i djathit’, pasi sipas tij dhëndri i Berishës kishte deklaruar në vitet 90-të se kishte ngritur zërin në një dyqan për mungesë të djathit.

  • VIDEO

    Karaj ‘parashikon’ fatin e errët të PD: Me Vokshin e Nokën s’ka dritë në fund të tunelit! Berishën e heq vetëm Perëndia ose mendja e tij!

    E ardhmja e Partisë Demokratike duket e errët për avokatin Leonard Karaj. Gjatë bisedës në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, ai thekson se nëse nuk ndryshojnë emrat në parti, s’ka dritë në fund të tunelit. Karaj ka bindjen se Berisha nuk do të largohet në asnjë formë sepse mund ta heqë vetëm Perëndia ose mendja e tij, por duhet të largohen me doemos figura si Vokshi e Noka.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Prill 2026 – Receta / Horoskopi për muajin Prill

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pite tradicionale me spinaq dhe miell misri / Petulla me gjizë dhe kos / Ëmbëlsirë me qumësht dhe fiq të thatë.

    Muaji Prill vjen me një valë të fuqishme energjish që premtojnë ndryshime të mëdha dhe kthesa të rëndësishme në jetën tonë. Sipas astrologes Denisa Shyle, e ftuar në “Rreze Dielli”, ky është një nga muajt më dinamikë të vitit, ku ndikimet planetare sjellin mundësi të reja, por edhe sfida që kërkojnë vendime të guximshme. Energjitë e Prillit favorizojnë veçanërisht transformimin personal, rritjen shpirtërore dhe hapjen ndaj eksperiencave të reja. Në këtë periudhë, disa shenja të horoskopit do të ndihen më të bekuara në aspektin e dashurisë, duke përjetuar lidhje më të thella dhe emocione të forta, ndërsa të tjera do të kenë mundësi të shkëlqyera në financë dhe karrierë. Prilli duket të jetë një muaj ku fati dhe përpjekja ndërthuren në mënyrë perfekte, duke krijuar terrenin ideal për sukses dhe përmbushje. Po cilat janë shenjat që do të përfitojnë më shumë nga këto energji? Dhe si mund të shfrytëzohen më mirë ndikimet astrologjike të këtij muaji? Parashikimi i plotë nga Denisa Shyle sjell përgjigjet që ju duhen për të orientuar hapat tuaj në këtë periudhë plot surpriza.

  • VIDEO

    Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Auron Tare analizon: Deklarata dëmton turizmin në Shqipëri

     

    Auron Tare, studiues dhe i ftuar në 'Sot Live në Shqipëri', komentoi zhvillimet e fundit lidhur me situatën e luftës dhe ndikimin e saj. Ai u ndal te paralajmërimet për sigurinë, efektet në turizëm dhe pasojat që mund të sjellin tensionet në rritje, duke theksuar se vendi duhet të reagojë me kujdes për të shmangur goditje në ekonomi dhe imazhin e Shqipërisë.

  • VIDEO

    ‘Berishën nga PD e largon vetëm Perëndia!’ Zgjedhjet në PD përplasin Muçollarin me avokatin

     

    Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • VIDEO

    Ndodh për herë të parë në Shqipëri | Më 17 prill Hëna e re pozicionet mbi ne, ndikime të frikshme

    Sipas astrologes Denisa Shyle, e ftuar në “Rreze Dielli”, ky është një nga muajt më dinamikë të vitit, ku ndikimet planetare sjellin mundësi të reja, por edhe sfida që kërkojnë vendime të guximshme. “Një muaj i ngjeshur, kemi një ngjarje të rëndësishme astrologjike: Urani kalon tek Binjakët dhe kjo ndodh pas shtatë vitesh. Do kemi një Hënë të Re tek shenja e Dashit dhe do ndikojë sidomos për ne në Shqipëri sepse ndodh për herë të parë mbi Hënën tonë. Tani mbyllet një cikël dhe fillon një cikël i ri. Do të kemi vazhdimin e ndryshimeve të shpeshta të motit, do ketë reshje të shumta, por do ketë shpërthime, do ketë edhe probleme me lëvizjet e tokës, mund të ketë tërmete. Personat që kanë probleme me themelet e shtëpive të tyre duhet të marrin masa. Pas datës 26 fillon të zbutet disi, por 24, 25, 26 prill janë data të vështira. Urani vendoset në Dem dhe do ketë kriza e destabilizime, si dhe nga ana ekonomike do kemi pasiguri.” thekson astrologia Shyle.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' | Përjashtimet në PD, qytetarët: Berisha më komunist se...

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    PRILLI sjell KTHESA të mëdha! Horoskopi do ju HABISË!

    Muaji Prill vjen me një valë të fuqishme energjish që premtojnë ndryshime të mëdha dhe kthesa të rëndësishme në jetën tonë. Sipas astrologes Denisa Shyle, e ftuar në “Rreze Dielli”, ky është një nga muajt më dinamikë të vitit, ku ndikimet planetare sjellin mundësi të reja, por edhe sfida që kërkojnë vendime të guximshme. Energjitë e Prillit favorizojnë veçanërisht transformimin personal, rritjen shpirtërore dhe hapjen ndaj eksperiencave të reja. Në këtë periudhë, disa shenja të horoskopit do të ndihen më të bekuara në aspektin e dashurisë, duke përjetuar lidhje më të thella dhe emocione të forta, ndërsa të tjera do të kenë mundësi të shkëlqyera në financë dhe karrierë. Prilli duket të jetë një muaj ku fati dhe përpjekja ndërthuren në mënyrë perfekte, duke krijuar terrenin ideal për sukses dhe përmbushje. Po cilat janë shenjat që do të përfitojnë më shumë nga këto energji? Dhe si mund të shfrytëzohen më mirë ndikimet astrologjike të këtij muaji? Parashikimi i plotë nga Denisa Shyle sjell përgjigjet që ju duhen për të orientuar hapat tuaj në këtë periudhë plot surpriza.

  • VIDEO

    Pite tradicionale me spinaq dhe miell misri nga zonja Albana

    Pite tradicionale me spinaq dhe miell misri

    Përbërësit:

    • 200 gr spinaq
    • 150 gr çikore
    • 700 gr kos
    • 1 lgj kripë
    • 1 lgj fryrës
    • 100 ml vaj
    • 3 vezë
    • 300 gr djathë i butë
    • 2 gota miell misri
    • 1 tufë koper
    • Bishta qepësh
    • Fara të ndryshme
    • Vezë për lyerjen e sipërfaqes

    Përgatitja:

    Në një tas vendosim jeshillëqet e pastruara. Shtojmë kripë, piper, vezë, kos, vaj. I pëziejmë të gjitha së bashku dhe më pas shtojmë gradualisht miellin e misrit. Djathin e bardhë e shtypim më një pirun dhe e shtojmë së bashku me bimë aromatike sipas preferencës. Lyejmë një tavë me pak vaj, shtrojmë masën, e nivelojmë mirë dhe më pas e lyejmë me një vezë të trazuar me pak vaj. E spërkasim me fara të ndryshme dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

  • VIDEO

    Hoshaf me qumësht dhe fiq të thatë nga zonja Albana

    Hoshaf me qumësht dhe fiq të thatë

    Përbërësit:

    • 450 ml qumësht
    • 90 gr fiq të thatë
    • 90 gr sheqer
    • Kanellë pluhur

    Përgatitja:

    Vendosim qumështin në një enë dhe sapo të ngrohet shtojmë fiqtë e thatë të grirë shumë hollë dhe sheqerin. E largojmë nga zjarri dhe e trazojmë derisa sheqeri të tretet dhe me duar shtypim mire fiqftë e thatë. E kullojmë më pas masën duke i shtypur mirë fiqtë e thatë. Në tasa të vegjël vendosim pak nga fiqtë e thatë që shtypëm dhe më pas hedhim kremin e qumështit. Spërkasim ëmbëlsirat me kanellë dhe i vendosim tasat në një tepsi të thellë me ujë të piqen në banjomari për rreth 1 orë në 120 gradë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv