• VIDEO

    Tespishte tradicionale, që do ju shkrihet në gojë nga zonja Albana

    Tespishte tradicionale

    Përbërësit:

    • 500 gr gjalpë
    • 100 gr sheqer
    • 100 ml qumësht
    • 1 lugë kafeje sodë
    • 3 vezë të freskëta
    • 500 gr miell
    • Bajame

    Për sherbetin:

    • 500 gr sheqer
    • 500 ml ujë
    • Vanilje

    Përgatitja:

    Vendosim një tenxhere të madhe në zjarr ku hedhim gjalpin dhe sheqerin. I përziejmë derisa sheqeri të karamelizohet. Më pas tenxheren e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për disa minuta. Në tenxhere shtojmë qumështin dhe e vendosim sërish në zjarr. Vijojmë duke shtuar miellin, e përziejmë me lugë druri pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të shkëputet nga anët e tenxheres. Pasi masa të jetë trashur mjaftueshëm e heqim nga zjarri dhe shtojmë një nga një vezët duke mos ndërprerë përzierjen. E spërkasim me pak miell dhe nisim ta punojmë me dorë derisa të krijohet një masë kompakte. E spërkasim me kokrriza sheqeri nga të gjitha anët. Vendosim brumin në një tavë të lyer me gjalpë duke e shtrirë me dorë në të gjithë sipërfaqen e tavës. E presim në rombe, vendosim bajame dhe e pjekim në furrë. Ndërkohë përgatisim sherbetin duke hedhur në një tenxhere, sheqerin, ujin dhe vaniljen. I lëmë të vlojnë derisa sherbeti të trashet. Kur ëmbëlsira të piqet, e lëmë të ftohet dhe më pas e sherbetosim.

  • VIDEO

    Supë trahana me lëng kockash, qepë dhe erëza nga zonja Albana

    Supë trahana me lëng kockash, qepë dhe erëza

    Përbërësit:

    • 1.5 litër lëng kockash
    • 200 gr trahana
    • 1 qepë mesatare
    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • 150–200 gr djathë i bardhë
    • Kripë, piper i zi
    • Spec i kuq i ëmbël
    • Pak nenexhik i thatë ose trumzë
    • Hudhër pluhur ose 1 thelpi hudhër

    Përgatitja:

    Në një tenxhere, ngrohni vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtoni qepën e grirë dhe kaurdiseni në zjarr mesatar derisa të zbutet dhe të bëhet transparente (pa u skuqur shumë). Shtoni erëzat (piper, spec i kuq, nenexhik/trumzë) dhe përziejini për disa sekonda që të çlirojnë aromën. Hidhni trahananë dhe përziejeni 1–2 minuta. Shtoni gradualisht lëngun e kockave, duke e përzier vazhdimisht. Ulni zjarrin dhe lëreni të ziejë 10–15 minuta, derisa trahanaja të trashet dhe të piqet mirë. Rregulloni kripën. Në fund, shtoni djathin e bardhë të thërrmuar dhe përziejeni lehtë. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë 2–3 minuta.

    Këshillat e Albanës: Nëse doni shije edhe më tradicionale, shtoni në fund 1 lugë çaji gjalpë të shkrirë me pak spec të kuq, sipër në servirje.

  • VIDEO

    Qofte shtëpie në furrë me patate dhe salcë të kuqe nga zonja Albana

    Qofte shtëpie në furrë me patate dhe salcë të kuqe

    Përbërësit:

    • 6–8 patate të vogla
    • 600 gr mish i grirë
    • 1 qepë mesatare
    • 1 kokërr vezë
    • 2–3 lugë gjelle bukë e thekur e grirë
    • 2 lugë gjelle qumësht
    • 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
    • Kripë, piper i zi
    • Pak spec i kuq (opsional)
    • Vaj për skuqje ose pak vaj ulliri për pjekje

    Për salcën:

    • 1 spec i kuq
    • 1 spec jeshil
    • 1 qepë
    • 2 lgj salcë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 200 gr djathë i grirë i butë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Ziejini patatet të vogla me lëkurë në ujë me kripë derisa të zbuten, por të mos shpërbëhen. Ftohini pak dhe qërojini. Në një tas të madh vendosni mishin e grirë, qepën, vezën, galetën, qumështin, majdanozin, kripën dhe erëzat. Përziejini mirë derisa masa të bëhet homogjene. Merrni një sasi mishi, hapeni në pëllëmbë, vendosni një patate kokërr në mes dhe mbështilleni plotësisht me mish, duke formuar qofte të rrumbullakëta.Vendosini në tavë. Në një tigan zbusni qepën me pak ujë dhe vaj. Shtoni specat në kubikë dhe salcën. Rregulloni shijen dhe shtojeni salcën në tavë. Mbulojeni sipërfaqen e qofteve me djathë dhe vendoseni në furrë në 200 gradë për 30 minuta.

  • VIDEO

    A do të ketë indeksim dhe bonus fundviti? Eksperti Hoxha jep lajmin e mirë

     

    Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, i ftuar në 'Shtypi i Ditës dhe Ju' analizoi situatën aktuale të pensioneve në vend. Ai dha informacione për mënyrën e shpërndarjes së bonusit, rishikimin e skemës dhe indeksimin e fundvitit, duke thënë mes të tjerash se qytetarët të zhgënjyer për përfitimet e tyre.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 4 shkurt 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Kushtetuesja shtyn sërish vendimin për Ballukun te tenderat e vonuar të Onkologjikut janë krim e deri tek " Bomba" ekologjike e Portit të Durrësit.

  • VIDEO

    PJESA 2 Repolitix| Ervin Salianji sfidon publikisht Berishën dhe Nokën: Të dëshpëruar! Humbësit serialë s’kanë shans …

     

    Ervin Salianji ka sfituar publikisht kryedemokratin Sali Berisha dhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, duke thënë se ata nuk kanë asnjë shans që të përjashtojnë njeri nga partia dhe të përcaktojnë anëtarësinë e kësaj force politike.

  • VIDEO

    PJESA 1 Repolitix| 'Kushtetuta ndryshohet në dhjetor' Debati: Pakti Rama-Berisha, senati u jep përjetësi

  • VIDEO

    Kosova shkëlqen në botë! Po Shqipëria? Regjisori zbulon kush bën filma më të mirë

  • VIDEO

    Filipinezet më të mira se shqiptaret! DEBAT në studio/ Ekspertët: Ja sa paguhen

    A janë punëtorët e huaj më të përgatitur se shqiptarët? Në studio shpërthen debati për tregun e punës, ku ekspertët analizojnë rritjen e punësimit të filipinezëve dhe krahasimin me fuqinë vendase të punës. Sa paguhen, pse preferohen dhe çfarë po ndodh me tregun shqiptar të punës?

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' E dhimbshme/54-vjeçari me aftësi të kufizuara mbetet në burg, familja nuk shkon ta marrë

  • VIDEO

    ‘Bojkoti i reformës territoriale i shërben mazhorancës’! Dashamir Shehi për Report TV: Berisha nuk është më i vlefshëm për të udhëhequr opozitën!

    Gjatë një interviste në emisionin 'Studio Live' në Report TV, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi paralajmëroi se bojkoti i reformës territoriale nga PD do të ishte një përsëritje e gabimeve të 2015-s dhe 2019-s, duke argumentuar se largimi nga procesi vetëm sa i jep dorë të lirë mazhorancës.

  • VIDEO

    ‘PD në gjumë letargjik, ka lidership të lodhur’- Alesia Balliu: Protesta e 10 shkurtit është thirrur nga Berisha për mbijetesë politike

     

    Alesia Balliu është shprehur se protesta e 10 shkurtit është thirrur nga Berisha për mbijetesën e vet politike. Sipas Balliut, sot PD është në një gjumë letargjik, me një lidership të lodhur që nuk prodhon ide dhe nuk ngre kauza të drejta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv