• VIDEO

    70 % e sëmundjeve vijnë nga ky SHKAK! / Ja shenjat që nuk duhet të injoroni nga fryrja tek…

    Sot në "Rreze Dielli" do të ndalemi te një sistem i jashtëzakonshëm i trupit tonë, për të cilin flitet shumë pak, por që luan një rol thelbësor në shëndetin dhe vitalitetin tonë: sistemi limfatik. Për të na ndihmuar ta kuptojmë më mirë këtë temë është nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, i cili do të na shpjegojë si funksionon limfa, pse është kaq e rëndësishme për organizmin dhe si mund ta mbështesim natyralisht. Çfarë është në të vërtetë sistemi limfatik? Si funksionon limfa në trupin tonë dhe pse konsiderohet një nga shtyllat kryesore të imunitetit dhe detoksifikimit? Shpesh dëgjojmë termin “bllokim limfatik”, por çfarë do të thotë konkretisht? Si e kuptojmë që limfa nuk po qarkullon siç duhet? Cilat janë shenjat që na jep trupi, si ënjtje, lodhje, ndjesi rëndese apo probleme me lëkurën? Do të flasim gjithashtu për pasojat që mund të sjellë një sistem limfatik i ngarkuar: nga rënia e imunitetit, inflamacionet kronike, mbajtja e lëngjeve, deri te rreziku për zhvillimin e disa sëmundjeve metabolike apo autoimune. Një pjesë shumë e rëndësishme e diskutimit do të jetë: si ta aktivizojmë dhe pastrojmë limfën në mënyrë natyrale? Cili është roli i lëvizjes, frymëmarrjes së thellë, hidratimit dhe ushqyerjes së duhur? Çfarë roli ka limfodrenazhi manual dhe sa efektiv është ai në përmirësimin e qarkullimit limfatik? A ekzistojnë bimë, çajra apo ushqime specifike që ndihmojnë në mbështetjen e sistemit limfatik? Dhe një pyetje që intereson shumë gra: A ka lidhje sistemi limfatik me celulitin dhe lipedemën? Për të gjitha këto, sot do të marrim përgjigje të qarta dhe praktike nga Altin Joka, duke e parë shëndetin në një këndvështrim të plotë dhe holistik.

  • VIDEO

    Tavë kosi Elbasani nga zonja Albana

    Tavë kosi Elbasani

    Përbërësit:

    • 4-5 racione mish
    • 2 lgj gjalpë
    • 2-3 vezë
    • 5 gota kos
    • 2 lgj miell
    • 1 lgj oriz
    • 1-2 gota lëng mishi
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Ndajmë mishin në racione, e vendosim në tepsi, hedhim përsipër pak gjalpë dhe e vendosim në furrë. Herë pas here i hedhim nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet, e heqim nga furra. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet, shtojmë lëngun e mishit të pjekur holluar me ujë, e përziejmë dhe e lëmë të vlojë derisa të krijohet një salcë e trashë. E heqim nga zjarri, e lëmë të ftohet dhe pastaj shtojmë kosin, vezët, kripën dhe e përziejmë mirë. Në tavë hedhim pak oriz gjysmë të zier, radhisim thelat e mishit, sipër hedhim masën e përgatitur, pak gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë.

  • VIDEO

    Hallvë me qumësht nga zonja Albana

    Hallvë me qumësht

    Përbërësit:

    • 200 ml qumësht
    • 300 ml ujë
    • 2 gota sheqer
    • 2 gota miell
    • 120 gr gjalpë
    • 2–3 lugë gjelle vaj

    Përgatitja:

    Në një tenxhere vendosni qumështin, ujin dhe sheqerin. Lërini në zjarr të ulët derisa sheqeri të tretet plotësisht (të krijohet sherbeti). Në një enë tjetër kaurdisni miellin me gjalpin dhe vajin në zjarr mesatar, duke e përzier vazhdimisht që të mos digjet. Kur mielli të marrë ngjyrë të artë dhe aromë të mirë, shtoni gradualisht sherbetin e ngrohtë duke e përzier energjikisht. Vazhdoni gatimin derisa masa të trashet dhe të shkëputet lehtë nga anët e enës. Shërbejeni të ngrohtë ose në temperaturë ambienti.

  • VIDEO

    Çfarë keni për të fshehur? Dëshmitari në gjyqin e Hagës rrëfen provokimet e pokurorëve specialë

     

    Sot në 'Shtypi i Ditës dhe Ju', i ftuar ishte Fatmir Sopi, dëshmitar i UÇK-së në gjyqin e Hagës. Ai rrëfeu prapaskenat e procesit gjyqësor dhe vlerësoi si dinjitoze dëshmitë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë seancave të ditës së djeshme.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 19 shkurt 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga McAllister-Berisha karma që kthehet pas 10 vitesh te mbyllet gjyqi i krerëve të UÇK-së e deri tek si u arrestua për trafik droge vëllai i deputetes së PD!

  • VIDEO

    BE shmang Berishën, Alibeaj: I dha goditje të fortë, ai ngelet non grata

    Në emisionin “Repolitix” në Report TV, ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj komentoi vizitën në Tiranë të kreut të delegacionit të PE, David McAllister dhe deklaratën e hapur se nuk do të takohej me Berishën.

    • VIDEO

      PJESA 2 'Repolitix'| BE i mbyll derën Berishës! “Non grata larg pushtetit”/ Alibeaj: Ramën e Berishën i lidh korrupsioni

       

      Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv

    • VIDEO

      PJESA 1 'Repolitix'|'Integrimi në BE në rrezik'/ Stuhi akuzash: Rama ndryshon ligjin për të shpëtuar Ballukun dhe veten

       

      Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv https://youtu.be/pC5vXrRrzao

    • VIDEO

      'Mëkatojnë gjithë ditën pastaj falen në xhami'/ Ylli Gurra flet për ritualet e Ramazanit

    • VIDEO

      'O të hëngërt mortja me Saliun, je avokat plepash', Beqiri kundër Merkoçit, kërcet sherri në studio

    • VIDEO

      'Eja i mbështjellë me flamur…' Rrënqethëse/ Haklaj: Ja çfarë i thoshin nënat luftëtarëve të UÇK-së

      Haklaj sjell në vëmendje fjalët që nënat shqiptare u thoshin bijve të tyre para se të niseshin drejt luftës me Ushtria Çlirimtare e Kosovës

    • VIDEO

      ‘Të premten reshje shiu dhe stuhi’- Meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit: Javën tjetër vjen 'pranvera' e parakohshme

      Meteorologia Xhakollari ka zbuluar se ditët e para të javës së ardhshme do të kemi në vendin tonë një 'pranverë' të parakohshme, me temperatura nga 16-20 gradë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv