-
VIDEO
'Më përmendi motrën...' Debat i fortë/ Muçi: Je me Berishën! Lapaj: Mos bëni goditje nën brez
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Lapaj për Report TV: PS, bunker bërthamor kundër drejtësisë!
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se po i jep mbrojtje politike zv/kryeministres Belinda Balluku në përballjen e saj me drejtësinë .
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | ‘I publikuan fotot intime, e largova vajzën në Greqi’/ Nëna: Prej 4 muajsh më ka humbur
Në këtë episod të Pa Gjurmë trajtohet historia e zhdukjes së Marjeta Dautit, 27 vjeçe, e cila rezulton e humbur që prej 15 shtatorit 2025. Familja e saj nga Korça jeton prej muajsh në ankth, pa asnjë informacion mbi fatin e të resë.Nëna e Marjetës rrëfen momentet e fundit kur ishte me vajzën, shqetësimet që ajo kishte shprehur dhe përpjekjet e vazhdueshme për ta gjetur. Sipas familjes, para zhdukjes, Marjeta kishte kaluar një gjendje të rënduar emocionale, pas përfshirjes në një situatë të vështirë personale.Përmes këtij rasti, Pa Gjurmë synon të ndihmojë familjen dhe të ftojë këdo që mund të ketë informacion të vlefshëm të kontribuojë për zbardhjen e kësaj zhdukjeje.
-
VIDEO
Yzeiri për Report TV: SPAK burgosi pa gjyq Erion Veliajn, Metën pa asnjë akuzë! Ministri i Drejtësisë të vërë pikat mbi ‘i’
Në një bisedë me “Sot Live” në Report TV, analisti Ilir Yzeiri thotë se “SPAK urdhërohet nga prokurorët pranë Berishës”. Më pas thotë se “Berisha është figurë kriminale, por SPAK-u hesht” për këtë. Yzeiri thotë se Prokuroria e Posaçme ka futur në burg pa gjyq Erion Veliajn dhe Lefter Kokën.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Janar 2026 – Receta / Mjekja e shkrimtarja Selma Dino në një rrëfim për jetën
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Dollma me lakër dhe krem / Hallvë xhelatinoze me bajame. Gjithashtu Niki dhe Albana treguan dhe një çaj antiviral me përbërës natyral.
Ka histori dashurie që lindin në heshtje, rriten në pritje dhe mbijetojnë edhe atëherë kur koha, lufta apo vetë jeta përpiqen t’i shuajnë. Ka kopshte që nuk janë thjesht vende, por hapësira kujtese, strehë shpirtërore dhe kthim te vetja... Të jetosh mes mjekësisë dhe letërsisë mund të duket si një gjendje me kahe të kundërta, por për Selma Dinon këto dy botë nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, përkundrazi, plotësohen. Ndoshta sepse arti është pjesë e ADN-së së saj: ajo është mbesa e shkrimtarit të njohur Ali Asllani dhe bija e vetme e dy prindërve të arsimuar, me kulturë perëndimore. Sot në studion e "Rreze Dielli" kemi Dr. Selma Dino, mjeke dhe shkrimtare, e lindur në Tiranë, e diplomuar në mjekësi në vitin 1979 dhe e specializuar në gjinekologji. Në vitin 1991, pas ndryshimit të sistemit, ajo u largua drejt Italisë së bashku me bashkëshortin e saj, onkologun e njohur Dr. Dori Mihali, dhe djalin e tyre të vogël. Edhe në Itali, Selma Dino arriti të spikasë, duke barazvlerësuar diplomën në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Milanos dhe duke ushtruar me përkushtim profesionin e mjekes. Por pasioni për letërsinë e shoqëroi paralelisht këtë rrugëtim, duke i dhënë lexuesit shqiptar një sagë të gjerë letrare – tetralogjinë “Pasdite në kopshtin e shtëpisë”. Një vepër e vendosur në Anglinë e Luftës së Dytë Botërore, ku dashuria mes Anës dhe Perlatit vihet përballë luftës, ndarjes dhe pritjes së gjatë; ku letrat mbeten pa përgjigje dhe heshtja bëhet po aq e fortë sa fjala. Saga nis me “Piktura”, vijon me “Muri” në dy vëllime dhe do të përmbyllet me “Gjerdani” dhe “Kthimi në kopsht”. Selma Dino na fton sot në këtë kopsht letrar për të folur jo vetëm për personazhet dhe fatet e tyre, por edhe për jetën, emigrimin dhe kujtesën; për jetën në Itali, për humbjen e bashkëshortit të saj, Dr. Dori Mihali, për lidhjen e fortë mes tyre, dhimbjen, mallin dhe mbështetjen që ajo mori për t’u ulur e për të shkruar. Një rrëfim emocional dhe thellësisht prekës, ku letërsia bëhet mënyrë për të përballuar mungesën.
-
VIDEO
Rrëfimi prekës i Selma Dinos | Një mjeke, një shkrimtare, një dashuri e madhe dhe një libër që frymon

Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 30 Janar - Kodi i ri Penal! A zgjidhen këto probleme me burg?
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Hallvë xhelatinoze me bajame nga zonja Albana
Hallvë xhelatinoze me bajame
Përbërësit:
- 1 litër ujë
- 800 gr sheqer
- 100 ml vaj luledielli
- 240 gr niseshte misri
- 1 majë luge kripë
- 150 gr bajame të pjekura lehtë
Përgatitja:
Vendosni një tigan anti-ngjitës në zjarr dhe lëreni të nxehet shumë. Në një tas rrihni ujin me sheqerin derisa të përzihen mirë. Shtoni vajin e lulediellit dhe niseshtenë e misrit. Përzieni derisa niseshtja të tretet plotësisht dhe shtoni kripën. Në tigan shtoni pak sheqer për karamel dhe përziejeni me lugë druri. Shtoni gradualisht pjesën tjetër të sheqerit, duke e përzier derisa të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të artë. Kur karameli të jetë gati, hiqeni nga zjarri dhe hidheni në përzierjen e tasit. Trazojeni mirë dhe transferoni të gjithë masën në tigan mbi zjarr. Gatuajeni për 5–10 minuta, duke e përzier vazhdimisht, derisa karameli të tretet plotësisht. Kur hallva të trashet dhe të marrë konsistencë xhelatinoze, shtoni bajamet e pjekura. Përziejeni vazhdimisht dhe kthejeni masën derisa të marrë ngjyrë të artë nga të dyja anët. Kur hallva të jetë gati, transferojeni në një tavë, shpërndajeni në mënyrë të barabartë, spërkateni me pak sheqer dhe vendoseni në furrë për pak minuta.
-
VIDEO
Dollma me lakër dhe krem nga zonja Albana
Dollma me lakër dhe krem
Përbërësit:
- 1 lakër e madhe
- 500 gr mish i grirë i përzier
- 2 qepë të thata
- 2 qepë të njoma
- 1 presh i vogël
- 2 karrota
- 1/2 tufë kopër
- 1/3 tufë majdanoz
- 1 filxhan çaji oriz
- 1/2 filxhan vaj ulliri
- 1/2 filxhan ujë
- Lëngu i 1 limoni
- Kripë, piper i zi
Për kremin:
- 2 të verdha vezësh
- 2 lugë gjelle vaj
- 2 lugë gjelle miell
- 1 lugë gjelle niseshte misri (opsionale)
- 500 ml lëng nga zierja e lakrës
- Lëngu i 2-3 limonëve
- Kripë, piper i zi
- Pak kopër e grirë
Përgatitja:
Hiqni gjethet e jashtme dhe prisni pjesën e fortë të trungut. Vendoseni lakrën në një tenxhere me ujë të vluar, me anën e trungut poshtë dhe ziejeni për 7–10 minuta, sa të zbutet lehtë. Nxirreni dhe lëreni të ftohet. Ndërkohë në një tas të madh, shtoni të gjithë përbërësit e mbushjes. Përziejini dhe ziejini me dorë derisa mishi të zbardhet. Shtoni ujin dhe lëngun e limonit. Ndani gjethet e lakrës, vendosni 1 lugë mbushje në çdo gjethe dhe mbështillini në formë roleje. Në fund të një tenxhereje të gjerë, shtroni gjethe lakre, feta qepësh dhe karrotash. Vendosni dollmat ngjeshur njëri pas tjetrit. Mbulojini me një pjatë që të mos hapen gjatë zierjes. Hidhni ujë sa t’i mbulojë lehtë, shtoni 1/3 filxhani vaj ulliri, kripë dhe piper. Ziejini në zjarr të ulët për 30 minuta. Më pas rrihni të verdhat e vezëve me lëngun e limonëve. Shtoni pak nga lëngu i nxehtë i zierjes gradualisht, që të mos priten. Hidhni salcën mbi dollmatë dhe tundni lehtë tenxheren që të shpërndahet. Nëse e dëshironi më të trashë, shtoni 1 lugë niseshte misri. Në fund ngrohni pak vaj dhe kaurdisni miellin për 1–2 minuta. Shtoni gradualisht lëngun e ngrohtë duke e përzier derisa të trashet. Rregulloni shijen me kripë, piper, lëng limoni dhe kopër dhe shërbejini dollmate në pjatë me kremin sipër.
-
VIDEO
A është zgjidhje burgu për çdo shkelje ligji? Avokati analizon ndryshimet e fundit në Kodin Penal
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 30 janar 2026
Titujt e gazetave për sot, nga gati reforma territoriale ja si do ndryshojnë kufijtë te zinxhiri i këputur i edukimit e deri tek kurth grek ndaj Berishës?
-
VIDEO
Ndryshimet në ligjin për mediat/ Spahiu: Ka mangësi, nuk e përcakton kush do jetë gazetar!
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se gazetarët e meritojnë më shumë se çdokush për të qenë pjesë e një statusi të mbrojtur nga legjislacioni shqiptar, teksa në Kuvend u miratua dekriminalizimi i shpifjes me 84 vota.