-
VIDEO
Pilaf me makarona fidhe nga zonja Albana
Pilaf me makarona fidhe
Përbërësit:
- 2 gota oriz kokërrgjatë
- 4 lugë gjelle makarona fidhe
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 3¼ gota ujë të nxehtë ose lëng pule
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lajmë orizin disa herë derisa uji të dalë i pastër. E lëmë në ujë të vakët me pak kripë për 15–20 minuta, më pas e kullojmë. Në një tenxhere hedhim vajin dhe gjalpin, shtojmë makaronat fidhe dhe i skuqim në zjarr mesatar derisa të marrin ngjyrë kafe të artë. Shtojmë orizin e kulluar dhe e përziejmë për 2–3 minuta. Më pas shtojmë ujin e nxehtë (ose lëngun e pulës) dhe kripën. Kur të vlojë, ulim zjarrin në minimum, vendosim kapakun dhe e gatuajmë për 12–15 minuta derisa të thithet uji. Fikim zjarrin, vendosim një pecetë ose letër kuzhine nën kapak dhe e lëmë 10 minuta të pushojë. Më pas e përziejmë lehtë me pirun dhe e servirim të ngrohtë.
Këshillat e Albanës: Sekreti që orizi del kokërr (jo i ngjitur), mospërzieje gjatë zierjes. Pushimi në fund është shumë i rëndësishëm. Për aromë të këndshme shtojmë disa pika lëng limoni.
-
VIDEO
Fërgesë me presh të njomë me djathë nga zonja Albana
Fërgesë me presh të njomë
Përbërësit:
- Presh të njoma
- 1 tufë majdanoz
- 1 tufë kopër
- 2 lugë gjelle miell misri
- 350 ml ujë ose qumësht
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Pak djathë i bardhë ose djathë i butë i grirë
Përgatitja:
Pastrojmë dhe presim preshin në rrathë të hollë (përdorim pjesën e bardhë dhe pak nga e gjelbra e butë). Në një tigan të gjerë shtojmë vajin e ullirit dhe kaurdisim preshin në zjarr mesatar derisa të zbutet (rreth 5–7 minuta). Shtojmë majdanozin dhe koprën e grirë imët. Në një tas tresim miellin e misrit me pak ujë ose qumësht që të mos bëhen kokrriza, pastaj e hedhim në tigan. Shtojmë pjesën tjetër të lëngut, kripë dhe piper. E lëmë të gatuhet duke e përzier derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze. Në fund shtojmë djathin e thërrmuar sipër dhe e lëmë 2–3 minuta të shkrijë. Sipas dëshirës mund ta vendosim 5 minuta në furrë për kore të lehtë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 24 shkurt 2026
Titujt e gazetave për sot, nga PS bllokon prangat e Ballukut te rëndohen akuzat ndaj zv.kryeministres e deri tek standardi i dyfishtë i PD me prangat që kërcet SPAK në Kuvend.
-
VIDEO
PJESA 2 '5 Pyetjet nga Babaramo' | Lapaj 80 ditë në protestë, përplasje e ashpër me Qorin: Je berishist, ne s’merrmi me hajdutë!
Qori u pyet nga Babaramo pse nuk ka zgjedhur t’i bashkohet protestës së Lapajt, Berishës apo të dyve. Sa për Berishën, ai tha se s’pranon të komprometohet me hajdutët, ndërsa ideja e Lapajt për qeverinë teknike, është “t’u varësh ujqve mëlçitë në qafë”, duke nxitur një reagim të fortë nga Lapaj.
-
VIDEO
'Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!' Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm, t’i falësh Ramës zgjedhjet e parakohshme është krim!
Qori u pyet nga Babaramo pse nuk ka zgjedhur t’i bashkohet protestës së Lapajt, Berishës apo të dyve. Sa për Berishën, ai tha se s’pranon të komprometohet me hajdutët, ndërsa ideja e Lapajt për qeverinë teknike, është “t’u varësh ujqve mëlçitë në qafë”, duke nxitur një reagim të fortë nga Lapaj.
-
VIDEO
‘Mos u fshi pas gishtit, po bashkëpunon me Saliun’- Qori ‘përplaset’ me Lapajn: Ç’thua? Unë iki nga sheshi sa herë proteston Berisha
Qori u pyet nga Babaramo pse nuk ka zgjedhur t’i bashkohet protestës së Lapajt, Berishës apo të dyve. Sa për Berishën, ai tha se s’pranon të komprometohet me hajdutët, ndërsa ideja e Lapajt për qeverinë teknike, është “t’u varësh ujqve mëlçitë në qafë”, duke nxitur një reagim të fortë nga Lapaj.
-
VIDEO
Ana Dajko ‘mollë sherri’, Lapaj sfidon Qorin: Nëse vërteton që ka lidhje me mua, tërhiqem nga politika! Në të kundërt, kërko falje
Deputetja Ana Dajko u kthye në ‘mollë sherri’ midis Adriatik Lapajt e Arlind Qorit. Kryetari i “Lëvizjes Bashkë” tha se Lapaj, i cili ndodhet në lidhje direkte me “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ka bërë familjaren e tij (Dajkon) deputete. Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet” e kundërshtoi këtë duke i hapur edhe një sfidë Qorit: nëse vërteton lidhje farefisnore mes tij e Dajkos, do të tërhiqet nga politika, në të kundërt pret falje publike.
-
VIDEO
PJESA 1 '5 Pyetjet nga Babaramo' | Balluku në prag arrestimi? Qeveria në alarm/ E FORTË: Belinda zgjodhi gjysmën e deputetëve
Një emision ku prej 22 vjetësh përmes intervistave me personazhe të ndryshme analizohet aktualiteti në Shqipëri dhe rajon.Çdo të hënë në orën 20:55 në Report TV me moderatorin Ilir Babaramo.
-
VIDEO
‘Balluku’/ Hoxha në ‘5 Pyetjet’: Përsëritëse në mënyrë organizative e korrupsionit! Gazetari paralajmëron ‘përplasjen’ finale
Lidhur me rastin Balluku, Gazetari Poli Hoxha tha në “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv se zv/kryeministrja e ka pasur praktikë pune çështjen e tenderave e klientelizmit. Madje, ai e quan “përsëritëse në mënyrë organizative e korrupsionit”. Hoxha përsëriti se rezultati i fundmë do të jetë akuza e organizatës së strukturuar kriminale.
-
VIDEO
Imuniteti i Ballukut/ Arlind Qori: Mos presim vallë që Belinda të mbushë thesin me para dhe të çajë kufirin me mushkë? Apo të marrë armën e të vrasë dëshmitarët?
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, është shprehur se janë të gjitha kushtet që Parlamenti t’i heqë imunitetin Belinda Ballukut dhe ta dorëzojë atë para drejtësisë.
-
VIDEO
'Motra e Ballukut ishte në mbledhje…'/ Gazetarja zbulon detaje të reja nga Këshilli i Imunitetit
Në një lidhje direkte me emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV, gazetarja Esiona Konomi solli dy detaje nga mbledhja e sotme. Motra e Ballukut nuk ka folur fare në mbledhje dhe veç ka mbajtur shënime, ndërsa prokurorët kanë specifikuar se masa më e përshtatshme për hetimin është arrest në burg.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Bota Report'| 'Ukraina u pre në besë nga Fuqitë e Mëdha/ Prenga: Po të mbante armët bërthamore, s’do sulmohej...
Gjatë një interviste me emisionin 'Bota Report' në Report TV, ish zv-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, tha se nëse Ukraina do të kishte mbajtur arsenalin bërthamor që trashëgoi pas shpërbërjes së Bashkimi Sovjetik, Rusia do ta kishte menduar shumë më gjatë para se të sulmonte. Sipas tij, Memorandumi i Budapestit i vitit 1994, që detyroi Kievin të dorëzonte armët në këmbim të garancive të sigurisë nga Rusia, SHBA dhe Britania e Madhe, e la Ukrainën të pambrojtur.