• VIDEO

    Kunguj me kefir dhe hudhër nga zonja Albana

    Kunguj me kefir dhe hudhër

    Përbërësit:

    • 3–4 kunguj të njomë
    • 250 ml kefir (ose kos i holluar)
    • 2–3 thelpinj hudhër
    • 2–3 lugë vaj ulliri
    • Kripë sipas shijes
    • Kopër ose majdanoz

    Përgatitja:

    Kungujt lahen dhe priten në rrathë ose shkopinj. Zihen në ujë me pak kripë për 5–7 minuta (derisa të zbuten, por jo të shpërbëhen). Kullohen dhe lihen të ftohen plotësisht. Ndërkohë përgatitet salca: përzihet kefiri me hudhrën e shtypur, pak kripë dhe 1 lugë vaj ulliri. Vendosen kungujt në pjatë, sipër hidhet salca dhe në fund vaj ulliri i freskët. Sipas dëshirës shtohet kopër ose majdanoz.

    Këshillat e Albanës: Nëse do shije më të fortë, skuq lehtë hudhrën në vaj ulliri dhe pastaj shtoje sipër. Nëse kefiri është shumë i hollë, shto 1 lugë kos për ta trashur.

  • VIDEO

    Qofte shtëpie në furrë nga zonja Albana

    Qofte shtëpie në furrë

    Përbërësit:

    • 300 gr mish i grirë
    • 1 kokërr vezë
    • ¼ tufë majdanoz i grirë
    • 5 lugë gjelle galetë (bukë e thatë)
    • 1 qepë e grirë imët
    • 2 thelpinj hudhër
    • 200 ml ujë i gazuar
    • 1 lç salcë speci ose salcë domate
    • Kripë, piper i zi
    • Kimion, paprikë pluhur

    Përgatitja:

    Përziejmë të gjithë përbërësit e qofteve në një tas. Shtojmë pak nga uji mineral gradualisht (rreth 50–80 ml) derisa masa të bëhet e butë. Zëmë mirë me dorë brumin për 5–7 minuta dhe e lëmë në frigorifer të pushojë 30 minuta. Formojmë qoftet (duart pak të lyera me vaj) dhe i vendosim në tavë me letër pjekjeje. I lyejmë sipër me pak vaj. Vendosim domate dhe speca anash (opsionale) dhe i pjekim në furrë në 190°C derisa të marrin ngjyrë të artë, për rreth 25–30 minuta.

  • VIDEO

    230 mln euro për pensionet/ ANALIZA e ekspertes Nunaj: Bonus në fundvit, të hiqet tavani, skema...

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 23 shkurt 2026

    Titujt e gazetave për sot, nga Këshilli i mandateve vendos sot nëse Balluku shkon në burg te "revolucionari" që po merr zvarrë veten e tij e deri tek anatomia e dhunës.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Veri-Jug'|Peshtani, fshati me 500 banorë! Mes armëve të luftës dhe shpresës për të ardhmen

    Peshtani është një fshat i vogël, me vetëm 100 shtëpi dhe rreth 500 banorë, vetëm pak metra mbi Grykën e Mezhgoranit. Çifti Mirela dhe Shpëtim Muka rrëfejnë jetën në fshat, ngritjen e bujtinës turistike dhe lidhjet me turistët skandinavë. Surprizë, një minimuze armësh të mbetura nga Lufta Italo Greke e viteve 1940–1941, si dhe përmendorja e poetit dëshmor Trifon Xhagjika. Ndiqni reportazhin “Peshtani, fshati mbi Grykën e Mezhgoranit”, të dielën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Dosja K' |Mark Qehaja, e torturuan për ta bërë spiun, por s’pranoi dhe u vetëvar...

    Ishte vitit 1949. Në kampin e Tepelëns, në ish kapanonet e ushtrisë italiane, të përshtatura si vendizolimi për të internuarit, kryesisht familje të të arratisurve antikomunistë, mbërrin edhe familja e Çun Qehajasë. 

    • VIDEO

      The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 21 Shkurt 2026

       

      Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.

    • VIDEO

      Speciale/ Historia e karrocierit nga fashti Bicaj që u bë DJ me radio Iliria

       

      “Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv. Qëllimi i këtij formati të ri është jo vetëm të sjellë jetën e vërtetë në Shqipëri por edhe të tregojë nëpërmjet tyre forma dhe mënyra për t’ia dalë mbanë situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmërinë tonë. Mini-dokumentarët do të realizohen nga gazetarja Xhensila Nako, nën kujdesin e gazetares Yllka Kamenica e cila është edhe redaktore e rubrikës së Specialeve në televizionin Report Tv. “Një nga ne” do të transmetohet çdo të shtunë në orën 13:00!

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Ushqyerja me gji për nënat e reja, pozicioni i duhur dhe si të përballoni ditët e para

       

      Çfarë do të thotë të meditosh? A është thjesht një trend apo një mjet i fuqishëm për shëndetin mendor? Në Klinika 24, neuroshkencëtarja shpjegon mitet dhe faktet mbi meditimin, tregon statistika që lidhin praktikat e meditimit me uljen e përdorimit të medikamenteve dhe na tregon çfarë ndodh realisht në tru kur meditojmë.

    • VIDEO

      Molotovët kundër policëve/ Beqiri: Berisha paguan njerëz të Al Qaeda-s, vetëm serbët mund të sulmojnë xhaminë në muajin e Ramazanit

      Pas protestave të dhunshme, avokati Idajet Beqiri thotë se PD duhet të shpallet organizatë terroriste. Për avokatin, protesta ka vetëm një qëllim, që Sali Berisha të tregojë se ka organizatën e tij kriminale që të mbrojë veten dhe familjen nga drejtësia.

    • VIDEO

      Një Nga Ne- Arbiona, qendistarja e telajove që mahnit me punimet: 13 orë punë me gurë kristali

      Gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e një artisteje nga Tirana. Arbiona Demiri ka dy përfunduar dy fakultete, për Anglisht dhe Psikologji, por ka zgjedhur të ushtrojë një tjetër profesion nga degët që ka studiuar. Ajo jep jetë pikturave duke qendisur mbi to gurë kristali. Prej gati një dekade, punimet e saj kanë udhëtuar në mbarë botën, ndërsa projekti i radhës është një ekspozitë personale për ta sjellë më pranë me publikun artdashës.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Një Nga Ne'| Gruaja me dy fakultete që qendis telajot/ Historia e karrocierit që u bë DJ

      Gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e një artisteje nga Tirana. Arbiona Demiri ka dy përfunduar dy fakultete, për Anglisht dhe Psikologji, por ka zgjedhur të ushtrojë një tjetër profesion nga degët që ka studiuar. Ajo jep jetë pikturave duke qendisur mbi to gurë kristali. Prej gati një dekade, punimet e saj kanë udhëtuar në mbarë botën, ndërsa projekti i radhës është një ekspozitë personale për ta sjellë më pranë me publikun artdashës.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv