Lulelakër furre me gjalpë nga zonja Albana me një shije fantastike

26 Mars, 11:30 | Përditesimi: 26 Mars, 11:30

Lulelakër me gjalpë

Përbërësit:

  • 1 lulelakër 500 gr
  • 2 gota ujë
  • 2 lugë kafeje gjalpë
  • Kripë sipas shijes
  • Bimë aromatike
  • Djathë sipas dëshirës

Përgatitja:

Pastrohen boçezat e lulelakrës nga gjethet dhe ndahen në copa të vogla. Zihen me pak ujë të kripur derisa të zbuten (rreth 10–15 minuta). Kullohen dhe vendosen në një tigan. Shtohet gjalpi dhe përzihen mbi zjarr të ulët derisa të shkrijë dhe të mbulojë mirë lulelakrën (ose futen në furrë për 3–5 min. Mund të shtoni pak piper të zi ose majdanoz të freskët për aromë. Për version më të pasur, spërkatet me pak djathë të bardhë ose kaçkavall të grirë dhe futet 2–3 minuta në furrë.

MC/Shqiptarja.com