• VIDEO

    'SPAK, arrestime të forta!' Avokati zbulon prapaskenat: Presion drejtësisë, miliona euro të zhdukura

    SPAK në qendër të vëmendjes me arrestime të bujshme dhe dosje që tronditin drejtësinë. Avokati Alban Duraj zbardh prapaskenat, flet për presione të forta ndaj institucioneve dhe miliona euro që dyshohet se janë zhdukur.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ishte i pirë, e puthi gabimisht vajzën në buzë’/Nëna mbron burrin, e bija e fut në burg

    Në këtë episod të Pa Gjurmë trajtohet një histori e rëndë dhe delikate, ku një 50-vjeçar nga Ballshi përfundon në burg pas akuzës për ngacmim seksual nga vajza e tij e mitur.E ftuar në studio, Violeta Maraj hedh poshtë akuzat e së bijës, duke deklaruar se ngjarja ka qenë vetëm një përqafim dhe se bashkëshorti i saj nuk e ka prekur me dorë vajzën. Nga ana tjetër, nëna rrëfen edhe një rast tjetër, ku sipas saj, e bija është ngacmuar nga pronari i saj dhe ka mbetur me trauma nga ajo ngjarje.Në video, vajzat tregojnë momentet e ngacmimit, ndërsa bëhet e ditur se një prej rasteve është denoncuar, por autori nuk e ka vuajtur dënimin dhe aktualisht është i lirë.Në pjesën e dytë të episodit, publikohet deklarata e vajzës për babain e saj, ku ajo shprehet se ai ishte i pirë atë natë dhe e puthi në buzë. Vajza rrëfen sikletin dhe frikën që ndjen kur ai i afrohet.Nëna e së miturës pranon se vajza nuk ia kishte shprehur më herët shqetësimin dhe thekson se burri nuk jetonte me familjen. Ajo vijon të mbrojë bashkëshortin, duke këmbëngulur se puthja ka qenë gabim dhe në gjendje të dehur.Një histori e ndërlikuar, me deklarata kontradiktore, dëshmi të rënda dhe pasoja të rënda ligjore, që ngre pikëpyetje serioze mbi mbrojtjen e të miturve dhe përgjegjësinë familjare.

  • VIDEO

    Bota Report|'SHBA godet Iranin shumë shpejt', Ish-ambasadori paralajmëron luftë të re në horizont

    Në analizën e tij për Report TV, ish ambasadori Roland Bimo thotë se përplasja SHBA–Iran po përdoret si një negociatë formale pa vullnet real për kompromis, ku presioni i aleatëve, sidomos i Izraelit, po shtyn Uashingtonin drejt një përshkallëzimi të rrezikshëm që mund të sjellë luftë dhe pasoja të rënda ekonomike globale. Sipas tij Irani nuk është aq i brishtë sa pretendohet dhe një konflikt i gjatë mund t’i kushtojë politikisht vetë presidentit Donald Trump.

  • VIDEO

    Quajti Shqipërinë narkoshtet: Analist 'shuplakë' Berishës: U injorua nga të huajt, opozita pa kauzë

     

    Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • VIDEO

    Gjyqtarët në konflikt interesi për çështjen e pagave? Rexhaj për Report TV: T'i kthejnë borxhin moral shoqërisë shqiptare!

    Gjatë një interviste me emisionin Sot Live në Shqipëri në Report TV Rexhaj theksoi se gjyqësori nuk mund të marrë vendime që prekin drejtpërdrejt arkën e shtetit, sidomos kur bëhet fjalë për përfitime për veten.

  • VIDEO

    Kur gjoba kthehet në burg pse ligji nuk po 'tremb' shoferët, Qibini dhe Dema analizojnë situatën

     

    Gazetari Sokol Dema dhe eksperti Islam Qibini, të ftuar në 'Sot Live në Shqipëri', folën për parkimet dyshe që po shqyrtohen të futen në Kodin Penal dhe rastet kur shoferët rrezikojnë burg. Ata sollën shembuj konkretë dhe i analizuan shkeljet në studio.

  • VIDEO

    Rikthehen reshjet e shiut në vend, Gjoni: Nesër do të jenë në formën e shtrëngatave, erë e fortë në bregdet

    Anira Gjoni ga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se këto kushte atmosferike të paqëndrueshme do të vijojnë edhe javën që vjen.

  • VIDEO

    Bukë misri me presh dhe ullinj nga zonja Albana

    Bukë misri me presh dhe ullinj

    Përbërësit:

    • 1 presh i prerë hollë
    • 100 gr ullinj pa bërthamë
    • 1 gotë kos
    • 1 vezë
    • 400 gr miell misri
    • 1 lugë çaji sodë buke
    • 200 ml ujë
    • Kripë sipas shijes
    • Vaj ulliri për tavën

    Përgatitja:

    Ngrohni furrën në 180°C. Në një tigan, kaurdisni lehtë preshin me pak vaj ulliri derisa të zbutet dhe lëreni të ftohet. Në një tas të madh rrihni vezën me kosin dhe ujin. Shtoni sodën e bukës dhe kripën. Hidhni gradualisht miellin e misrit duke e përzier derisa të formohet një masë homogjene, jo shumë e trashë. Shtoni preshin e kaurdisur dhe ullinjtë; përziejini mirë. Lyejeni tavën me vaj, hidhni masën dhe niveloni sipërfaqen. Piqeni për 40–45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Lëreni të pushojë 10 minuta, më pas priteni dhe shërbejeni.

    Këshillat e Albanës: Për shije më të pasur, mund të shtoni piper të zi ose rigon. Nëse dëshironi një teksturë më të butë, zëvendësoni 50 ml ujë me qumësht.

  • VIDEO

    Biftekë të mbushur, kaluar në galetë nga zonja Albana

    Biftekë të mbushur, kaluar në galetë

    Përbërësit:

    • Biftekë viçi (romstek) të rrahur hollë
    • Kripë dhe piper i zi
    • Arra të copëtuara
    • Djathë kaçkavall
    • 2–3 vezë
    • 100 gr miell
    • 150 gr bukë e grirë (galetë)
    • Vaj luledielli për skuqje

    Përgatitja:

    Rrahim biftekët me çekiç kuzhine derisa të hollohen mirë. I rregullojmë me kripë dhe piper. Në mes të çdo bifteku vendosim arra dhe djathë kaçkavall. I palosim dhe i mbyllim mirë biftekët nga të gjitha anët. Pasi i kemi përgatitur të gjithë biftekët, i kalojmë fillimisht në miell, më pas në vezë të rrahura dhe në fund në bukë të grirë (galetë). I shtypim lehtë me dorë që panimi të ngjitet mirë dhe i lëmë mënjanë. Vendosim një tigan në zjarr me vaj luledielli, kur vaji të nxehet mirë, ulim zjarrin në mesatar–të ulët. Para skuqjes, biftekët i kalojmë edhe një herë lehtë në vezë dhe i vendosim në tigan. I skuqim duke i kthyer herë pas here, derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe të piqen njëtrajtshëm. I heqim nga tigani dhe i vendosim në pjatë me letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt.

  • VIDEO

    Gjethe lakre të skuqura mbushur me djathë nga zonja Albana

    Gjethe lakre të skuqura, mbushur me djathë e erëza

    Përbërësit:

    • Lakër e vogël
    • Djathë
    • Vezë
    • Kripë
    • Piper i zi
    • Spec i kuq pluhur
    • Hudhër pluhur
    • Majdanoz
    • Miell
    • Galetë
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Lakra pastrohet nga fletët e dëmtuara. I pritet koçani derisa fletët të lirohen dhe të hyjë nxehtësia gjatë zierjes. Lakra zihet në ujë të valuar me kripë, me koçanin poshtë, derisa fletët të zbuten. Më pas hiqet nga uji, kullohet dhe fletët ndahen me kujdes duke i hapur mbi tavolinë. Merren 1–2 fletë lakre, shtypet pak kërcelli dhe në mes vendoset djathi i thërrmuar i përzier me vezë, majdanoz dhe piper të zi të bluar. Mbështillet në formë zarfi, kalohet secila në miell, vezë dhe më pas në galetë, duke u dhënë formë të rregullt. Skuqen në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët.

  • VIDEO

    Gjyqtarët duan rritje page/ Hoxha: Kërkesa e padrejtë moralisht, deklarata e tyre e shkruar nga AI

     

    Avokati Arbër Hoxha thotë se kërkesa e gjyqtarëve për rritje page, është e padrejtë nga ana morale. Në një intervistë për 'Shtypi i ditës dhe ju', Hoxha u shpreh se gjyqtarët paguhen deri në tre herë më shumë se mjekët specialistë, dhe paga e tyre është sa 60 fishi i një pensioni.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 5 shkurt 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga deputetët në SHBA e Berisha i vetëm në Tiranë te vazhdon përplasja e Ramës për pagat e magjistratëve e deri tek kriteret e reja për amnistinë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv