• VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' 21 Shkurt | Qytetarët: Berisha do të mbuloj vjedhjet, PD si 'Agimi i Artë'

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 21 shkurt 2026

    Titujt e gazetave për sot, nga PD dhunë e molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit te 167 milionë euro për pensionistët e deri tek Bes Kallaku nis bashkëjetesën me partneren e re.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Bleona Mata në Gjermani?/Shokon avokati Pjetra:Një grua më tregoi të vërtetën –Ja si reagon Bukuria

    Pas vitesh heshtjeje dhe pritjeje, dosja e vogëlushes Bleona Mata merr një kthesë të re. Një dëshmi e ardhur para 6 muajsh në zyrën e avokatit penalist Ndue Pjetra ngre dyshime të forta se vajza mund të ndodhet në Gjermani. Sipas avokatit, një grua ka treguar detaje konkrete mbi një vendndodhje të mundshme, duke hapur një pistë të re hetimi jashtë Shqipërisë. A është kjo dëshmia që mund të çojë drejt zbardhjes së së vërtetës? Nga Kukësi, nëna e saj, Bukurie Veizi, falënderon çdo shqiptar për mbështetjen dhe shpreh besimin se pista Gjermani mund të jetë çelësi i ribashkimit.Një shpresë e re. Një dëshmi që kërkon verifikim. Një nënë që nuk ndalon së kërkuari. Na ndiqni çdo ditë ora 16:00 me gazetaren Odeta Dume në Report TV.

  • VIDEO

    Shqipëria në Bordin e Paqes, Çipa për Report TV: Konfirmim i afinitetit strategjik me SHBA-të

    Gjatë një interviste me emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, Çipa tha se përmendja e procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Bordin e Paqes i dha jehonë globale një çështjeje që, sipas tij, nuk kishte pasur kurrë më parë një ekspozim të tillë.

  • VIDEO

    Polica heq dorë nga protesta e PD/ Gjoni tallet me opozitën:Përshëndes liderin me një karotë në dorë

     

    Arben Meçe dhe ish-deputeti Ralf Gjoni ishin të ftuar në 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu, ku diskutuan për Bordin e Paqes dhe zhvillimet më të fundit politike. Të dy ndanë qëndrime të kundërta gjatë debatit, ndërsa Gjoni nuk kurseu ironinë ndaj opozitës, duke përshëndetur lidershipin e saj “me një karotë në dorë”.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Shkurt 2026 – Receta / Humbje jete nga fostoksina, ç’po ndodh?/ ‘Bëje vetë’, Këshilla palosjeje

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krepa me mish të grirë dhe beshamel në furrë / Supë krem me miell orizi / Petulla me qumësht.

    Brenda një jave, vendi është tronditur nga dy raste vetëvrasjeje me fostoksinë, një preparat shumë toksik që përdoret kryesisht për dezinfektim në bujqësi dhe që njihet për rrezikshmërinë e lartë dhe mungesën e një antidoti specifik. Këto ngjarje të rënda rikthejnë në qendër të vëmendjes një pyetje thelbësore: kush mban përgjegjësi dhe si është e mundur që një substancë e tillë të blihet kaq lehtësisht? Alarmi nuk është vetëm shëndetësor, por edhe institucional. Toksikologia Matilda Kambo, thekson se pasojat e helmimeve me substanca të tilla janë shpesh fatale dhe se sistemi duhet të fokusohet më fort në parandalim, kufizimin e aksesit dhe ndërgjegjësimin publik. Në një kohë kur shëndeti mendor dhe siguria publike kërkojnë vëmendje të shtuar, këto raste ngrenë dyshime serioze mbi boshllëqet ligjore, mekanizmat e kontrollit dhe përgjegjësinë e institucioneve për të mbrojtur jetën. Çfarë duhet bërë për të parandaluar këto tragjedi? Për këtë çështje flasim në studion e “Rreze Dielli” me Diana Toma, Sekretare e Përgjithshme e Urdhërit të Mjekut dhe Matilda Kambo, toksikologe.

    Rregulli dhe organizimi në shtëpi fillojnë nga detajet e vogla. Palosja e çarçafëve, mbulesave të dyshekëve, peshqirëve, pecetave të bukës apo këmishave, nuk është vetëm çështje estetike, por edhe praktike. Një mënyrë e mirë organizimi ndihmon që hapësira të duket më e rregullt, kursen vend në dollap dhe e bën më të lehtë gjetjen e asaj që na duhet në përditshmëri. Me disa ide të thjeshta dhe praktike, mund të krijojmë një sistem funksional që sjell komoditet dhe harmoni në çdo shtëpi. Në "Bëje vetë", Niki dhe Laureta do të na tregojnë disa "truke" si të palosim gjithçka si profesionistë.

  • VIDEO

    Nga çarçafët tek peshqirët e këmishat.../ S'do ta besoni sa vend kursen kjo mënyrë palosjeje

    Rregulli dhe organizimi në shtëpi fillojnë nga detajet e vogla. Palosja e çarçafëve, mbulesave të dyshekëve, peshqirëve, pecetave të bukës apo këmishave, nuk është vetëm çështje estetike, por edhe praktike. Një mënyrë e mirë organizimi ndihmon që hapësira të duket më e rregullt, kursen vend në dollap dhe e bën më të lehtë gjetjen e asaj që na duhet në përditshmëri. Me disa ide të thjeshta dhe praktike, mund të krijojmë një sistem funksional që sjell komoditet dhe harmoni në çdo shtëpi. Në "Bëje vetë", Niki dhe Laureta do të na tregojnë disa "truke" si të palosim gjithçka si profesionistë.

  • VIDEO

    SKANDAL! Helmi që po shitet ‘si bukë’ / 2 vetëvrasje me fostoksinë, çfarë po ndodh?

    Brenda një jave, vendi është tronditur nga dy raste vetëvrasjeje me fostoksinë, një preparat shumë toksik që përdoret kryesisht për dezinfektim në bujqësi dhe që njihet për rrezikshmërinë e lartë dhe mungesën e një antidoti specifik. Këto ngjarje të rënda rikthejnë në qendër të vëmendjes një pyetje thelbësore: kush mban përgjegjësi dhe si është e mundur që një substancë e tillë të blihet kaq lehtësisht? Alarmi nuk është vetëm shëndetësor, por edhe institucional. Toksikologia Matilda Kambo, thekson se pasojat e helmimeve me substanca të tilla janë shpesh fatale dhe se sistemi duhet të fokusohet më fort në parandalim, kufizimin e aksesit dhe ndërgjegjësimin publik. Në një kohë kur shëndeti mendor dhe siguria publike kërkojnë vëmendje të shtuar, këto raste ngrenë dyshime serioze mbi boshllëqet ligjore, mekanizmat e kontrollit dhe përgjegjësinë e institucioneve për të mbrojtur jetën. Çfarë duhet bërë për të parandaluar këto tragjedi? Për këtë çështje flasim në studion e “Rreze Dielli” me Diana Toma, Sekretare e Përgjithshme e Urdhërit të Mjekut dhe Matilda Kambo, toksikologe.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës'| 1- 0 për Ramën, qeveria shënon gol! Fjalimi i guximshëm i Ramës

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Petulla me qumësht nga zonja Albana

    Petulla me qumësht

    Përbërësit:

    • 1 gotë qumësht i vakët
    • 1 lgj vaj
    • 3 gota miell
    • 1 lç sheqer
    • 1 lç kripë
    • Maja buke e butë
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Në një enë shtojmë majanë e bukës, sheqerin, kripën, vajin, i përziejmë derisa të treten produktet. Më pas shtojmë miellin dhe qumështin e vakët. Zëmë brumin, e lëmë rreth 1 orë të rehatohet duke e mbuluar me qese membranë. Nga kjo masë krijojmë 10 toptha brumi, i lëmë sërish të pushojnë për 20 minuta. Mbas 20 minutash në mes të çdo topi brumi, kriojmë një vrimë. Përpara se ta marrim dhe ta skuqim në vaj vegjetal, masën e hapim më tepër.

  • VIDEO

    Krepa me mish të grirë dhe beshamel në furrë nga zonja Albana

    Krepa me mish të grirë dhe beshamel në furrë

    Përbërësit:

    Për krepat:

    • 2 vezë
    • 1 gotë qumësht
    • 1 gotë ujë
    • 3 lugë gjelle vaj
    • 1 e 1/2 gotë miell
    • Kripë

    Për mbushjen:

    • Mish i grirë
    • Qepë
    • Spec
    • Salcë domatesh
    • Kripë, erëza sipas dëshirës

    Për beshamelin:

    • 1-2 lugë gjelle gjalpë
    • 2 lugë gjelle miell
    • 2 gota qumësht
    • Djathë kaçkavall i grirë

    Përgatitja:

    Përziejini të gjithë përbërësit për krepat derisa të përftoni një brumë të lëngshëm dhe të njëtrajtshëm. Piqni krepat në tigan, nga të dyja anët. Ndërkohë në një tigan hidhni mishin e grirë dhe kaurdiseni mirë. Shtoni qepën dhe specin, vazhdoni kaurdisjen për 4-5 minuta. Shtoni salcën dhe erëzat, hidhni pak ujë, lëreni të ziejë 3-4 minuta derisa ta thithë lëngun dhe hiqeni nga zjarri. Përgatisni beshamelin, shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe kaurdiseni 2–3 minuta derisa të dalë aroma. Shtoni qumështin dhe kripën, përziejeni pa pushim derisa të trashet dhe të bëhet pa kokrriza. Kur të vlojë, hiqeni nga zjarri. Lyejeni pak tavën me beshamel, vendosni një krep, sipër lyeni me beshamel, shtoni nga mbushja me mish. Vazhdoni me shtresa krepa – beshamel – mish. Shtresa e fundit vetëm beshamel dhe kaçkavall i grirë. Piqeni në furrë të parangrohur në 190°C, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Supë krem me miell orizi dhe mish nga zonja Albana

    Supë krem me miell orizi dhe mish

    Përbërësit:

    • 4 lugë gjelle miell orizi
    • 2 lugë gjelle gjalpë
    • 2 qepë
    • 300 gr mish
    • 2 të verdha veze
    • 150 ml qumësht
    • 1 lugë gjelle gjalpë (për në fund)
    • Majdanoz i freskët
    • Kripë sipas shijes
    • Arrë moskat
    • Për servirje: Bukë e thekur ose 2 lugë gjelle oriz i zier veç

    Përgatitja:

    Në një tenxhere, kaurdisni miellin e orizit me gjalpin në zjarr të ulët, pa e lënë të marrë ngjyrë. Shtoni gradualisht ujin ose lëngun e mishit duke e përzier që të mos krijohen kokrriza. Shtoni mishin dhe qepët dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë për rreth 20–25 minuta. Hiqeni nga zjarri. Në një enë tjetër rrihni të verdhat e vezëve me qumështin e ngrohtë. Temperoni përzierjen duke shtuar pak nga supa e nxehtë, pastaj hidheni në tenxhere duke e përzier vazhdimisht. Shtoni lugën e fundit të gjalpit për shije dhe shkëlqim. Shërbehet me kruton ose me pak oriz të zier veçmas.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv