• VIDEO

    'Ftesa e Trump, shans i madh për Shqipërinë', Sulo tregon se çfarë mund të pritet nga ky takim

     

    Analisti Arion Sulo i ftuar në 'Sot Live në Shqipëri', komentoi ftesën e Donald Trump për kryeministrin Edi Rama dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, duke e cilësuar si një lajm shumë pozitiv dhe duke theksuar kontributin e vendit. Sulo u ndal edhe te situata politike në vend, duke komentuar rifillimin e punimeve të Kuvendit, propozimet për ndryshimet kushtetuese dhe debatet për 100 deputetë, si dhe lëvizjet brenda opozitës dhe rolin e Sali Berishës në këto zhvillime.

  • VIDEO

    Projektligji i ri/ Guri: Përshpejtohet leja e qëndrimit, emigrantët e parregullorët penalizohen

     

    Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • VIDEO

    Të djegin këmbët natën? Ky është alarm shëndetësor për trupin/ Kura si të veprosh në shtëpi

    Shumë njerëz përjetojnë djegie, shpime apo mpirje në këmbë dhe shpesh i konsiderojnë si lodhje, moshë apo problem kalimtar. Por në realitet, këto ndjesi mund të jenë sinjale të hershme që trupi po dërgon, paralajmërime për çrregullime më të thella shëndetësore që shpesh kalojnë pa u vënë re për vite me radhë. Emisioni "Bima dhe Shëndeti" në Rreze Dielli, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalet pikërisht te djegia e këmbëve: pse ndodh, çfarë fshihet pas saj, kur duhet të shqetësohemi dhe çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar përpara se të shndërrohet në një problem serioz.

  • VIDEO

    Bukë e pjekur në furrë me djathë kaçkavall nga zonja Albana

    Bukë e pjekur në furrë me djathë kaçkavall

    Përbërësit:

    • Bukë e prerë në feta ose kubikë
    • Kripë (sipas shijes)
    • Hudhër e tharë
    • Qepë të njoma
    • Bimë aromatike
    • Djathë kaçkavall
    • Pak gjalpë ose vaj ulliri
    • Vezë të freskëta

    Përgatitja:

    Ngrohni furrën në 180°C. Vendosni fetat ose copat e bukës mbi një tepsi të shtruar me letër pjekjeje. Spërkatini lehtë me kripë dhe hudhër të tharë. Shtoni qepet e njoma sipër dhe bimë aromatike sipas dëshirës. Rrihni vezët, mbulojini me djathë, futini në furrë dhe piqini për 15 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë një ngjyrë të artë. Mund të shtoni edhe pak gjalpë ose vaj ulliri para pjekjes për shije më të plotë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 19 Shtator| Rama në SHBA, Berisha në SPAK! Qytetarët: Foltorja do shuhet

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Speca të kuq të marinuar nga zonja Albana

    Speca të kuq të marinuar

    Përbërësit:

    • 500 gr speca të kuq
    • 4–5 thelpinj hudhër
    • 10 kokrra piper i zi +bahar
    • 2 gjethe dafine
    • 3 lugë gjelle uthull
    • Vaj ulliri
    • Kripë

    Përgatitja:

    Pastrojmë specat nga bishtat dhe farat. I presim në rrathë dhe i vendosim në një tigan me vaj ulliri. Sapo të fillojnë të zbuten dhe të cingërojnë lehtë në vaj (rreth 5 minuta), pa i skuqur, shtojmë hudhrat e prera në feta ose të copëtuara. Shtojmë uthullën, gjethet e dafinës dhe kokrrat e piperit. I përziejmë, vendosim kapakun dhe ulim temperaturën në mesatare. I lëmë të gatuhen derisa të mbeten al dente, duke u zier në avullin dhe lëngun e tyre.

  • VIDEO

    Mish viçi me patate në furrë nga zonja Albana

    Mish viçi me patate në furrë

    Përbërësit:

    • 4 bërxolla viçi
    • 1/2 gotë verë
    • 10–12 patate të vogla, të qëruara
    • 5–6 karrota, të prera në copa të mëdha
    • 1 lugë gjelle salcë domate
    • 1 gotë ujë të ngrohtë
    • 2 lugë vaj ulliri
    • Domate qershi (sipas dëshirës)
    • Kripë, rigon
    • Piper i zi, piper i kuq

    Përgatitja:

    Në një tigan skuqim bërxollat, të cilat i kemi spërkatur me erëza dhe me pak miell. I shuajmë me pak verë dhe i vendosim në tavë bashkë me patatet e qëruara dhe karrotat. Sipër vendosim domatet qershi nëse dëshirojmë. Në një tas përziejmë salcën e domates me një gotë ujë të ngrohtë, kripë, piper të zi, piper të kuq dhe rigon. E përziejmë mirë dhe e hedhim salcën mbi mish dhe perime në mënyrë të njëtrajtshme. Mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 1 orë – 1 orë e 30 minuta, në varësi të llojit të mishit. Në 20 minutat e fundit heqim letrën e aluminit dhe e lëmë që mishi të marrë ngjyrë të bukur dhe patatet të qëndrojnë të buta.

  • VIDEO

    'Trump synon Kanadanë jo vetëm Groenlandën!' Bilalli: Presidenti do 'o gjithçka o asgjë'

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 19 janar 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Edi Rama publikon ftesën e Donald Trump te Salianji mesazh Berishës e deri tek kush e dekonspiroi aksionin e SPAK?

  • VIDEO

    Emisioni i plotë | 'Veri Jug' 18 janar | Erozioni detar 'gëlltit' tokat e bujqve në Shëngjin–Vain, 400 metra tokë e humbur

     

    Në udhëtimin e dytë të këtij viti, Veri–Jug ju fton në vijën bregdetare Ishull Shëngjin–Vain, aty ku erozioni detar, prej dhjetëra vitesh, ka shkaktuar një katastrofë të rëndë mjedisore. Deti ka depërtuar deri në 400 metra në tokat e bujqve, duke shkatërruar sipërfaqe të tëra dhe duke shkulur dhjetëra pisha në Parkun Natyror Kune–Vain.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'DOSJA K'| Xhafer Sadiku: Si Enver Hoxha kreu genocid përmes arsimit tek qindra mijë shqiptarë

    Si u shkatërruan elitat intelektuale brez pas brezi në komunizëm përmes mohimit të arsimit, për të gjithë familjet e cilësuara kundërshtarë të komunizmit? Si e projektoi dhe zbatoi diktatori Enver Hoxha, luftën klasore që në shkollat fillore dhe e përdori arsimin si mjet për të arritur genocidin social e kulturor në mbi 30 përqind të shoqërisë shqiptare që i konsideronte armiq? Vetëm në vitin 1987 në listat e Sigurimit të shtetit ishin 67 mijë vetë të cilët cilësoheshin armiq të regjimit dhe për ta shkollimi nuk lejohej. Si i gjeti demokracia breza të tërë të këtyre familjeve dhe pse, për të gjithë ata, arsimi mbeti një ëndërr në sirtar, për gjysëm shekulli?

  • VIDEO

    The Best Of Report Tv, intervistat dhe debatet që ndezën javën, 17 Janar 2026

     

    Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv