-
VIDEO
Raporti i PS për Ballukun, Alimehmeti: I pritshëm vendimi i Ramës, është nën presion! Rexhaj: S’ka bazë për heqjen e imunitetit, dyshoj te standardi i hetimeve
Alimehmeti e sheh raportin e PS për Ballukun si vendim të pritshëm prej Ramës. Sipas tij, kryeministri ndodhet nën frikë e presion. Albatros Rexhaj mendon se s’ka baza për të hequr imunitetin e Ballukut, teksa ka dyshime te kërkesa dhe hetimet e SPAK.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' 11 Mars| 'SPAK duhet të punojë drejt!' Qytetarët: Po ambasadorët ça bëjnë?
-
VIDEO
Jo poleni, ja SHKAKU i vërtetë i ALERGJISË / Si të zhdukni tështimat, kruarjet dhe hundën e bllokuar
Pranvera dhe vjeshta janë stinët kur natyra zgjohet dhe ndryshon ritmin e saj… por për shumë njerëz janë edhe stinët e teshtimave pa fund, syve të skuqur dhe hundës së bllokuar. Alergjitë sezonale duket se po shtohen çdo vit dhe gjithnjë e më shumë njerëz ankohen për simptoma që dikur nuk i kishin. Por pse ndodh kjo? A është vetëm poleni shkaku kryesor, apo sistemi ynë imunitar është bërë më i ndjeshëm për shkak të stilit të jetesës, ushqimit dhe mjedisit ku jetojmë? Studimet e fundit flasin gjithnjë e më shumë për një lidhje të fortë mes alergjive dhe shëndetit të zorrëve, ndërsa ekspertët theksojnë se ushqimi mund të luajë një rol të rëndësishëm si në përkeqësimin, ashtu edhe në qetësimin e simptomave.
Për alergjitë e stinës flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, për të kuptuar më shumë pse në pranverë dhe vjeshtë shtohen kaq shumë alergjitë. Sa ndikim ka ushqimi në reagimet alergjike? A ka ushqime që e përkeqësojnë alergjinë sezonale dhe të tjera që mund të ndihmojnë në qetësimin e simptomave? Cilat janë 5 ushqimet më të fuqishme që mund ta ndihmojnë trupin të përballojë më mirë alergjitë e stinës, dhe a ka vitamina apo minerale që janë veçanërisht të rëndësishme?
-
VIDEO
Tavë me brokoli dhe lulelakër në furrë nga zonja Albana
Tavë me brokoli dhe lulelakër në furrë
Përbërësit:
- 400 gr lulelakër
- 1 brokoli
- 1 lgj kripë
- 2 lgj qumësht
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 thelpi hudhër
- 2 speca me ngjyra të ndryshme
- 1 degë domate qershi
- 150 gr djathë
- 1 tufë majdanoz dhe kopër
- 4-5 lugë gjelle vaj
- 4 kokrra vezë
- 1 filxhan miell
- 2.5 filxhanë qumësht
- 1 lugë çaji kripë
Për salcën:
- 2 lugë kos ose salcë kosi
- 2 lugë majonezë
- 1 thelpi hudhër
- Pak kopër
Përgatitja:
Ndajmë brokolin dhe lulelakrën në copa. Ziejmë ujë me 1 lugë gjelle kripë dhe 2 lugë qumësht. Vendosim brokolin, e ziejmë për 2 minuta, më pas shtojmë lulelakrën dhe e lëmë 4 minuta. Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën, shtojmë karrotën, hudhrën, specat dhe domatet qershi. I lëmë pak minuta të gatuhen dhe ndërkohë rrahim vezët me kripë, vaj, miell dhe qumësht. Shtojmë majdanoz dhe kopër. Në një tavë vendosim brokolin dhe lulelakrën, shtojmë perimet e skuqura, hedhim sipër masën me vezë dhe miell. E nivelojmë sipërfaqen dhe e spërkatim më djathin e grirë. E vendosim tavën në furrë në 180°C për 40 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën shoqëruese me pak kos, majonezë, hudhër dhe koper.
-
VIDEO
'Rama e kaloj vijën e kuqe!' Deputeti Redi Muçi zbulon: Vota ime për heqjen e imunitetit të Ballukut...
-
VIDEO
Qofte me patate dhe djathë nga zonja Albana
Qofte me patate dhe djathë
Përbërësit:
- 4 patate
- 2 gjethe dafine
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 75 gr djathë i grirë
- 2 vezë
- 4 lgj miell
- Galetë (bukë e thatë e grirë)
- Vaj ulliri
- Kripë, paprika
- Kokrra piperi
- Hudhër e thatë
- Majdanoz dhe kopër
Përgatitja:
Ziejmë patatet në ujë me gjethe dafine dhe kokrra piperi derisa të zbuten mirë. Në një tigan, kaurdisim qepën dhe karrotën e grirë me pak vaj ulliri. Shtojmë majdanozin dhe koprën. Grijmë patatet e ziera dhe djathin. I përziejmë me perimet e kaurdisura, kripën, paprikan, hudhrën e thatë dhe miellin. Formojmë kroketa ose qofte të vogla, të cilat i kalojmë në vezët e rrahura, pastaj në galetë. I skuqim me pak vaj ulliri ose i vendosim në furrë derisa të marrin ngjyrë të artë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 11 mars 2026
Titujt e gazetave për sot, nga Arben Malaj paralajmëron fund të hidhur për Ramën te Gjykata e Lartë drejt rishikimit të paraburgimit e deri tek nën barkun e partisë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Repolitix | 'SPAK në oborrin e Ramës', SHPËRTHEN debati! ALARMI: Opozita do djegë Tiranën
Me një vendim të kryetarit Sokol Sadushi, Gjykata e Lartë ka nisur procedurën për ndryshimin e praktikës së njësuar të deritanishme për masat e sigurisë, i zbatuar që prej një dekade e gjysmë në Shqipëri, që prej vendimit unifikues nr. 7 të datës 14 tetor 2011. Pikërisht rregullat procedurale të vendosura në këtë vendim synohet të ndryshohen pas kësaj nisme, e cila ka si qëllim kufizimin e dhënies pa kriter të masës së sigurisë ‘arrest me burg’.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 11 mars 1992/ Nga Arbnori, Ndrenika, Gazidede e Hajdari kandidatë të PD te Sali Berisha mbyll Universitetet
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Më 22 mars të vitit 1992 zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare që do të ishin të parat që fitoi Partia Demokratike në Shqipëri. Në shtypin e shkruar të asaj periudhë kryesisht botime të partive politike fokusi ishte pikërisht aty. Më 11 mars të vitit 1992 pra 11 ditë përpara zgjedhjeve gazeta Rilindja Demokratike(RD) publikonte në faqen e parë emrat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në opozitë. Nëse i hedh një sy listës së kandidatëve të bien në sy personazhe të profilit të Robert Ndrenikës , Pjetër Arbnorit, Teodor Kekos por edhe emra si ai i Bashkim Gazidedes e Azem Hajdarit edhe vetë Sali Berisha që ishte kryetar i PD-së. Në krahun tjetër në gazetën Zëri i Popullit(ZP) që ishte botim i Partisë Socialiste në pushtet kishte denoncime për “terror elektoral” apo edhe lajmi kryesor “ Sali Berisha mbyll Universitetet”
-
VIDEO
Alarmi për paraburgimet/ Kthupi: Nëse nuk ke rrezikshmëri të lartë, nuk mund të shkosh direkt në qeli! Galdini: Shqiptarët kanë vite që vuajnë represivitetin e Qeverisë
Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Vendimi i Gjykatës së Lartë për të riparë praktikën e ‘arrestit me burg’, Ndreca: Veliaj s’do ishte në paraburgim nëse kjo procedurë do zbatohej më herët
Ndreca tha se nëse kjo praktikë për të cilën Gjykata e Lartë ka nisur procedurat do të aplikohej edhe më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sipas tij nuk do të ishte në paraburgim.
-
VIDEO
“Bela nuk ka ikur”/ Habit Arlind Qori! Kundër dhunës së Saliut: Tregon që është i dobët
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.