Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë kosi Elbasani & Hallvë me qumësht.
Sot në "Rreze Dielli" do të ndalemi te një sistem i jashtëzakonshëm i trupit tonë, për të cilin flitet shumë pak, por që luan një rol thelbësor në shëndetin dhe vitalitetin tonë: sistemi limfatik. Për të na ndihmuar ta kuptojmë më mirë këtë temë është nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, i cili do të na shpjegojë si funksionon limfa, pse është kaq e rëndësishme për organizmin dhe si mund ta mbështesim natyralisht. Çfarë është në të vërtetë sistemi limfatik? Si funksionon limfa në trupin tonë dhe pse konsiderohet një nga shtyllat kryesore të imunitetit dhe detoksifikimit? Shpesh dëgjojmë termin “bllokim limfatik”, por çfarë do të thotë konkretisht? Si e kuptojmë që limfa nuk po qarkullon siç duhet? Cilat janë shenjat që na jep trupi, si ënjtje, lodhje, ndjesi rëndese apo probleme me lëkurën? Do të flasim gjithashtu për pasojat që mund të sjellë një sistem limfatik i ngarkuar: nga rënia e imunitetit, inflamacionet kronike, mbajtja e lëngjeve, deri te rreziku për zhvillimin e disa sëmundjeve metabolike apo autoimune. Një pjesë shumë e rëndësishme e diskutimit do të jetë: si ta aktivizojmë dhe pastrojmë limfën në mënyrë natyrale? Cili është roli i lëvizjes, frymëmarrjes së thellë, hidratimit dhe ushqyerjes së duhur? Çfarë roli ka limfodrenazhi manual dhe sa efektiv është ai në përmirësimin e qarkullimit limfatik? A ekzistojnë bimë, çajra apo ushqime specifike që ndihmojnë në mbështetjen e sistemit limfatik? Dhe një pyetje që intereson shumë gra: A ka lidhje sistemi limfatik me celulitin dhe lipedemën? Për të gjitha këto, sot do të marrim përgjigje të qarta dhe praktike nga Altin Joka, duke e parë shëndetin në një këndvështrim të plotë dhe holistik.





















