Tavë me mish dhe qepë të njoma
Përbërësit:
- 800 gr mish keci ose qengji
- 2 hudhra të njoma
- 1 kg qepë të njoma
- 1 lugë gjelle salcë koncentrat
- 1 domate
- 1 spec i kuq
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 1/2 filxhan kafeje oriz
- Majdanoz, kopër, nenexhik
- Kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë kaurdisim copat e mishit, kripë dhe piper të zi, shtojmë ujin e nxehtë dhe e lëmë të ziejë për 30-40 minuta. Gjatë kohës që mishi zien pastrojmë qepët dhe i presim në gjatësi 1 cm. Ngrohim vajin në tenxhere, shtojmë qepët dhe hudhrat e prera imët, dhe i kaurdisim derisa të ulin volumin. Më pas shtojmë salcën koncentrat, vazhdojmë me përzierjen duke shtuar majdanozin, koprën, nenexhikun, orizin, kripën, piperin e zi. Shtojmë pak lëng mishi për të zierë orizi dhe qepët dhe pas 10 minutave vendosim qepët dhe mishin në një tavë dheu dhe e vendosim në furrë në 180-190 gradë Celsius për 30 minuta.





















