-
VIDEO
Brumçe jeshile me spinaq në kos me hudhër nga zonja Albana
Brumçe jeshile me spinaq në kos me hudhër
Përbërësit:
Për brumin:
- 250 gr spinaq
- 2.5 – 3 gota miell
- 1 vezë
- ½ lugë çaji kripë
Për salcën me kos:
- 300 gr kos
- 2 thelpinj hudhër
- 3 lgj gjalpë
- 1 lç spec i kuq pluhur
- Spec i kuq djegës
- Djathë i grirë
Përgatitja:
Spinaqin e lajmë mirë, e shtrydhim nga uji dhe e vendosim në blender derisa të bëhet pure e imët. Shtojmë vezën, kripën dhe miellin gradualisht. E bluajmë derisa të formohet një brumë i butë, por jo ngjitës. E punojmë pak me dorë, e mbështjellim me qese dhe e lëmë të pushojë 15–20 minuta. Hapim brumin hollë me okllai dhe e presim në shirita (si makarona të gjera ose tagliatelle). Ziejmë brumçat në ujë me kripë për 2–3 minuta. Ndërkohë rrahim kosin me hudhrat dhe pak kripë. Sipër kosit vendosim brumçat e zjera dhe i spërkasim me gjalpë të aromatizuar me spec të kuq. Për një shije më intensive shtojmë pak parmixhano në fund ose pak arra të pjekura.
-
VIDEO
''Ftesa e Trump 'çmendi' opozitën'', analisti Varaku: Reflektim i krizes ku ndodhet PD-ja
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 20 janar 2026
Titujt e gazetave për sot, nga sesioni i ri parlamentar nis me përplasje te shkaqet pse PD u destabilizua nga ftesa e Trump për Ramën e deri tek RTSH dhe urrejtja për publiken.
-
VIDEO
PJESA 2| 5 pyetje nga Babaramo- Kriza ‘Balluku’/ Rama sfidon SPAK-un! Alarmi i juristëve: Drejtësia e qeveria në përplasje frontale
-
VIDEO
PJESA 1 '5 Pyetjet' | SHBA mbyll derën për shqiptarët, Tirana hesht! DEBAT në studio: Ndëshkohen qytetarët, jo politika
Spahiu paralajmëroi se kjo qasje është e rrezikshme dhe mund të shërbejë si precedent për Evropën, nëse fitojnë partitë aleate të Trump duke shtuar se një politikë e ngjashme në BE do të ishte problem për shqiptarët që jetojnë në vendet europiane.
-
VIDEO
Filmi “Falli 2” pushton kinematë! Zebervoki zbulon komentet! Kush nga Big Brother e mbështeti?
Vetëm në katër ditë nga dalja në kinema, “Falli 2” ka shitur 15 mijë bileta. Producenti dhe regjisori Marjus Dervishi thotë se filmi ka përmbushur misionin e tij me publikun.
-
VIDEO
‘Kuvendi t’i heqë imunitetin Ballukut’, Arlind Qori për Report Tv: Rama të japë dorëheqjen, do vazhdojmë protestat
‘Lëvizja Bashkë’ do vijojë protestat derisa kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.
Kreu i kësaj force politike, Arlind Qori tha për “Studio Live” në Report Tv se Kuvendi duhet t’i heqë imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku dhe t’i hapë rrugë SPAK për hetimet që po kryhen.
Qori shtoi se Ramën do e rrëzojë populli shqiptar.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend/ Avokati Duraj për Report Tv: Kjo opozitë nuk motivon më, po bën teatër për të karikuar anëtarët e partive dhe qytetarët
Avokati u ndal edhe tek seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj e cila u shty për më 2 shkurt, pasi avokatja e Veliajt kërkoi kohë që të njihet me aktet. Ai tha se avokatja por edhe kryebashkiaku ka të drejtë që të njihen me aktet.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | ‘Gruaja iku për një tjetër, fëmijët ia rrita unë’/42-vjeçarja:E lashë sepse ishte xheloz
E ftuar në studio, një grua rrëfen historinë e saj të dhimbshme pas një bashkëjetese 10-vjeçare të shënuar nga dhuna, kontrolli dhe xhelozia. E detyruar të martohej në moshë të re, ajo tregon se si për vite me radhë u izolua, u dhunua dhe u privua nga e drejta për të vendosur për jetën e saj dhe mëmësinë.Pas largimit nga bashkëjetuesi, nëna me vajzën e mitur u detyruan të strehohen në një shoqatë mbrojtëse. Sot, pas katër vitesh ndarje, ajo kërkon drejtësi dhe mbrojtje për fëmijën e saj, duke denoncuar mungesën e përgjegjësisë prindërore dhe detyrimeve ligjore.Një histori e rëndë, që ngre pyetje të forta mbi dhunën në familje, martesat e detyruara dhe heshtjen që shpesh i mban viktimat të mbyllura për vite me radhë.
-
VIDEO
Bota Report| 'Ftesën nga Trump e mori Shqipëria, jo Rama!' Ralfo Gjoni: Gangster politik, do të rrëzojë NATO-n
Ish-zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ralf Gjoni, e cilëson nismën e presidentit Donald Trump për krijimin e një Bordi Paqeje për Gazën si një strukturë paralele që rrezikon të zëvendësojë OKB-në. Në një intervistë për Report TV, ai gjithashtu paralajmëroi pasoja të rënda për rendin ndërkombëtar dhe NATO-n në rast se Amerika merr Groenlandën.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Janar 2026 – Receta / ‘Ndezja’ e këmbëve dhe ndjesia e shpimit të gjilpërave
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish viçi me patate në furrë / Speca të kuq të marinuar / Bukë e pjekur në furrë me djathë kaçkavall.
Shumë njerëz përjetojnë djegie, shpime apo mpirje në këmbë dhe shpesh i konsiderojnë si lodhje, moshë apo problem kalimtar. Por në realitet, këto ndjesi mund të jenë sinjale të hershme që trupi po dërgon, paralajmërime për çrregullime më të thella shëndetësore që shpesh kalojnë pa u vënë re për vite me radhë. Emisioni "Bima dhe Shëndeti" në Rreze Dielli, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalet pikërisht te djegia e këmbëve: pse ndodh, çfarë fshihet pas saj, kur duhet të shqetësohemi dhe çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar përpara se të shndërrohet në një problem serioz.
Në pjesën e dytë të emisionit biofarmacisti Ylli Merja pret telefonata në studio për pyetje në lidhje me bimët mjekësore apo shqetësimet shëndetësore.
-
VIDEO
Siguria ushqimore! Ekspertët: AKU nuk kryen inspektime, fermerët abuzojnë me 'bekimin' e ministrisë