-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|'Pagova paratë para noterit, por ende s’jam pronar'/ Dy palët përballen LIVE për pronën
Një histori që ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë juridike të pronës. Florant Hasimllari tregon se ka blerë shtëpinë para 16 vitesh, ka paguar para noterit dhe jeton prej vitesh në atë banesë, por sot zbulon se nuk figuron si pronar ligjor. Si është e mundur që një pronë e paguar të rezultojë ende në emër të dikujt tjetër? Në studio përballen palët, ndërsa në lidhje telefonike jep shpjegime edhe pala e akuzuar. Avokatja Drita Avdyli merr përsipër rastin për të sqaruar rrugën ligjore dhe për të gjetur zgjidhjen e konfliktit. Ndiqni “Pa Gjurmë” çdo ditë, ora 16:00, me gazetaren Odeta Dume në Report TV.
-
VIDEO
Frontline Interview| Dëshmia rrënqethëse/ Krimet ne kampet e komunizmit, Mirakaj: Jeta si armik i Enver Hoxhës
I internuar pa mbushur ende një muaj jetë, Simon Mirakaj rrëfen dramën e një familjeje të shpallur 'armike' nga regjimi komunist. Nga kampet e internimit te izolimi social, ai përshkruan frikën, varfërinë dhe presionin e vazhdueshëm që shoqëroi çdo hap të jetës së tij.
-
VIDEO
Debati për pagat e gjyqtarëve pas vendimit të Kushtetueses, Petraj për Report TV: Nuk po kërkojnë shifra marramendëse, Hoxha: Mjekët paguhen 3 herë më pak!
Në Report TV avokati Edmond Petraj e quajti rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët “të justifikuar dhe jo marramendëse”, kurse avokati Arbër Hoxha kundërshtoi duke thënë se mjekët paguhen disa herë më pak.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' | Pensionistët: Bonus në janar, asgjë në shkurt! Përsëri ankesa
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Pulë me arra nga zonja Albana
Pulë me arra
Përbërësit:
- 1 pulë
- 50 gr gjalpë
- 2 filxhanë kafeje arra
- 1 kokë hudhër
- 2 lugë gjelle uthull
- 1 lugë gjelle miell
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pulën e pastruar dhe të larë e presim në thela. E vendosim në tenxhere, hedhim ujë të vluar aq sa të mbulohet mishi, shtojmë pak kripë, piper të zi dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadalshëm. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim miellin, shtojmë lëngun e pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe e lemë të ziejë 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e përziejmë me arra të shtypura. Rregullojmë salcën me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi dhe thelpinj arre dhe e lëmë në vend të ngrohtë, por pa marrë valë. Kur e shërbejmë në pjatë vendosim pulën, të cilën e mbulojmë me salcën e përgatitur.
-
VIDEO
Makarona me patëllxhan dhe borzilok nga zonja Albana
Makarona me patëllxhan dhe borzilok
Përbërësit:
- 400 gr makarona
- 1 patëllxhan
- 150 gr gjizë dele e kripur
- 3-4 domate të freskëta
- 4 thelpinj hudhër
- 1 tufë e vogël borzilok
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Prisni domatet dhe vendosini në një tenxhere me një majë kripë, 2 thelpi hudhre dhe tufën e borzilokut. Lërini të ziejnë për 30 minuta në zjarr të ulët, pa shtuar ujë, domatet do të lëshojnë lëngun e tyre. Pas 30 minutash hiqni hudhrën dhe borzilokun. Kalojini domatet në një blender të imët dhe bëjini pure.Vendosni salcën e grirë në blender në një tigan, shtoni një thelpi hudhër dhe një degë borziloku. Gatuajeni për disa minuta duke e përzier herë pas here. Ndërkohë prisni patëllxhanin në feta jo shumë të holla, dhe shtojini në një tigan ku më parë keni shtuar vaj ulliri dhe një thelpi hudhër. Skuqini duke i kthyer herë pas here derisa të marrin ngjyrë të artë. Hiqini me kapëse dhe vendosini mënjanë. Paralelisht vendosni një tenxhere me ujë për të zier makaronat dhe pas vlimit shtoni kripën dhe pastën. Zieni makaronat al dente, më pas kullojini. Në tiganin me salcë shtoni patëllxhanët bashkë me vajin që kanë kulluar në pjatë, shtoni dhe një lugë vaj ulliri të freskët. Kavërdiseni që të lidhen dhe shtoni makaronat e sapokulluara, duke shtuar një gjysëm garuzhde nga uji i tyre. Shërbejini makaronat menjëherë të ngrohta, duke shtuar sipër rikotën dhe një gjethe borziloku.
-
VIDEO
Trahana me perime të pjekura nga zonja Albana
Trahana me perime të pjekura
Përbërësit:
- 1 kungull i verdhë
- 2 speca të kuq
- 2 karrota
- 1 qepë e madhe
- 2 koka hudhre
- 200 gr domate qershi
- 3-4 lugë vaj ulliri
- 1 lugë çaji paprika
- 1 litër lëng perimesh ose ujë
- 120-150 gr trahana
- 2-3 lgj pana ose kos i trashë
- Kripë, piper i zi
- Gjalpë (opsionale për shije më të pasur)
Përgatitja:
Ngrohim furrën në 200°C. Presim kungullin në copa të mëdha dhe e vendosim në tavë bashkë me specat, karrotat, qepën, domatet dhe hudhrat (me lëkurë). Shtojmë vaj ulliri, kripë, piper dhe paprika. I pjekim perimet për 35-45 minuta derisa të zbuten dhe të karamelizohen lehtë. Pastrojmë hudhrat nga lëkura dhe vendosim të gjitha perimet në blender ose tenxhere. Shtojmë lëngun e perimeve dhe e bluajmë derisa të bëhen krem i butë. Kalojmë kremin në tenxhere në zjarr mesatar, shtojmë trahananë dhe e gatuajmë 10-15 minuta, duke e përzier shpesh që të mos ngjitet. Në fund shtojmë panën ose kosin dhe një copë gjalpë për shije më të plotë.
-
VIDEO
Shqetësimi i madh/ 'Në janar e mora bonusin, në shkurt nuk ma dhanë!' Eksperti sqaron pensionistët
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 18 shkurt 2026
Titujt e gazetave për sot, nga pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë te 20 shkurti, molotovët dhe Berisha e deri tek mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi për liderët e UÇK-së.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Repolitix' |Eksluzive/ 14 ekspertë zhbiriluan Shtëpinë e Verdhë! Ish-prokurori: Asnjë provë për trafik organesh
“Shtëpia e verdhë” quhej kulla 2 katëshe në një fshat afër Burrelit, ku sipas raportit të komisionerit zvicerian Dick Marty, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e përdorte për t’i hequr organet serbëve të rrëmbyer dhe të vrarë, me qëllim tregtimin e tyre.
-
VIDEO
Si të njohim një fëmijë autik? Po vaksina ndikon? Ekspertët: Prindërit mos e ngatërrojnë me...
-
VIDEO
“Berisha do vrasje, SPAK-ut mos t’i besojmë!” Deklarata tronditëse/ Meçe përplaset me Alesia Balliun
Protesta e 10 shkurtit e Sali Berishës nuk ishte një revoltë qytetare, por një skenar i organizuar për të prodhuar zhurmë politike. Kjo ishte linja që përshkoi analizën në emisionin “Studio Live” në Report TV, ku juristja Alesia Balliu dhe analisti Arben Meçe çmontuan narrativën e “kilometrit të fundit” të shpallur nga Sali Berisha.