-
VIDEO
A i kemi thënë lamtumirë dimrit? Specialistja Gjoni: Dita e mërkurë sjell ulje reshjesh por...
Vendi ynë që prej fillimit të këtij muaji është përfshirë nga reshjet e shiut. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se këto kushte atmosferike të paqëndrueshme do të vijojnë deri në fund të muajit.
-
VIDEO
Kujdes | Këto simptoma tregojnë se VESHKAT nuk po punojnë mirë! Ja ç’duhet të bësh menjëherë
Sot në "Bima dhe Shëndeti" ndalemi në një temë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë: problemet me veshkat dhe sinjalet që na tregojnë se ky organ jetik nuk po funksionon siç duhet. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, do të ndajë me ne këshilla dhe alternativa natyrale për mbështetjen e shëndetit të veshkave. Veshkat janë filtri kryesor i organizmit tonë. Ato pastrojnë gjakun nga toksinat, rregullojnë nivelin e lëngjeve, balancojnë kripërat minerale dhe ndikojnë drejtpërdrejt në tensionin e gjakut. Por shpeshherë, problemet me veshkat zhvillohen në heshtje, pa simptoma të dukshme në fazat e para. Lodhja e vazhdueshme, ënjtjet në këmbë, ndryshimet në urinim, dhimbjet në pjesën e mesit apo infeksionet e shpeshta urinare janë disa nga shenjat që nuk duhen neglizhuar. Në "Rreze Dielli" do të tregojmë simptomat paralajmëruese, faktorët që ndikojnë në dobësimin e funksionit të veshkave, si dhe për rolin që mund të kenë bimët mjekësore dhe mënyrat natyrale në mbështetjen e këtij organi. Cilat janë bimët që njihen tradicionalisht për efektin e tyre pastrues dhe diuretik? Si mund të përdoren në mënyrë të sigurt, dhe kur është e domosdoshme ndërhyrja mjekësore.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju'| Rama lë pas Enverin', Shpërthejnë reagimet për ndryshimet në ligj
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Territorialja/ Pushteti vendor që i duhet Shqipërisë? Haxhimali: Kryebashkiakët maksimumi 2 mandate
Eksperti Agron Haxhimali, i ftuar në 'Shtypi i Ditës dhe Ju”, sugjeroi rishikimin e mandatave të kryebashkiakëve, duke propozuar që ata të zgjedhen maksimumi për dy mandate.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 16 shkurt 2026
Titujt e gazetave për sot, nga PS bllokon gjyqësorin që të pezullojë ministrat te demokraci mbi rërë e deri tek si ta gjykojmë punën e deritanishme të drejtësisë së re?
-
VIDEO
Korçë, Pallati i Sportit më i bukur në Shqipëri? Sekretet, pushteti dhe ndërtimi! Amarcord, Esencë Report Tv
Pallati i Sportit në Korçë paraqet një ndër rastet më interesante ku ndërthuren me elegancë elementet formale dhe ato strukturore. Pallati u projektua në vitet 1973-1976 nga Mauricio Bego pranë kompleksit sportiv të qytetit.
-
VIDEO
Tedi Papavarami, Sigurimi i Shtetit na gjëmonte edhe në Francë! Ja faktet, Esencë Report Tv
Tedi Papavrami kujton takimin me Enver Hoxhën, azilin politik në Francë dhe miqësinë me Ismail Kadarenë, teksa rrëfen përndjekjen nga Sigurimi i Shtetit.
-
VIDEO
Hapen dosjet! Regjimi Komunist në Shqipëri (Nëntor 1944-Dhjetor 1949). Si ia doli Enver Hoxha të stabilizonte dhe të mbante pushtetin? Ekskluzive, Esencë
Profesor Gjon Boriçi zbulon dhe hap më shumë se disa dokumenta dhe materiale që bëhen publike në botimin e tij për herë të parë, ekskluzivisht për Emisionin Esencë në Report Tv.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Veri Jug'|Një çift artizanësh në Këlcyrë/ Drita dhe Hikmeti, mjeshtrit që ruajnë traditën përmetare
Njihuni me Këlcyrën dhe çiftin artizanësh Mino, që jeton në një shtëpi të ulët, karakteristike përmetare. Zonja e shtëpisë, Drita, përgatit çdo dy ditë kos, gjalpë, djathë dhe gjizë, ndërsa Hikmeti punon drurin me mjeshtëri, duke krijuar voza, dybekë, rrota qerresh, dyer dhe dritare për familjet tradicionale.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Dosja K'| Gjelosh Qehaja, arratisja e bujshme nga ushtria pas pushkatimit të vëllait
I pushkatuan të vëllanë para syve, ndërsa e mbanin të lidhur pas një gështenje. Si u rrebelua Gjelosh Qehaja, dhe u arratis nga ushtria duke përfunduar në Amerikë. Si u ndëshkua për këtë arratisje familja e tij në Nikaj Mërtur, duke i internuar të gjithë në kampin e Tepelenës. A do të mbijetonin ata në kampin, ku çdo ditë vdisnin fëmijë e pleq nga uria dhe sëmundjet?
-
VIDEO
The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 14 Shkurt 2026
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Kujdes nga gripi! Komplikacionet që mund të rrezikojnë jetën... Nënat e reja në provë
Virozat dhe gripi vazhdojnë ende… por kur duhet të alarmohemi? Shefja e shërbimit infektiv, vjen në studion e Klinika 24 për të tërhequr vëmendjen mbi komplikacionet që mund të rrezikojnë jetën, sidomos te moshat e reja: inflamacionet e trurit si meningjitet, encefalitet – dhe inflamacionet e zemres si perikarditet. Cilat janë shenjat që nuk duhen neglizhuar? Kur një grip i zakonshëm nuk është më “i zakonshëm”? Në pjesën e dytë, mamia me këshilla të vlefshme për nënat e reja: si ta ushqejmë foshnjën me qumësht gjiri, cili është pozicioni i duhur dhe si të shmangim vështirësitë e ditëve të para. Ndërsa në rubrikën “Fjala i takon farmacistit” – pse farmacisti quhet filtri i fundit para marrjes së medikamentit? Çfarë është polifarmacia dhe pse duhet të kemi kujdes, veçanërisht kur marrim disa barna njëkohësisht? Informacion i saktë. Këshilla praktike. Histori që na prekin të gjithëve.