• VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' | Lumë ankesash për pensionet eksperti sqaron qytetarët për bonusin

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Byrek me patate nga zonja Albana

    Byrek me patate

    Përbërësit për brumin:

    • 2 gota ujë
    • 5 gota miell
    • 1.5 lugë çaji kripë

    Për mbushjen:

    • 1 qepë
    • 3-4 patate mesatare
    • 2 lugë gjelle qumësht
    • Spec i kuq pluhur
    • Hudhër
    • Trumzë
    • Gjalpë / Vaj vegjetal

    Përgatitja:

    Në një tas të madh përzieni miellin me kripën, shtoni ujin gradualisht duke e përzier. Ngjesheni mirë me duar derisa të formohet një brumë i butë dhe elastik. Mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 15 minuta. Ndërkohë mbushni një tenxhere me ujë dhe shtoni 1 lugë gjelle kripë, zieni patatet derisa të zbuten plotësisht. Kullojini dhe shtypini në pure. Shtoni gjalpë, qumështin, qepën e grirë hollë, hudhrën, specin e kuq, trumzën, dhe përziejini mirë. Ndajeni brumin në 2 pjesë, secilën pjesë ndajeni në 4 toptha. Mbulojini me një pecetë që të mos thahen. Në një sipërfaqe të spërkatur me miell, hapni topthin e parë me okllai. Pasi ta hapni pak, lyejeni sipërfaqen me vaj vegjetal. Vendosni mbushjen në qendër, palosni dy anë përballë drejt mesit, pastaj dy anët e tjera. Hidhni disa pika vaj në secilën palosje dhe kaloni lehtë me okllai sipër për ta rrafshuar. Nxehni një tigan të madh dhe lyejeni lehtë me vaj, vendosni byrekun në tigan dhe piqeni në zjarr mesatar. Kthejeni dhe piqeni nga të dyja anët derisa të marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Tavë me patëllxhan, domate dhe djathë nga zonja Albana

    Tavë me patëllxhan, domate dhe djathë

    Përbërësit:

    • 2–3 patëllxhanë
    • Vaj për skuqje
    • 1 qepë mesatare
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 domate e freskët
    • 300 ml salcë domateje (pure)
    • 1 lugë gjelle sheqer
    • 1 lugë çaji paprika
    • 1 lugë çaji erëza miks
    • 1 tufë majdanoz
    • 30 gr djathë parmixhan
    • 3 vezë
    • 2 lugë gjelle pana
    • Pak vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Presim patëllxhanët në feta rreth 1 cm, i kriposim lehtë dhe i lëmë 15–20 minuta të nxjerrin hidhësinë. Më pas i fshijmë me letër kuzhine dhe i skuqim me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim mbi letër kuzhine që të kullojë vaji, ose mund t’i vendosim në tavë në furrë të parangrohur në 180 gradë. Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë në pak vaj ulliri, shtojmë hudhrën, domaten e grirë dhe purenë e domates. Vijojmë me kaurdisjen pak minuta duke shtuar më pas kripë, piper, erëza dhe pak sheqer. E lemë të ziejë 10–15 minuta derisa salca të trashet pak. Në fund shtojmë majdanoz të freskët. Në një tas rrahim vezët me panën dhe djathin e grirë. Në fund të tavës vendosim pak salcë, shtojmë një shtresë patëllxhanësh, përsëri salcë, patëllxhanë, duke bërë disa shtesa. Në fund hedhim përzierjen me vezë sipër dhe e vendosim tavën në furrë të piqet në 180°C për rreth 25–30 minuta.

  • VIDEO

    230 mln euro fond për pensionet/ Si duhet të shpërndahet bonusi i fundvitit? Eksperti Hoxha sqaron

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 4 mars 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga 40 shtëpitë e familjes Berisha te Bordi i Paqes e nis me Luftë e deri tek nafta drejt shtrenjtimit!

  • VIDEO

    4 Mars 1993/ Mos pranoni të shkoni si 'kokë turku'! Shtypi, 33 vite më parë (VIDEO)

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo. 

    Për 4 marsin e 33 viteve më parë Gazeta RD botim i Partisë Demokratike që ishte në pushtet ndër të tjera shkruan: “ Enveristi Nano ruan bustin e Enverit në zemër” dhe "Mos pranoni të shkoni si koka turku". Ndërsa Zëri i Popullit organi i Partisë Socialiste në opozitë hapej me titullin e madh: “ Ja përse kjo qeveri duhet të japë dorëheqjen”.

  • VIDEO

    PJESA 2 'Repolitix' | Dosja ‘Balluku’/ Akuza për kërcënime, përplasje me SPAK-un dhe alarm për krizë qeveritare!

     

    Avokati Përparim Caca është shprehur se deklaratat e prokurorëve të SPAK janë të mjaftueshme si indicie për deputetët që të marrin një vendim për imunitetin e Belinda Ballukut në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

  • VIDEO

    PJESA 1 'Repolitix'| Pse iku Ilir Proda? DEBATI: Shteti nuk e mbrojti! Spahiu: Pse SPAK s’rishikon masën për Berishën?

     

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    'Saliu UJK i vjetër'/ Eksperti zbulon si prodhohet molotovi! SHOKON: Proda iku paketë me Belindën

  • VIDEO

    'Rrugët e korrupsionit po shemben!' Haxhinasto shpërthen ndaj qeverisë: Qoka e tenderë të dyshimtë

  • VIDEO

    ‘Ulaj kërkon të fitojë miliarda mbi tokat e banorëve të Rrjollit’- Qori thirrje Qeverisë: Pezulloni punimet për ndërtimin e resortit deri në sqarimin e çështjes

    ‘Ulaj kërkon të fitojë miliarda mbi tokat e banorëve të Rrjollit’- Qori thirrje Qeverisë: Pezulloni punimet për ndërtimin e resortit deri në sqarimin e çështjes

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| 'Vajza më dhunon, më mori dhe paratë’/E moshuara:Kam frikë kur vjen,kërkon ti jap shtëpinë

     

    Në studion e Pa Gjurmë, një 75-vjeçare nga Tirana rrëfen mes lotësh konfliktin e rëndë me vajzën e saj. Ajo pretendon se dhunohet, kërcënohet dhe se i janë marrë edhe paratë që i kishte ruajtur për t’i bërë varrin djalit të ndjerë. E moshuara tregon se jeta e saj ka qenë e mbushur me humbje: bashkëshortin e humbi herët, ndërsa djalin në një aksident tragjik. Sot, thotë se ndjehet e vetmuar dhe e braktisur, ndërsa përballet me një konflikt të ashpër familjar për banesën ku jeton.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv