-
VIDEO
Kreshnik Spahiu: Berisha bëri si i “virgjër” në Strasburg, turp i madh!
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Sali Berisha nuk mund të baltosë Shqipërinë në BE, ndërkohë që është i pandehur për korrupsion.
Në emisionin “Frontline” në Report Tv, Spahiu u shpreh se Berisha nuk mund të jetë lideri i opozitës dhe se është ai që e ka mbajtur të përçarë.
-
VIDEO
'Fjalimi i Berishës në Strasburg, i turpshëm'/ Spahiu: Asnjë lider s’hedh helm kundër shtetit të tij
Një turp e ka cilësuar juristi Kreshnik Spahiu, heqjen e mikrofonit ndaj kreut të PD, Sali Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
-
VIDEO
Tronditëse! Del grafika, çmimet në Shqipëri më shtrenjta se Kosova dhe Europa/ Eksperti jep detaje
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
Alarm në rrugë: aksidente rekord, alkool e drogë në timon/ Pse policët fshihen në ferra?
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
'Balluku do arratiset jashtë shtetit, tronditet SPAK'/ Avokati zbulon hetimet: Presion nga SHBA…
Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | Vritet tek porta e kishës/ Xhaxhai i autorit përballë nënëns: Viktima na ofendoi në rrugë
Në këtë episod të Pa Gjurmë rikthehet historia prekëse e familjes Voja, e cila ka humbi djalin e saj 48-vjeçar pas një konflikti me një bashkëfshatar. Pas ngjarjes, ai qëndroi për një kohë të gjatë në gjendje të rëndë shëndetësore deri sa humbi jetën, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek të afërmit. Sot historia rikthehet me një përballje të fortë mes palëve në studio, ku xhaxhai akuzon se viktima e ka ofenduar. Familjarët e përshkruajnë si njeri të mirë, që ishte kthyer nga emigracioni me dëshirën për të kontribuar në komunitet. Ata shprehin zhgënjim ndaj procesit gjyqësor, duke ndjerë se nuk janë dëgjuar dhe se drejtësia nuk është vendosur plotësisht, ndërsa vazhdojnë të kërkojnë rishqyrtim të çështjes dhe zbardhje të së vërtetës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Janar 2026 – Receta / Këshilla mjekësore nga ChatGPT, thirrja e ekspertëve
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petulla të ëmbla / Tavë me mish viçi dhe pistil / Tavë me brokoli dhe djathë.
Zhvillimi i inteligjencës artificiale e ka vënë njeriun përballë sfidave të reja, por edhe shumë koncepteve evolutive të cilat kohë më parë as nuk mund të mendoheshin. Kështu sot jetojmë në një botë virtuale e cila është bërë reale. Në ditët e sotme, shumë njerëz drejtohen te ChatGPT për këshilla, qoftë për të zgjedhur një veshje, për të korrigjuar një ditë të keqe me flokët ose për të vendosur çfarë të hanë. Ndjehet pothuajse si të flasësh me një mik që gjithmonë ka një përgjigje dhe është aty për ty pavarësisht gjithçkaje, por së fundmi po lexojmë edhe analizat laboratorike si edhe recetat mjekësore, mjafton një fotografi dhe ChatGPT është aty për ty. Por sa të sigurta janë këto përgjigje dhe mbi të gjitha kur ndihmon dhe kur jo? Shumë janë skeptikë të tjerë janë besnikë të platformës. Sa të ndërgjegjësuar jemi që realisht kur bëhet fjalë për shëndetin, një motor kërkimi mund edhe të na çoj në drejtime jo të duhura. Së fundmi OpenAI prezantoi “ChatGPT Shëndet”, një funksion të ri të fokusuar në mirëqenien e përdoruesve, i cili synon t’i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë të dhënat e tyre shëndetësore përmes inteligjencës artificiale. Sipas kompanisë, mjeti nuk ka për qëllim të ofrojë diagnoza apo trajtime mjekësore dhe nuk zëvendëson mjekët, por shërben si një asistent informues për interpretimin e analizave, ndjekjen e trendeve shëndetësore dhe përgatitjen për konsultat me profesionistët. Për më tepër flasim në studion e “Rreze Dielli” me ekspertë të fushës, të cilët tregojnë dhe eksperienca të tyre me pacientët: Xhentiljana Nazaj, mjeke familjeje; Tea Shehu, mjeke endokrinologe; Doris Lacej, PhDc e Shkencave farmaceutike dhe Ermand Mertenika, inxhinier biomjekësor.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Bota Report'| Shokuese/ Gjenerali zbulon skenarët e luftës: Nëse SHBA sulmon, Irani do të godasë Izraelin
'Bota Report' është emisioni më i ri informativ që vjen çdo të hënë dhe të enjte, nga ora 15:30 deri në 16:00. Nën moderimin e gazetarit Denis Minga 'Bota Report' synon të sjellë tek publiku lajmin më të rëndësishëm të ditës. Gjithashtu një ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare do të jetë i pranishëm çdo emision për të analizuar temat dhe sfidat globale. A rrezikon bota një luftë të tretë botërore? Cili do të jetë fati i luftës Rusi-Ukrainë dhe pasojat për Europën? Cfarë do të ndodhë me konfliktin në Lindjen e Mesme?
-
VIDEO
‘2A Group’ aksionere e aeroportit të Vlorës rrafshon kodrën e Mifolit! IKMT-ja i pezullon punën pas një jave! Prefektura: Po presim sqarime nga Bashkia
Kompania ‘2A Group’, aksionere në minorancë e shoqërisë koncesionare që ka marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlores ka marrë tonelata me dhera, duke shkatërruar plotësisht një kodër në Mifol për të mbushur sipërfaqen e aeroportit. Punimet u nderprerë këtë të enjte me urdhër të IKMT-së, por mbetet e paqartë, si ka vepruar kompania pa një leje nga institucionet qendrore apo vendore. Bashkia e Vlorës dhe as vete kompania nuk iu përgjigjen kërkesës për informacion
-
VIDEO
Diagnoza e receta mjekësore në ChatGPT, specialistët ngrenë ALARMIN: Raste tronditëse
Zhvillimi i inteligjencës artificiale e ka vënë njeriun përballë sfidave të reja, por edhe shumë koncepteve evolutive të cilat kohë më parë as nuk mund të mendoheshin. Kështu sot jetojmë në një botë virtuale e cila është bërë reale. Në ditët e sotme, shumë njerëz drejtohen te ChatGPT për këshilla, qoftë për të zgjedhur një veshje, për të korrigjuar një ditë të keqe me flokët ose për të vendosur çfarë të hanë. Ndjehet pothuajse si të flasësh me një mik që gjithmonë ka një përgjigje dhe është aty për ty pavarësisht gjithçkaje, por së fundmi po lexojmë edhe analizat laboratorike si edhe recetat mjekësore, mjafton një fotografi dhe ChatGPT është aty për ty. Por sa të sigurta janë këto përgjigje dhe mbi të gjitha kur ndihmon dhe kur jo? Shumë janë skeptikë të tjerë janë besnikë të platformës. Sa të ndërgjegjësuar jemi që realisht kur bëhet fjalë për shëndetin, një motor kërkimi mund edhe të na çoj në drejtime jo të duhura. Së fundmi OpenAI prezantoi “ChatGPT Shëndet”, një funksion të ri të fokusuar në mirëqenien e përdoruesve, i cili synon t’i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë të dhënat e tyre shëndetësore përmes inteligjencës artificiale. Sipas kompanisë, mjeti nuk ka për qëllim të ofrojë diagnoza apo trajtime mjekësore dhe nuk zëvendëson mjekët, por shërben si një asistent informues për interpretimin e analizave, ndjekjen e trendeve shëndetësore dhe përgatitjen për konsultat me profesionistët. Për më tepër flasim në studion e “Rreze Dielli” me ekspertë të fushës, të cilët tregojnë dhe eksperienca të tyre me pacientët: Xhentiljana Nazaj, mjeke familjeje; Tea Shehu, mjeke endokrinologe; Doris Lacej, PhDc e Shkencave farmaceutike dhe Ermand Mertenika, inxhinier biomjekësor.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 29 Janar - Çështja Balluku vonohet KOT! Qytetarët: Duhet drejtësia në vend
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Tavë me brokoli dhe djathë nga zonja Albana
Tavë me brokoli dhe djathë
Përbërësit:
- 1 brokoli i madh
- 3 - 4 vezë
- 1/2 gotë misër
- 1/3 gotë spec i kuq në kubikë
- 200 gr mocarela
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Pak hudhër pluhur/ qepë pluhur (opsionale)
- Spec djegës i thatë sipas shijes
Përgatitja:
Ndajmë në copa të vogla dhe ziejmë në avull brokolin 6–8 minuta, derisa të zbutet. E lëmë të ftohet pak dhe shtrydhim ujin e tepërt (shumë e rëndësishme që baza të mos dalë e lagur). Shtrijmë letër pjekje në një tavë. Shpërndajmë brokolin në mënyrë të barabartë dhe e shtypim me një shtypëse patatesh ose lugë, duke formuar një bazë 0.8–1.2 cm (ose mund ta lemë brokolin lule-lule). E spërkatim me vaj ulliri, pak kripë dhe piper. Ngrohim furrën në 200°C dhe pjekim bazën 8–10 minuta që të ngurtësohet. Shtojmë misrin dhe specin e kuq. Rrahim vezët me kripë, piper dhe hudhër pluhur. E hedhim mbi sipërfaqe dhe e mbulojmë me mocarelë të grirë. E vendosim tavën në furrë edhe 10–15 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të artë.