-
VIDEO
Beteja Rama-SPAK/ Pedagogu thirrje SPAK-ut: Mos u trembni! Avokati flet për vjedhje marramendëse
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' |‘Gruaja e paralizuar, pa shtëpi dhe ilaçe’/Prek burri:Ka plot netë që flemë edhe pa bukë
Historia e dhimbshme e familjes Kullalli nga Librazhdi, një çift që përballet çdo ditë me sëmundjen dhe varfërinë. 57-vjeçari Ramazan Kullalli rrëfen jetën mes vështirësive, teksa bashkëshortja e tij është e paralizuar dhe familja jeton pa të ardhura. Shtëpia e tyre u shkatërrua nga tërmeti dhe, sipas tij, nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, ndërsa bonusin e qirasë ua kanë ndërprerë.Mes lotësh, Ramazani tregon se shpesh nuk kanë mundësi të blejnë as ilaçet e nevojshme, ndërsa djali i vetëm nuk po arrin të gjejë punë për të ndihmuar familjen. I zhytur në borxhe dhe pa mbështetje, ai bën apel për ndihmë dhe solidaritet.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Bota Report'| Shqipëria do të sulmohet nga Irani? Shokon eksperti: Nuk mund ta shmangim dot goditjen
'Bota Report' është emisioni më i ri informativ që vjen çdo të hënë dhe të enjte, nga ora 15:30 deri në 16:00. Nën moderimin e gazetarit Denis Minga 'Bota Report' synon të sjellë tek publiku lajmin më të rëndësishëm të ditës. Gjithashtu një ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare do të jetë i pranishëm çdo emision për të analizuar temat dhe sfidat globale. A rrezikon bota një luftë të tretë botërore? Cili do të jetë fati i luftës Rusi-Ukrainë dhe pasojat për Europën? Cfarë do të ndodhë me konfliktin në Lindjen e Mesme?
-
VIDEO
Emisioni i plotë, 'Shtypi i Ditës' | 'Balluku do arrestohet për tradhëti!' Qytetari: Bashkëpunim me...
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
PS nuk jep aprovim për arrestimin e Ballukut! Përplasen Meçe-Duraj: S'ka prova, je dhe jurist...
-
VIDEO
Shapkat me kunguj të njomë nga zonja Albana
Shapkat me kunguj të njomë
Përbërësit:
- 4 kunguj mesatarë
- 3 vezë
- 1 filxhan kos
- 1 filxhan miell misri
- 2 lgj miell gruri
- 250 gr djathë i bardhë
- 1 thelpi hudhër i grirë (opsionale)
- Kripë, piper i zi
- Pak kopër ose majdanoz i freskët
- Pak miell misri për sipër
Përgatitja:
Grini kungujt në rende dhe shtrydhini pak me dorë që të hiqet uji i tepërt. Në një tas të madh rrihni vezët me kosin. Shtoni kungujt e grirë, hudhrën, kripën, piperin dhe erëzat. Hidhni miellin e misrit dhe miellin e grurit derisa të krijohet një masë jo shumë e trashë, por që mban formë. Hidheni masën në një tavë të lyer me vaj ulliri, nivelojeni mirë, spërkateni me pak miell misri dhe vendoseni në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.
-
VIDEO
Sallatë me panxhar dhe arra nga zonja Albana
Sallatë me panxhar dhe arra
Përbërësit:
- 600 gr panxhar i zier
- 1 limon
- 3 lugë gjelle majonezë
- 100 gr arra të grira
- Thelpinj hudhre
- Kripë, piper i zi
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Panxharin e zier priteni në kubikë të vegjël ose grijeni trashë në rende. Vendoseni në një tas të madh dhe shtoni hudhrat e shtypura. Shtoni arrat e grira dhe përziejini mirë. Hidhni majonezën dhe lëngun e limonit. Rregulloni shijen me kripë, piper dhe pak vaj ulliri. Përziejini të gjitha derisa përbërësit të lidhen mirë me njëri-tjetrin. Lëreni sallatën në frigorifer për rreth 20–30 minuta para servirjes që shijet të përzihen më mirë.
-
VIDEO
Mish frikase me perime nga zonja Albana
Qengj frikase me perime
Përbërësit:
- 500 gr mish qengji
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2–3 qepë të vogla (ose qepë të njoma)
- 2–3 karrota
- 1 kërcell selino
- 2–3 patate të vogla
- 2 lugë gjelle miell
- 2 limona
- 1 tufë kopër
- Pak qumësht
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Mishin e qengjit priteni në thela dhe kaurdiseni lehtë me pak gjalpë. Shtoni ujë të nxehtë derisa të mbulohet mishi. Hidhni kripë dhe piper kokërr dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë. Në gjysmën e zierjes shtoni: qepët e vogla, karrotat në kubikë, selinon dhe patatet. Shtoni edhe pak kopër dhe lëreni të ziejë derisa mishi dhe perimet të zbuten. Në një tenxhere tjetër shkrini pak gjalpë, kaurdisni miellin lehtë (pa e skuqur). Hiqeni nga zjarri dhe pasi të ftohet pak, shtoni qumështin e vakët duke e përzier vazhdimisht. Vendoseni sërish në zjarr dhe shtoni pak nga lëngu i mishit. Përziejeni derisa salca të trashet dhe lëreni të ziejë 2–3 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni të verdhën e vezës dhe lëng limoni. Shtoni salcën në tenxheren me mish dhe perime, lëreni disa minuta që të lidhet mirë. Në fund spërkateni me kopër të freskët dhe pak piper të zi.
-
VIDEO
'Deputetët defiçentë kulturor!' Sociologu Tushi SKANON fyerjet dhe gjuhën seksiste në Kuvend
Sociologu Gëzim Tushi komenton tensionet dhe përplasjet në Kuvend. Ai thekson se gjuha dhe sjellja e deputetëve ndikojnë edhe në kulturën dhe jetën sociale të shoqërisë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 9 mars 2026
Titujt e gazetave për sot, nga Balluku ,drejtësia dhe vula e PS te ish-ministri Bushati thotë se shteti është bërë njësh me partinë e deri tek paralajmërimi i SPAK.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 9 mars 1997/ Viti i mbrapshtë, Vranicki takon Berishën dhe urdhëron: T'i jepet fund dhunës në jug (VIDEO)
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Viti 1997-të mbahet mend sot e kësaj dite nga të gjithë shqiptarët si viti i mbrapshtë kryesisht për atë që ndodhi në vend gjatë muajit mars. Rënia e firmave piramidale solli në vend e kryesisht në jug një situatë më shumë se kaotike , revoltë ndaj qeverisë e Presidentit të kohës Berisha dhe gati një “luftë civile”. Në ditët e para të muajit mars pas rënies së firmave piramidale Presidenti i kohës Berisha shkarkoi qeverinë Meksi, u rizgjodh vet për një tjetër mandat mes kontestimeve të mëdha dhe në jug nisën revolta dhe pati jetë të humbura. Redaksia e gazetës Koha Jonë u dogj dhe kreu i SHIK-ut të asaj kohe Bashkim Gazidede censuroi shtypin. Për këtë arsye më 9 mars të vitit 1997-të në botim ishte vetëm RD(Rilindja Demokratike) botimi i PD-së dhe asnjë gazetë tjetër. Ish-kancelari austriak Franz Vranicki kishte ardhur në Shqipëri në krye të një delegacioni të OSBE për të zgjidhur krizën. RD pasqyronte takimin e tij me Presidentin Berisha dhe ultimatumin e tij që “ T’i jepet fund dhunës në jug”.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Veri-Jug'| Syzezë, fshati që po kthehet në destinacion agroturizmi
Ju ftojmë të bëheni pjesë e një udhëtimi në fshatin Syzezë, pjesë e rrethit të Beratit, me fokus zhvillimin e agroturizmit. Personazh I reportazhit Kastriot Lila që ka ngritur një biznes familjar në tokat dhe bujtinën e ngritur pranë banesës së vjetër 200 vjecare të gjyshit dhe babait të tij. Ullishtat, vreshta me rrush, lajthitë dhe së shpejti ngritja e një kampingu me vila të drunjta për turistët e huaj. Ndiqni reportazhin “Fshati Syzezë drejt agroturizmit”. Të djelën, premierë, ora 13.30, në moderimin e reporterit Agim Pipa.