-
VIDEO
“Nëse dënohet Hashim Thaçi do nisim luftën!” Luftëtari i UÇK paralajmëron Hagën
Në “Studio Live”, i ftuar Agim Pllashniku komentoi situatën aktuale në Ballkan dhe rreziqet për përshkallëzim të konfliktit. Ai rikujtoi padrejtësitë ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së të mbajtur në Hagë, tragjeditë e luftës dhe paralajmëroi se paqja në rajon varet nga vendimet e drejtësisë ndërkombëtare, duke theksuar gjithashtu pritshmërinë për një tjetër protestë të madhe në Bruksel.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më abuzuan në grup, më detyruan të pija’/ Vajza: Më fejuan pa dëshirë, ndaj u zhduka
Warning: The following content includes descriptions of sensitive topics that some viewers may find distressing, such as violence, self-harm, or other sensitive themes. Viewer discretion is advised. Një histori e rëndë që trondit ndërgjegjen.Një 18-vjeçare nga Lushnja rrëfen në studio kalvarin e jetës së saj, nga fejesa e detyruar në moshë të mitur, te largimi nga shtëpia dhe përfshirja në situata të rrezikshme që i ndryshuan jetën përgjithmonë.E reja tregon si u prezantua me të fejuarin nga vetë familja, si nisi bashkëjetesa dhe si më pas u përball me presion, manipulim dhe shfrytëzim. Pas largimit nga ai ambient, ajo përfundoi në rrugë dhe u përball me episode të rënda që sot i rrëfen mes lotësh. Familja e shpalli të humbur dhe policia e gjeti pas disa ditësh kërkimi.Në një lidhje direkte nga Greqia flet edhe nëna, e cila kërkon drejtësi. Ndërsa 18-vjeçarja sot thotë se dëshiron të rikthehet në shkollë dhe të nisë një jetë të re.Një rrëfim i fortë për gabimet, pasojat dhe shpresën për ringritje. Na ndiqni çdo ditë, ora 16:00, me gazetaren Odeta Dume në Report TV.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më abuzuan në grup, më detyruan të pija’/ Vajza: Më fejuan pa dëshirë, ndaj u zhduka
Një histori e rëndë që trondit ndërgjegjen.Një 18-vjeçare nga Lushnja rrëfen në studio kalvarin e jetës së saj, nga fejesa e detyruar në moshë të mitur, te largimi nga shtëpia dhe përfshirja në situata të rrezikshme që i ndryshuan jetën përgjithmonë.E reja tregon si u prezantua me të fejuarin nga vetë familja, si nisi bashkëjetesa dhe si më pas u përball me presion, manipulim dhe shfrytëzim. Pas largimit nga ai ambient, ajo përfundoi në rrugë dhe u përball me episode të rënda që sot i rrëfen mes lotësh. Familja e shpalli të humbur dhe policia e gjeti pas disa ditësh kërkimi.Në një lidhje direkte nga Greqia flet edhe nëna, e cila kërkon drejtësi. Ndërsa 18-vjeçarja sot thotë se dëshiron të rikthehet në shkollë dhe të nisë një jetë të re.Një rrëfim i fortë për gabimet, pasojat dhe shpresën për ringritje.
-
VIDEO
Frontline Interview| Berisha 'armatos' të rinjtë me molotovë në protesta? Sociologu Tushi për Report TV: Janë viktima, organizatorët të mbajnë përgjegjësi!
Gjatë një interviste me Report TV, Tushi tha se të miturit që dolën në vijën e pare të protestave të Sali Berishës, madje dhe u përfshinë në akte të dhunshme me molotovë, janë viktima. Sipas tij, faji duhet të bjerë mbi politikanët.
-
VIDEO
Nga gjobëvënia te 'vrasja me pagesë', a po e humb media misionin e saj? Ekspertët flasin për Report TV: Politika, përfituesja më e madhe!
Rasti i fundit i gazetarit Elio Laze të arrestuar për gjobvënie ka rihapur një pyetje të madhe: a po e humb media misionin e saj?
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Shkurt 2026 – Receta / Ngacmimet në punë, ‘Skandali Epstein’, po në Shqipëri ç’fshihet?
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Karrota me salcë qumështi në furrë / Qofte me lakër / Paluze me mollë.
Skandali i Jeffrey Epstein, i cili shpërtheu fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tronditi opinionin publik global dhe hapi një debat të thellë mbi anën e errët të elitave në politikë, biznes dhe art. Zbulimet rreth rrjeteve të pushtetit, heshtjes dhe mbrojtjes së ndërsjellë mes figurave me ndikim ngritën pikëpyetje të forta: sa larg shkon imuniteti i pushtetit, dhe sa e vështirë është për viktimat të flasin kur përballë kanë emra të mëdhenj?
Por ndërsa bota diskuton për skandale që dalin në dritë, lind një pyetje thelbësore për realitetin tonë: çfarë ndodh në Shqipëri? A ekziston edhe këtu një kulturë heshtjeje përballë abuzimit me pushtetin? Sa raste të ngacmimeve apo shfrytëzimeve seksuale në vendin e punës mbeten të padeklaruara nga frika e humbjes së vendit të punës, e presionit social apo e hakmarrjes profesionale? Sa gra dhe vajza guxojnë realisht të denoncojnë një shef, një drejtor apo një figurë me ndikim? Dhe kur e bëjnë këtë hap të vështirë, çfarë ndodh më pas me to? A gjejnë mbështetje ligjore dhe institucionale, apo përballen me izolim, paragjykim dhe pasoja në karrierë? Kjo është një temë e nxehtë, e ndjeshme dhe thellësisht aktuale, që kërkon diskutim të hapur dhe të përgjegjshëm. Për të analizuar këtë realitet nga këndvështrime të ndryshme, mediatike dhe ligjore, sot diskutojmë me panelistët e ftuar në "Rreze Dielli": Elton Tozaj, gazetar; Bitilda Mehmeti, avokate; si dhe nga Italia, Anila Halili, avokate.
Gazetari Elton Tozaj vjen me një rrëfim tronditës dhe tepër personal, duke deklaruar publikisht: “Edhe unë jam abuzuar në fëmijëri”. Ai tregon se në moshën 13-vjeçare përjetoi një traumë të rëndë, ndërsa përballja vite më vonë me paragjykimin nga familjarët dhe fisi e bëri dhimbjen edhe më të madhe. Një dëshmi e fortë që synon të thyejë heshtjen dhe të nxisë ndërgjegjësim për plagët e fshehura të shumë fëmijëve.
-
VIDEO
Siguria ushqimore, eksperti i bujqësisë Sharka: Produktet me pesticide, rënie e kërkesës në tregun rajonal! Pliku: Duhen laboratorë për kontroll në dogana
Siguria ushqimore në vendin tonë mbetet ende një temë mjaft e diskutuar. Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka thotë se produkteve tona iu është prishur imzazhi duke ulur kështu kërkesën në tregun rajonal.
-
VIDEO
‘Shefi e ngacmoi, ajo i bën video’, avokatja: Bëhet fjalë për…
Skandali i Jeffrey Epstein, i cili shpërtheu fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tronditi opinionin publik global dhe hapi një debat të thellë mbi anën e errët të elitave në politikë, biznes dhe art. Zbulimet rreth rrjeteve të pushtetit, heshtjes dhe mbrojtjes së ndërsjellë mes figurave me ndikim ngritën pikëpyetje të forta: sa larg shkon imuniteti i pushtetit, dhe sa e vështirë është për viktimat të flasin kur përballë kanë emra të mëdhenj? Por ndërsa bota diskuton për skandale që dalin në dritë, lind një pyetje thelbësore për realitetin tonë: çfarë ndodh në Shqipëri? A ekziston edhe këtu një kulturë heshtjeje përballë abuzimit me pushtetin? Sa raste të ngacmimeve apo shfrytëzimeve seksuale në vendin e punës mbeten të padeklaruara nga frika e humbjes së vendit të punës, e presionit social apo e hakmarrjes profesionale? Sa gra dhe vajza guxojnë realisht të denoncojnë një shef, një drejtor apo një figurë me ndikim? Dhe kur e bëjnë këtë hap të vështirë, çfarë ndodh më pas me to? A gjejnë mbështetje ligjore dhe institucionale, apo përballen me izolim, paragjykim dhe pasoja në karrierë? Kjo është një temë e nxehtë, e ndjeshme dhe thellësisht aktuale, që kërkon diskutim të hapur dhe të përgjegjshëm. Për të analizuar këtë realitet nga këndvështrime të ndryshme, mediatike dhe ligjore, sot diskutojmë me panelistët e ftuar në "Rreze Dielli": Elton Tozaj, gazetar; Bitilda Mehmeti, avokate; si dhe nga Italia, Anila Halili, avokate.
-
VIDEO
Shokon gazetari LIVE / 'U abuzova 13 vjeç, familja nuk më besoi'
Skandali i Jeffrey Epstein, tronditi opinionin publik global dhe hapi një debat të thellë mbi anën e errët të elitave në politikë, biznes dhe art. Por ndërsa bota diskuton për skandale që dalin në dritë, lind një pyetje thelbësore për realitetin tonë: çfarë ndodh në Shqipëri? A ekziston edhe këtu një kulturë heshtjeje përballë abuzimit? Një temë e nxehtë, e ndjeshme dhe thellësisht aktuale, që kërkon diskutim të hapur dhe të përgjegjshëm. Për të analizuar këtë realitet nga këndvështrime të ndryshme, mediatike dhe ligjore, diskutojmë me panelistët e ftuar në "Rreze Dielli": Elton Tozaj, gazetar; Bitilda Mehmeti, avokate; si dhe nga Italia, Anila Halili, avokate.
Gazetari Elton Tozaj vjen me një rrëfim tronditës dhe tepër personal, duke deklaruar publikisht: “Edhe unë jam abuzuar në fëmijëri”. Ai tregon se në moshën 13-vjeçare përjetoi një traumë të rëndë, ndërsa përballja vite më vonë me paragjykimin nga familjarët dhe fisi e bëri dhimbjen edhe më të madhe. Një dëshmi e fortë që synon të thyejë heshtjen dhe të nxisë ndërgjegjësim për plagët e fshehura të shumë fëmijëve.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 17 shkurt | Gazetarja: Të dënosh Thaçin është si të dënosh Ismail Qemalin
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Qofte me lakër, me një shije speciale nga zonja Albana
Qofte me lakër
Përbërësit:
- 300 gr lakër
- 1 qepë e vogël
- 2 lugë kafeje gjalpë
- 4 lugë gjelle galetë
- 1 gotë ujë
- 2 lugë kafeje miell
- 1 vezë
- Galetë
- Pak qumësht
- Vaj për skuqje
- Kripë, piper
- Dhjozëm e thatë
Përgatitja:
Lakra pastrohet nga koçanet, lahet dhe grihet hollë. Në një tenxhere hidhet qepa me gjalpë, pak ujë dhe lihet të ziejë derisa masa të zbutet. Shtohet lakra, kripa dhe masa zihet e mbuluar me kapak, duke e përzier herë pas here derisa të zbutet mirë. Më pas shtohen galeta (ose bukë e thatë e grirë), veza dhe bimë aromatike. Përzihet mirë dhe ndahet në qofte të vogla, të cilat lyhen me galetë dhe skuqen.
-
VIDEO
Paluze me mollë nga zonja Albana
Paluze me mollë
Përbërësit:
- 2 mollë mesatare
- 4 lugë gjelle shurup sheqeri
- 2 gotë ujë
- 2 lugë kafeje niseshte
- Disa pika lëng limoni
Përgatitja:
Lajmë, qërojmë dhe grijmë mollën imët. Vendosim mollën në një tenxhere të vogël me ujin. E lëmë të ziejë për 8–10 minuta, derisa të zbutet plotësisht. Kullojmë lëngun dhe e rikthejmë në zjarr. Shtojmë shurupin e sheqerit dhe sipas dëshirës, disa pika limoni. Tretim niseshtenë në pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë gradualisht në lëng duke e përzier vazhdimisht, derisa masa të trashet lehtë dhe të marrë shkëlqim. E heqim nga zjarri dhe e përziejmë me tulin e mollës së zbutur. E lëmë të ftohet dhe e servirim.