-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' 10 Mars| 'Rrita e çmimit të naftës!' Qytetarët të shqetësuar: Duhen masa
-
VIDEO
Tavë Beratase me mish viçi dhe oriz nga zonja Albana
Tavë Beratase me mish viçi dhe oriz
Përbërësit:
- 500 gr mish viçi
- 1 filxhan çaji oriz
- 2–3 speca të kuq ose jeshil
- 1 qepë e madhe
- 2 domate të pjekura / 1 gotë salcë domate
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji paprika e ëmbël
- 1 lugë çaji rigon ose trumzë
- 2 gota ujë ose lëng mishi
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere ose tigan të thellë, ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim copat e mishit derisa të marrin pak ngjyrë. Shtojmë qepën e grirë hollë dhe e kaurdisim derisa të zbutet. Më pas shtojmë specat e prerë në rripa, domatet ose salcën e domates, paprikën, kripën, piperin dhe rigonin. I lëmë të ziejnë bashkë për rreth 10 minuta që të lidhen shijet. Ndërkohë lajmë orizin dhe e shtojmë në tavë bashkë me 2 gota ujë ose lëng mishi. Hedhim mishin me salcë mbi orizin dhe e vendosim tavën të piqet në furrë në 180°C për rreth 35–40 minuta, derisa orizi të zbutet dhe tava të marrë sipërfaqe të bukur. Nëse dëshirojmë një tavë më të lëngshme, mund të shtojmë pak më shumë lëng mishi gjatë pjekjes.
-
VIDEO
Speca me gjizë nga zonja Albana
Speca me gjizë
Përbërësit:
- 300 gr speca
- 500 gr domate
- 200 gr gjizë
- 100 gr djathë të bardhë
- 5 thelpinj hudhër
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj
- 1 lgj miell misri
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Fillimisht pjekim specat në furrë ose i skuqim në tigan. Më pas shtojmë tek specat gjizën që e hollojmë me pak qumësht ose ujë. Rregullojmë shijen me erëza, shtojmë domatet dhe thelpinjtë e hudhrës. E lëmë derisa të përthithen lëngjet e gjizës dhe më pas shtojmë pak miell misri, thërrime djathi dhe copëza gjalpi. E vendosim fërgesën sipas dëshirës pak minuta në furrë ose e përfundojmë gatimin në tigan.
-
VIDEO
'Kemal Pasha' ëmbëlsirë me sherbet nga zonja Albana
Embëlsirë me sherbet
Përbërësit:
- 1 vezë
- 1 gotë çaji kos
- 1 gotë çaji vaj
- 2 lgj miell misri
- 3 lgj niseshte
- 200 gr miell gruri
- 10 gr fryrës ëmbëlsirash
Për sherbetin:
- 800 gr sheqer
- 800 ml ujë
- Vanilje
Përgatitja:
Rrahim vezën me kosin, shtojmë vajin. I rrahim mirë dhe shtojmë më pas miellin e misrit dhe përbërësit e tjerë. Krijojmë disa toptha të vegjël, i vendosim në tavë me letër pjekje dhe i pjekin në 200 gradë për 30 minuta. Përgatisim sherbetin me ujë, sheqer dhe pak vanilje ose lëng limoni. E lëmë të ftohet dhe e hedhim sherbetin e ftohtë mbi ëmbëlsirat e ngrohta.
-
VIDEO
'Jo çudi çmimi i naftës mbi 300 lekë!' Eksperti Hasani: Nëse lufta vijon, do rritet edhe "shporta"
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 10 mars 1993/ PS kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja, RD cilëson Nanon si kryekomunist konservator (VIDEO)
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Kur ishte bërë gati një vit që qeveria e drejtuar nga Aleksandër Meksi ishte në detyrë pasi PD fitoi zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 pakënaqësia ndaj saj ishte rritur ndjeshëm. Partia Socialiste në opozitë kërkon dorëheqjen e qeverisë Meksi dhe zgjedhje të reja ndërsa PD në pushtet nuk pranonte as dorëheqjen e qeverisë as zgjedhje të reja dhe as referendum popullor. Në shtypin e ditës gazeta e pavarur Koha Jonë për këtë situatë ndër të tjera ngrinte pyetjen : Kush do fitojë vallë ? A do ketë zgjedhje të reja? Ndërsa RD (Rilindja Demokratike) botim i PD-së sulmonte ashpër liderin socialist duke shkruar në faqe të parë : “Përse kryekomunisti konservator Nano kërkon dorëheqjen e qeverisë”
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 10 mars 2026
Titujt e gazetave për sot, nga PS kundër arrestimit të Ballukut te politika mbron veten e deri tek garancia shtetërore për rilindasit.
-
VIDEO
Pjesa 2 '5 Pyetjet nga Babaramo' l Deklarata bombë: Osmani dhe Thaçi u eliminuan politikisht nga Kurti! Zbulohet skenari i zgjedhjeve
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish-Presidenti Hashim Thaçi u eliminuan politikisht nga kryeministri Albin Kurti.Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report TV, ku komentoi vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi përkohësisht dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, pasi legjislativi nuk arriti të zgjidhte Presidentin e ri të Kosovës.
-
VIDEO
Spahiu: Vjosa Osmani dhe Hashim Thaçi u eleminuan nga Kurti sepse ishin pro amerikanë.
Një emision ku prej 22 vjetësh përmes intervistave me personazhe të ndryshme analizohet aktualiteti në Shqipëri dhe rajon.Çdo të hënë në orën 20:55 në Report TV me moderatorin Ilir Babaramo.
-
VIDEO
Spahiu: Ballukun e duan të arrestuar. Berishën të pandehur e nxjerrin kandidat per Kryeministër.
Një emision ku prej 22 vjetësh përmes intervistave me personazhe të ndryshme analizohet aktualiteti në Shqipëri dhe rajon.Çdo të hënë në orën 20:55 në Report TV me moderatorin Ilir Babaramo.
-
VIDEO
PJESA 1 '5 Pyetjet nga Babaramo' | Rama në mbrojtje të Ballukut! Akuza për korrupsion, përplasje në studio - “Mos pengoni drejtësinë!”
Për Sara Milën, qëndrimi i PS kundër arrestimit të Ballukut nuk e cënon punën e SPAK. Sipas saj nuk ka fakte që të vërtetojnë pretendimet e Prokurorisë së Posaçme që Balluku ka kërcënuar dëshmitarët dhe ka tentuar prishjen e provave. Ndërsa Gaba dhe Peçi kanë tjetër qëndrim. Ata shprehen se kryeministri Rama duke PS janë bërë 'gardh' në mbrojtje të Ballukut dhe aferave të qeverisë.
-
VIDEO
“Gjaku i ndal banorët e Rrjollit”/ Sazan Guri zbulon skandalin e madh: Firmosnin të vdekurit…
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.