Pranvera dhe vjeshta janë stinët kur natyra zgjohet dhe ndryshon ritmin e saj… por për shumë njerëz janë edhe stinët e teshtimave pa fund, syve të skuqur dhe hundës së bllokuar. Alergjitë sezonale duket se po shtohen çdo vit dhe gjithnjë e më shumë njerëz ankohen për simptoma që dikur nuk i kishin. Por pse ndodh kjo? A është vetëm poleni shkaku kryesor, apo sistemi ynë imunitar është bërë më i ndjeshëm për shkak të stilit të jetesës, ushqimit dhe mjedisit ku jetojmë? Studimet e fundit flasin gjithnjë e më shumë për një lidhje të fortë mes alergjive dhe shëndetit të zorrëve, ndërsa ekspertët theksojnë se ushqimi mund të luajë një rol të rëndësishëm si në përkeqësimin, ashtu edhe në qetësimin e simptomave.
Për alergjitë e stinës flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, për të kuptuar më shumë pse në pranverë dhe vjeshtë shtohen kaq shumë alergjitë. Sa ndikim ka ushqimi në reagimet alergjike? A ka ushqime që e përkeqësojnë alergjinë sezonale dhe të tjera që mund të ndihmojnë në qetësimin e simptomave? Cilat janë 5 ushqimet më të fuqishme që mund ta ndihmojnë trupin të përballojë më mirë alergjitë e stinës, dhe a ka vitamina apo minerale që janë veçanërisht të rëndësishme?





















