-
VIDEO
Emisioni i plotë| Ekskluzive, ‘Pa Gjurmë’ gjen çiftin e dyshuar për rrëmbimin e Bleona Matës/ Nëna shikon foton e saj
Rasti i zhdukjes së vogëlushes Bleona Mata vijon të mbetet një nga historitë më të rënda dhe më të dhimbshme, ndërsa dëshmi të reja kanë hapur së fundmi një pistë tjetër kërkimesh. Sipas dëshmive të bëra publike, vogëlushja dyshohet se është rrëmbyer dhe se është mbajtur peng për një periudhë tre mujore në zonën e Llakatundit, në Vlorë. Kjo pistë u forcua nga deklarime dhe materiale të reja, të trajtuara ekskluzivisht në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, me gazetaren Odeta Dume.E ftuar në studio, nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, u përball me dëshmi dhe fakte të reja mbi zhdukjen e vajzës së saj. Gjatë rrëfimit, ajo deklaroi se familja që është vënë në qendër të dyshimeve ka pasur konflikt të mëparshëm me familjen Mata. “Çiftin nga Vlora nuk e njoh. Vetëm prindërit e vajzës i kam takuar në Zapot, ditën kur u zhduk Bleona. Ish-vjehrri im ka pasur konflikt me këtë familje dhe në maj të vitit 2010 i ka denoncuar në polici,” u shpreh Bukurie Veizi. Në një moment kyç të emisionit, u prezantua fotografia e vajzës së çiftit nga Llakatundi i Vlorës, e cila dyshohej se mund të ishte Bleona Mata. Nëna e pa për herë të parë imazhin, por theksoi se tiparet nuk përputheshin plotësisht, ndonëse dyshimet e saj vijonin të mbeteshin tek e njëjta familje. “Tiparet nuk përputhen, por dyshimet e mia mbeten tek kjo familje,” deklaroi ajo. Po ashtu, ekskluzivisht “Pa Gjurmë” solli dëshmitë e gruas dhe të burrit që prej vitesh janë përmendur në këtë pistë hetimi, të cilët folën për herë të parë publikisht për çështjen Bleona Mata. Një tjetër element i rëndësishëm ishte zbardhja e misterit të një vogëlusheje që qante në familjen e çiftit nga Llakatundi. Pas verifikimeve, u konfirmua se ajo fëmijë nuk ishte Bleona Mata, por mbesa e familjes.
-
VIDEO
Bota Report|Politikanë shqiptarë të përfshirë në dosjet Epstein që trondit botën? Gjoni zbulon bisedën me ...
Në një intervistë për emisionin Bota Report në Report TV, ish-deputeti tha se ekspozimi i dokumenteve të dosjes Jeffrey Epstein ka një qëllim denigrues dhe synon të ulë besimin ndaj politikës perëndimore. Sipas tij, fakti që përmenden emra të njohur nuk është i çuditshëm, pasi Epstein kishte arritur të depërtonte në rrethe shumë të larta politike dhe ekonomike.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Shkurt 2026 – Receta / Marramendja dhe Vertigo, trajtimi natyral
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me kungull dhe djathë pa petë / Jufka me pulë në furrë / Supë e ftohtë detoks.
Vertigoja dhe marramendja janë ndër shqetësimet më të shpeshta që prekin njerëzit e të gjitha moshave, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e jetës. Por çfarë është në të vërtetë vertigoja dhe pse na krijohet ndjesia sikur gjithçka rrotullohet rreth nesh? Pse na shfaqet ndjesia e rrotullimit, humbjes së ekuilibrit apo paqëndrueshmërisë? Përveç shkaqeve të njohura, shpesh pas marramendjes fshihen edhe faktorë më pak të dukshëm, si problemet me qarkullimin e gjakut, sistemi nervor, stresi apo mungesat ushqyese. Në "Bima dhe Shëndeti" në Rreze Dielli, ndalemi te shkaqet kryesore dhe ato të fshehura të vertigos, si dhe te mënyrat se si mund të trajtohet kjo problematikë në mënyrë natyrale. Flasim me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili do të na njohë me trajtime natyrale, çajra, kura bimore dhe këshilla praktike që ndihmojnë në lehtësimin e marramendjes dhe rikthimin e ekuilibrit në organizëm.
-
VIDEO
Degradimi i Librazhd–Qafë Thanë/ Eksperti: S’kemi rrugë të certifikuara, aksidentet në rritje
Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 2 Shkurt - Pensionet 'nën lupë', Nunaj: Do të merrni kompensim fundviti
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Të merret mendja? Mëso shkakun e vërtetë të Vertigos! Ja zgjidhja natyrale nga Ylli Merja
Vertigoja dhe marramendja janë ndër shqetësimet më të shpeshta që prekin njerëzit e të gjitha moshave, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e jetës. Por çfarë është në të vërtetë vertigoja dhe pse na krijohet ndjesia sikur gjithçka rrotullohet rreth nesh? Pse na shfaqet ndjesia e rrotullimit, humbjes së ekuilibrit apo paqëndrueshmërisë? Përveç shkaqeve të njohura, shpesh pas marramendjes fshihen edhe faktorë më pak të dukshëm, si problemet me qarkullimin e gjakut, sistemi nervor, stresi apo mungesat ushqyese. Në "Bima dhe Shëndeti" në Rreze Dielli, ndalemi te shkaqet kryesore dhe ato të fshehura të vertigos, si dhe te mënyrat se si mund të trajtohet kjo problematikë në mënyrë natyrale. Flasim me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili do të na njohë me trajtime natyrale, çajra, kura bimore dhe këshilla praktike që ndihmojnë në lehtësimin e marramendjes dhe rikthimin e ekuilibrit në organizëm.
-
VIDEO
Byrek me kungull dhe djathë pa petë nga zonja Albana
Byrek me kungull dhe djathë pa petë
Përbërësit:
- 420 gr kungull
- 350 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- 1 gotë vaj ulliri
- 1 gotë qumësht
- 360 gr miell
- Kripë, piper i zi
- Opsionale: bollgur i imët për fundin dhe sipër tavës
Përgatitja:
Fillimisht ngrohni furrën në 180°C. Grini kungullin dhe shtrydheni shumë mirë duke e marrë me grushta, që të hiqni gjithë lëngun. Vendoseni në një enë të madhe dhe shtoni qumështin dhe vajin e ullirit. Përziejini mirë. Shtoni piperin e zi. Shtoni miellin gradualisht duke e përzier derisa të formohet një masë e trashë, por e përhapshme. Shtoni djathin feta, duke lënë rreth ¼ e sasisë për ta hedhur sipër në fund. Përziejini lehtë. Lyeni një tavë me vaj ulliri, spërkateni lehtë me bollgur të imët ose thërrime buke (ndihmon që byreku të mos laget dhe të hiqet më lehtë nga tava). Hidhni masën në tavë dhe përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme, spërkatni sipër me djathin feta të mbetur, hidhni pak vaj ulliri dhe 1–2 lugë bollgur të imët për krokantësi. Piqeni për 45–50 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë dhe të jetë krokante. Lëreni të ftohet pak, më pas priteni dhe shërbejeni.
-
VIDEO
Supë e ftohtë detoks me kastravec nga zonja Albana
Supë e ftohtë detoks
Përbërësit:
- 500 gr kastraveca
- 2/3 tufë majdanoz
- 2/3 tufë koper
- 2–3 thelpinj hudhër
- 10 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
- Lëngu i gjysmës së 1 limoni
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një blender vendosim të gjithë përbërësit dhe i bluajmë për 3-4 minuta. Kremin e fituar e lëmë në frigorifer për 1 orë, më pas e konsumojmë. Shërbehet me një lugë kos dhe pak vaj ulliri ekstra të virgjër.
-
VIDEO
Jufka me pulë në furrë nga zonja Albana
Jufka me pulë në furrë
Përbërësit:
- 1 pulë e vogël
- 1 kokërr qepë
- 400 gr jufka
- 2 lgj gjalpë ose 4 lgj vaj ulliri
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm pulën, e ndajmë në pjesë ose e lemë të plotë. E kaurdisim me pak yndyrë, më pas shtojmë ujë dhe e lemë të zihet jo plotësisht. Qërojmë qepën dhe e grijmë shumë hollë. Në një tigan hedhim gjalpin ose vajin e ullirit dhe shtojmë qepën duke e kaurdisur derisa volumi të ulet. Më pas shtojmë jufkat dhe i kaurdisim gjithashtu përreth 4-5 minuta. Pasi kanë marrë një ngjyrë të artë i heqim nga zjarri dhe i shtrojmë në tavë, vendosim copat e pulës së prerë sipër. Shtojmë lëngun e pulës derisa jufkat të mbulohen, i spërkasim me pak gjalpë dhe i fusim në furrë të ngrohur më parë duke i lënë të piqen përreth 35 minuta derisa lëngu i pulës të përthithet.
-
VIDEO
Lajm i mirë për pensionistët/ Ekspertja Nunaj: Pres të ketë bonus fundviti, pavarësisht kompensimeve
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 2 shkurt 2026
Titujt e gazetave për sot, nga bllokohet juglindja e paralizohet qarkullimi në akset kombëtare te Republika në provë e deri tek skenari i protestës së 10 shkurtit dhe porositë e Berishës për drejtuesit e PD.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Veri-Jug'| Postrriba e barinjve qindravjeçarë, trashëgimia që jeton ende mes maleve
Në zonën e Postrribës, mes barinjve të sotëm, ruhen gjallë trashëgimtarët e një zanati ndër më të vjetrit në botë. Familja Repaj me dhitë autoktone, sfida e mungesës së ujit të pijshëm në lerat e bagëtive dhe jeta në fshatin Kodër Boks tregojnë realitetin e përditshëm rural.