-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Mars 2026 – Receta / Horoskopi për muajin Mars/ Mendimet negative & Tradhëtia
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë me patate / Salcë argjentinase me majdanoz dhe hudhër / Ëmbëlsirë me mandarinë me krem muhalebi.
Muaji Mars vjen me energji të reja, lëvizje të forta planetare dhe fillimin e një cikli të ri astrologjik, por çfarë parashikon horoskopi për këtë periudhë vendimtare? A do të shënojë hyrja e Diellit në Dash fillimin e një kapitulli të ri më të guximshëm për të gjitha shenjat? Çfarë mesazhi sjell Hëna e plotë në Virgjëreshë dhe cilat fusha të jetës kërkojnë më shumë analizë dhe organizim? Si do të ndikojnë lëvizjet planetare të Marsit në financa, karrierë dhe dashuri për 12 shenjat e zodiakut? Cila shenjë do të jetë më e favorizuara nga energjitë e reja dhe kush duhet të tregojë më shumë kujdes? A është ky momenti ideal për vendime të mëdha dhe fillime të reja? Në "Rreze Dielli me astrologen Denisa Shyle, do të analizojmë sesi do të jetë ky muaj për secilën nga shenjat e zodiakut duke u fokusuar në tre fushat kryesore: financa, karrierë dhe dashuri.
Në "Rreze Dielli" me trajneren e meditimit Amadea Stefa, do të ndalemi te një temë që prek secilin prej nesh: mendimet negative dhe ndikimi i tyre në shëndetin tonë. Në një botë ku ritmi i jetës është gjithnjë e më i shpejtë dhe sfidat e përditshme janë të shumta, shpeshherë përballemi me stres, ankth dhe dialog të brendshëm kritik që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien tonë fizike dhe emocionale. Gjatë kësaj bisede do të eksplorojmë se si mendimet negative formohen, si ndikojnë ato në trupin dhe mendjen tonë, si dhe cilat janë teknikat praktike të meditimit dhe vetëdijes që na ndihmojnë t’i largojmë dhe transformojmë ato në energji më pozitive dhe mbështetëse.
Tema e tradhtisë është një nga çështjet më komplekse dhe emocionale në marrëdhëniet njerëzore. “Pse tradhtojmë? Çfarë ndodh me emocionet tona?” Nuk është vetëm një pyetje mbi veprimet e jashtme, por një hulumtim i thellë mbi motivet, dëshirat dhe konfliktet e brendshme që shpesh mbeten të fshehura. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me trajneren e meditimit Amadea Stefa, do të shqyrtojmë faktorët psikologjikë dhe emocionalë që mund të çojnë në tradhti, si ndihen dhe si përballohen emocionet gjatë dhe pas një tradhtie, dhe çfarë na mëson kjo për marrëdhëniet tona. Përmes kuptimit të këtyre mekanizmave, mund të arrijmë më shumë vetëdije, empati dhe mjete për të menaxhuar emocione të vështira, duke ndihmuar marrëdhëniet të rriten dhe të forcohen.
-
VIDEO
A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në 'kilometrin e fundit', s'do ketë garë s'e bie Rama
Ervin Salianji refuzon t’i përgjigjet pyetjes nëse do të garonte përballë Sali Berishës për drejtimin e PD. I ftuar në Report Tv, Salianji i përgjigjet me ironi pyetjes se çfarë do të bëjë pas prillit, kur Berisha do të fitojë sërish në krye të partisë, duke thënë se nuk do të ketë garë, pasi kryeministri Edi Rama do të bie duke qenë se PD është në kilometrin e fundit për rrëzimin e tij.
-
VIDEO
Salianji për Report Tv: Në PD i kanë alergji fituesit, deputetët që dolën nga listat e hapura i kanë ‘fshehur’
Ervin Salianji thotë se i vetmi interes i lëvizjes që ai ka nisur, është që PD të jetë fituese. Në një intyervistë për Report Tv, Salianji thotë se për shkak të lëvizjes së tij, PD nisi analizën dhe doli në terren.
Salianji shpreh kritika duke thënë se në PD nuk vlerësohet kontributi i demokratëve dhe se i kanë alergji fituesit. Madje me ironi, Salianji shton se 5 deputetët që fituan nga lista e hapur, partia i ka fshehur.
-
VIDEO
‘Janë lodhur nga fitoret’, Salianji ironizon Berishën për protestën: Dolëm xhiro nga Blloku se ishte e shtunë! Marshimi, kamuflim numrash
Ervin Salianji, i rreshtuar tashmë hapur kundër Sali Berishës dhe lidershipit të PD, nuk i fsheh kritikat as për protestën e fundit që degjeneroi në goditjen me molotovë ndaj vilës së Enver Hoxhës, duke rrezikuar jetën e artistëve.
-
VIDEO
Salianji i përgjigjet Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti
Ervin Salianji i është përgjigjur nga studio e Report Tv deklaratave të Sali Berishës, se ai është i vetëpërjahstuar pasi shkeli vijat e kuqe të partisë. Ish-deputeti demokrat thotë se partia nuk është pronë publike dhe nuk e përjashton dot njeri për shkak të mendimit.
-
VIDEO
Ke mendime negative? Provo këto teknika të thjeshta t'i largosh në çast
Në "Rreze Dielli" me trajneren e meditimit Amadea Stefa, do të ndalemi te një temë që prek secilin prej nesh: mendimet negative dhe ndikimi i tyre në shëndetin tonë. Në një botë ku ritmi i jetës është gjithnjë e më i shpejtë dhe sfidat e përditshme janë të shumta, shpeshherë përballemi me stres, ankth dhe dialog të brendshëm kritik që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien tonë fizike dhe emocionale. Gjatë kësaj bisede do të eksplorojmë se si mendimet negative formohen, si ndikojnë ato në trupin dhe mendjen tonë, si dhe cilat janë teknikat praktike të meditimit dhe vetëdijes që na ndihmojnë t’i largojmë dhe transformojmë ato në energji më pozitive dhe mbështetëse.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' |Protesta e PD, qytetari: Grupi nazist, donin të vrisnin!
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Irani sulmon Riadin, shqiptarja për Report Tv: S’ka vend për panik, masat janë marrë menjëherë
Harta e luftës në Lindjen e Mesme është zgjeruar deri në Arabinë Saudite pasi sulmet e Iranit kanë bombarduar ambasadën amerikane në Riad. Sindi Mullai, një shqiptare e cila jeton në Riad, thotë në një lidhje direkte për “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv se nuk ka hapësirë për panik pasi masat janë ndërmarrë menjëherë.
-
VIDEO
Ja pse tradhtojmë? Sekreti i emocioneve të fshehura... / Si të dalloni një tradhti
Tema e tradhtisë është një nga çështjet më komplekse dhe emocionale në marrëdhëniet njerëzore. “Pse tradhtojmë? Çfarë ndodh me emocionet tona?” Nuk është vetëm një pyetje mbi veprimet e jashtme, por një hulumtim i thellë mbi motivet, dëshirat dhe konfliktet e brendshme që shpesh mbeten të fshehura. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me trajneren e meditimit Amadea Stefa, do të shqyrtojmë faktorët psikologjikë dhe emocionalë që mund të çojnë në tradhti, si ndihen dhe si përballohen emocionet gjatë dhe pas një tradhtie, dhe çfarë na mëson kjo për marrëdhëniet tona. Përmes kuptimit të këtyre mekanizmave, mund të arrijmë më shumë vetëdije, empati dhe mjete për të menaxhuar emocione të vështira, duke ndihmuar marrëdhëniet të rriten dhe të forcohen.
-
VIDEO
Marsi SHOKON 12 Shenjat! Ja kujt i ndryshon fati / Astrologia paralajmëron: Pas datës 21…
Muaji Mars vjen me energji të reja, lëvizje të forta planetare dhe fillimin e një cikli të ri astrologjik, por çfarë parashikon horoskopi për këtë periudhë vendimtare? A do të shënojë hyrja e Diellit në Dash fillimin e një kapitulli të ri më të guximshëm për të gjitha shenjat? Çfarë mesazhi sjell Hëna e plotë në Virgjëreshë dhe cilat fusha të jetës kërkojnë më shumë analizë dhe organizim? Si do të ndikojnë lëvizjet planetare të Marsit në financa, karrierë dhe dashuri për 12 shenjat e zodiakut? Cila shenjë do të jetë më e favorizuara nga energjitë e reja dhe kush duhet të tregojë më shumë kujdes? A është ky momenti ideal për vendime të mëdha dhe fillime të reja? Në "Rreze Dielli me astrologen Denisa Shyle, do të analizojmë sesi do të jetë ky muaj për secilën nga shenjat e zodiakut duke u fokusuar në tre fushat kryesore: financa, karrierë dhe dashuri.
-
VIDEO
Bukë me patate dhe miell thekre, një shije speciale nga zonja Albana
Bukë me patate me miell thekre
Përbërësit:
- 600 gr patate
- 100 ml ujë të vakët
- 7 gr maja buke
- 300 gr miell gruri integral
- 150 gr miell thekre
- 30 gr miell hikrre
- 10 gr kripë
- 3 lugë supe vaj ulliri
- Thërrime tërshëre (për sipër)
Përgatitja:
Ziejmë patatet në ujë me kripë. Patatet e ziera i kalojmë në rende. Shtojmë tre llojet e miellit, kripën dhe majanë. E punojmë brumin duke shtuar ujin e vakët dhe vajin e ullirit. Brumin e përgatitur e mbulojmë me letër kuzhine plastike dhe e lëmë të vijë në ambient të ngrohtë derisa të dyfishohet në volum. Pasi brumi të jetë gati, e vendosim në tepsi duke i dhënë formën sipas dëshirës. E lyejmë sipërfaqen pak me ujë, e mbulojmë me thërrime tërshëre dhe e vendosim të piqet në furrë në 180°C për rreth 40 minuta.
-
VIDEO
Salcë argjentinase me majdanoz dhe hudhër nga zonja Albana
Salcë argjentinase me majdanoz dhe hudhër
Përbërësit:
- 1 tufë majdanoz i freskët
- 3–4 thelpinj hudhër të shtypur
- 1 lugë gjelle rigon i thatë
- ½ lugë çaji spec djegës i thatë
- 3 lugë gjelle uthull molle
- 1 lugë çaji lëng limon
- 100 ml vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tas vendosim majdanozin e grirë imët, hudhrën e shtypur, rigonin dhe specin djegës. Shtojmë uthullën dhe e përziejmë mirë që aromat të fillojnë të çlirohen. Hedhim vajin e ullirit gradualisht duke e trazuar vazhdimisht. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E lëmë të pushojë të paktën 20–30 minuta që shijet të lidhen. Salcën e ruajmë në frigorifer dhe e përdorim si garniturë në pjata të ndryshme.