-
VIDEO
Horoskopi i Shkurtit SHOKON! Hëna në Luan trondit shenjat, shëndeti në rrezik / Liza Gjika paralajmëron
Muaji Shkurt vjen me energji të forta astrologjike dhe ndryshime të ndjeshme për të 12 shenjat e zodiakut, duke ndikuar drejtpërdrejt në dashuri, financa dhe gjendjen emocionale. Ndodhemi drejt fundit të vitit astrologjik, një periudhë reflektimi, mbylljeje ciklesh dhe përgatitjeje për fillime të reja. Sipas numerologes dhe astrologes Liza Gjika, zhvillimet planetare të këtij muaji do të na bëjnë të ecim më ngadalë, por me më shumë ndërgjegjësim për veten dhe zgjedhjet tona. "Jemi rreth fundit të vitit astrologjik, po lulëzojmë ngadalë. Hëna ndodhet tek Luani, e cila ka hyrë edhe tek Dielli dhe do të sjellë pak kapriço dhe rritje të egoizmit”, shprehet Liza Gjika në "Rreze Dielli". Ajo thekson se jo vetëm shenja e Luanit, por të gjitha shenjat e zodiakut duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtij muaji, pasi këto ndikime planetare mund të rrisin tensionet, egoizmin dhe të sjellin problematika, veçanërisht në shëndet, sidomos në lidhje me zemrën. Shkurti kërkon ekuilibër, vetëkontroll dhe vendime të mençura për të përballuar sa më mirë energjitë që sjell ky muaj.
-
VIDEO
Divani plot njolla? Kjo metodë natyrale zhduk çdo papastërti / Hiq njollat si profesionist!
Larja dhe pastrimi i njollave të divanëve, kolltuqeve apo karrigeve është një hap i rëndësishëm për të ruajtur jo vetëm pamjen, por edhe higjienën e ambientit ku jetojmë. Me kalimin e kohës, këto mobilie grumbullojnë pluhur, njolla nga ushqimet, pijet apo përdorimi i përditshëm, duke humbur freskinë dhe aromën e tyre të këndshme. Pastrimi i duhur jo vetëm që i rikthen pastërtinë dhe ngjyrën origjinale, por krijon edhe një aromë të freskët që zgjat, duke e bërë shtëpinë më të ngrohtë dhe më mikpritëse. Në "Bëje vetë" Niki dhe Laureta na tregojnë disa metoda efektive për pastrimin e thellë dhe ruajtjen e aromës së pastërtisë për një kohë të gjatë.
-
VIDEO
Tërmeti me magnitudë 4.1 'shkundi' Korçën, sizmiologu: Juglindja e vendit, e njohur për aktivitetin sizmik
Disa lëkundje sizmike, ku më e forta ishte me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, u regjistruan mbrëmjen e 4 shkurtit në qytetin e Korçës.
Sizmiologu, Rrapo Ormëni në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, tha se zona e juglindjes është e njohur për aktivitetin sizmik ndër vite. Si shembuj ai sjell tërmetin e vitit 1960 dhe atë të 1987.
-
VIDEO
Njolla në pecetat e bukës? Këto truke i zhdukin për 5 minuta!
Heqja e njollave nga mbulesat e tavolinave apo pecetave të bukës është një problem i shpeshtë në çdo familje, sidomos pas vakteve ku përdoren ushqime me yndyrë, salca apo pije që lënë shenja të dukshme. Këto njolla, nëse nuk pastrohen në kohë, mund të bëhen të vështira për t’u hequr dhe të dëmtojnë pamjen e pecetave. Për fat të mirë, ekzistojnë disa mënyra të thjeshta dhe efektive për pastrimin e tyre, duke përdorur produkte natyrale që gjenden lehtësisht në shtëpi. Në "Bëje vetë" në Rreze Dielli, Niki dhe Laureta tregojnë disa nga metodat më praktike për të rikthyer pastërtinë dhe freskinë e pecetave të bukës.
-
VIDEO
Linguine me karkaleca deti dhe kunguj nga zonja Albana
Linguine me karkaleca deti dhe kunguj
Përbërësit:
- 400 gr linguine Ola
- 250 gr karkaleca
- 2 kunguj jeshil
- 10-15 kokrra domate qershi
- 1 gotë e vogël konjak
- 2-3 thelpi hudhër
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Kripë, piper
- Spec djegës sipas dëshirës
Përgatitja:
Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë për të zier pastën. Shtoni kripën vetëm kur uji të vlojë. Pasi uji të ketë zier, shtoni linguinet dhe lërini derisa të bëhen al dente, jo më shumë. Ndërkohë pastroni kungujt, pritini përgjysmë për së gjati dhe pastaj në feta diagonale. Lërini mënjanë. Në një tigan ngrohni pak vaj ulliri. Kavërdisni shumë shpejt karkalecat, të pastruar dhe të çarë në shpinë. Sfumoni me pak konjak, lëreni të avullojë dhe transferojini në një pjatë. Në të njëjtin tigan shtoni hudhrën dhe lëreni të skuqet pak bashkë me kungujt. Shtoni pak spec djegës nëse dëshironi. Transferojini në pjatën ku janë karkalecat. Në tigan shtoni një thelpi hudhër dhe lëreni të skuqet pak. Hiqeni sapo të fillojë të skuqet dhe shtoni domatet e prera dysh. Lërini në tigan duke i përzier vashdimisht dhe duke shtuar pak ujë 1 ose 2 herë. Kur domatet të jenë gati shtoni karkalecat dhe kungujt. Trazojini mirë dhe më pas shtoni linguinet, përziejini derisa të lidhen mirë me salcën e pasur. Nëse shikoni se duken pak të thata, shtoni pak vaj ulliri të freskët dhe përziejeni derisa vaji të përthithet në mënyrë homogjene.
-
VIDEO
Gurabije të kuqe si dikur / Ja receta origjinale nga zonja Albana
Gurabije të kuqe
Përbërësit:
- 2 vezë
- 100 gr sheqer
- 70 gr gjalpë i shkrirë
- 150 ml qumësht
- 500 gr miell
- 1 pako pluhur pjekjeje (ose sodë buke)
- Vanilje sipas dëshirës
Për lyerjen sipër:
- Sheqer pluhur
- Pak ujë
- Bojë ushqimore e kuqe
Përgatitja:
Në një enë rrahim vezët me sheqerin derisa masa të bëhet e hapur dhe kremoze. Shtojmë gjalpin e shkrirë dhe e përziejmë mirë. Hedhim qumështin dhe vaniljen, duke vazhduar përzierjen. Miellin e përziejmë me pluhurin e pjekjes dhe e shtojmë gradualisht te masa e lëngshme. Punojmë brumin derisa të jetë i butë dhe i njëtrajtshëm. I japim formë rrumbullake gurabijeve dhe i vendosim në pjekje në furrë për rreth 20 minuta. Pasi të ftohen i lyejmë me pak sheqer pluhur të rrahur me ujë dhe bojë të kuqe ushqimore.
-
VIDEO
Tragjike/ 'Vrasësi i padukshëm' shuan famijen shqiptare në Itali! Mjeku bën apel për kujdes
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 6 shkurt 2026
Titujt e gazetave për sot, nga familja shqiptare shuhet në banesë nga rrjedhja e gazit te zbardhet audio e procesit Veliaj e deri tek qeveria hap "Tik Tok"-un.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Frontline'| Skandali me video erotike, Epstein 2 herë në Tiranë! Kë takoi? (Identikiti psikik )
Shemsi Prençi, është shprehur se ka dyshime të forta se Jeffrey Epstein ka ardhur dy herë në Shqipëri dhe për këtë i ka bërë thirrje autoriteteve të vendit tonë që të reagojnë zyrtarisht. Ndërkohë Marlind Laçi ka thënë se dyshohet se përmes dosjes Epstein po i bëhet shantazh Presidentit Trump për të sulmuar Iranin. Nga ana tjetër, Spahiu ka 'zbuluar' lidhjen e veçantë që kishte Epstein me ish-Presidentin amerikan Bill Clinton.
-
VIDEO
Banori i Baks-Rrjollit sjell hipotekën në Report TV, thirrja për Ulajn: Nëse je burrë, hajde kundërshtoje! Do të shkojmë deri në Strasburg
-
VIDEO
“Grabitës me resort”, avokati Pjetri për Report TV: Ulaj falsifikoi dokumentet që banorët s’i bënë dot për vite! Nuk ka qenë i vetëm
Avokati Ndue Pjetri thotë se banorët i zotërojnë tokat prej mbi 100 vitesh, por nuk kanë marrë kurrë pronësinë ligjore, ndërsa pretendimet e Fatmir Shpellzës dhe dokumentet e reja i cilëson të falsifikuara me përfshirje ndërtuesish, gjyqtarësh dhe krimit. Ai kërkon hetim nga SPAK, thekson se Ulaj nuk është investitor strategjik, dhe shton se banorët do t’i pranojnë institucionet nëse provohet e kundërta.
-
VIDEO
Toksike apo të padëmshme? Flet Inxhinieri/ E vërteta për mbetjet e Kurum e analizat nga Italia
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.