• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 6 mars 2026

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Frontline'| Shkarkimi i Ballukut ndez studion! Ekskluzive: Ja për çfarë u pyet kreu i SPAK në Bruksel

     

    Pyetja më direkte lidhur me Prokurorinë e Posaçme ishte se "cilat janë masat e parashikuara për të garantuar respektimin e pavarësisë së SPAK-ut?"

  • VIDEO

    'Balluku të japë llogari para drejtësisë dhe shqiptarëve!' Avokatët në Report TV: Nuk ka ligj apo mandat që e mbron!

    Avokatët Fran Dashi dhe Altin Kaziaj thanë në Report TV se çdo hajdut që ka vjedhur në këtë vend do të përballet para ligjit herët a vonë 

  • VIDEO

    Bota Report| 'NATO do godasë çdo raketë!' Gjenerali: Shqipëria e ekspozuar nga lufta sepse... Përfshihet Turqia?!

    'Bota Report' është emisioni më i ri informativ që vjen çdo të hënë dhe të enjte, nga ora 15:30 deri në 16:00. Nën moderimin e gazetarit Denis Minga 'Bota Report' synon të sjellë tek publiku lajmin më të rëndësishëm të ditës. Gjithashtu një ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare do të jetë i pranishëm çdo emision për të analizuar temat dhe sfidat globale. A rrezikon bota një luftë të tretë botërore? Cili do të jetë fati i luftës Rusi-Ukrainë dhe pasojat për Europën? Cfarë do të ndodhë me konfliktin në Lindjen e Mesme?

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Fëmijët na i morën, gruaja është shkaktare’/I riu: I linte vetëm në dhomë, ikte për kafe

     

    Në emisionin investigativ “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume, transmetuar çdo ditë në Report TV në orën 16:00, rrëfehet historia e 31-vjeçarit Sabah Grudaj, i cili prej vitesh përballet me një betejë të vështirë për të rimarrë dy fëmijët e tij nga shërbimet sociale në Francë.Sipas dëshmisë së tij, problemet nisën pas emigrimit të familjes në vitin 2021, kur marrëdhënia me ish-bashkëshorten u përkeqësua dhe institucionet ndërhynë duke marrë fëmijët nën kujdesin e shtetit. Babai tregon momentet e vështira që ka përjetuar, përfshirë ndarjen nga fëmijët, jetën në kushte të vështira dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’i takuar dhe për të kërkuar drejtësi.

  • VIDEO

    Goditja finale/ A do të veprojnë shtetet e sulmuara nga Irani? Gazetari: 50 mijë ushtarë po vijnë...

     

    Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë, 'Shtypi i Ditës' | Qytetarët ironizojnë çmimin e naftës: Do ju hipim gomerëve

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Pastiçe fshati me perime nga zonja Albana

    Pastiçe fshati me perime

    Përbërësit:

    • 1 pako makarona
    • 200 gr brokoli
    • 200 gr lulelakër
    • 200 gr karrota
    • 300 gr spinaq
    • 50 gr djathë kaçkavall
    • Vaj ulliri

    Për kremin:

    • 250 gr gjizë pa kripë
    • 400 ml qumësht
    • 50 gr kaçkavall i grirë
    • Kripë, piper i zi, trumzë

    Përgatitja:

    Vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Karrotat i presim në kubikë të vegjël dhe i shtojmë në ujin ku po ziejnë makaronat. Shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në boçe, si edhe spinaqin. I lëmë të ziejnë për disa minuta. Kullojmë makaronat bashkë me perimet. I shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Në një tas përziejmë gjizën me qumështin. Shtojmë djathin e grirë, kripën, piperin e zi dhe trumzën. Këtë krem e hedhim mbi makaronat me perime. Sipër e spërkasim kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 25 minuta.

  • VIDEO

    Revani me miell misri nga zonja Albana

    Revani me miell misri

    Përbërësit:

    • 3 filxhanë miell misri
    • 3 lugë gjelle margarinë ose vaj
    • 2 gota sheqer
    • 1 gotë kos
    • 2 vezë
    • 1 majë luge kafeje sodë buke

    Përgatitja:

    Në një enë rrahim margarinën me sheqerin derisa masa të zbardhet. Shtojmë vezët dhe i rrahim mirë së bashku. Më pas shtojmë kosin. Në fund hedhim miellin e misrit të përzier me sodën e bukës dhe i përziejmë derisa të krijohet një masë e trashë. Masën e vendosim në një tepsi të lyer me vaj ose gjalpë dhe të pudrosur me pak miell misri. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C derisa të marrë një ngjyrë të bukur të artë. Sipas dëshirës këtë revani dhe mund ta sherbetosim.

  • VIDEO

    Sallatë me kastravec dhe kos nga zonja Albana

    Sallatë me kastravec dhe kos

    Përbërësit:

    • 2 kastravecë
    • 1 gotë kos i kulluar
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 lugë vaj ulliri
    • Kopër e freskët
    • Pak kripë

    Përgatitja:

    Presim kastravecin në kubikë të vegjël, shtojmë kosin, hudhrën e shtypur, kopër të grirë imët, pak kripë dhe vaj ulliri. E vendosim në frigorifer për pak minuta dhe e shërbejmë të ftohtë.

  • VIDEO

    A e rrezikon Irani Shqipërinë? Eksperti Laçi garanton: Kampi i Manzës jo objektiv i sulmeve por...

     

    Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e gjashtë dhe ende nuk ka shenja të përfundimit të operacioneve amerikano-izraelite. Marlind Laçi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare përmes një lidhje të drejtëperdrejtë në 'Shtypi i Ditës dhe Ju' tha se nëse lufta zgjat më shumë se dy javë, mund të krijojë një konflikt përtej rajonit.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 5 mars 1992/ Thirrjet e Republikanëve dhe Socialistëve për qytetarët, në prag të zgjedhjeve të 22 marsit

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

    Në shtypin e shkruar të datës 5 mars 1992 në gazetat dhe botimet e partive politike bëhej thirrje për qytetarët që të dilnin e të votonin në zgjedhjet që do të zhvilloheshin pak ditë më pas ato të 22 marsit të vitit 1992. Gazeta Republika që ishte një botim i Partisë Republikane shkruante: “ Vëllezër fshatarë votoni për PR se ajo ju çon në mirëqenien tuaj të shpejtë” dhe botonte një deklaratë të kryetarit Sabri Godo. 

    Ndërsa ZP( Zëri i Popullit) organi i Parisë Socialiste të Shqipërisë e cilësonte 22 marsin si dita vendimtare dhe ndër të tjera shkruante “votoni për socialistët sepse kështu votoni për fëmijët tuaj”. Zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 rezultoi që i fitoi Partia Demokratike duke u bërë e para forcë politike opozitare që fitonte zgjedhjet në Shqipërinë post komuniste.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv