• VIDEO

    'PS duhej të kishte reflektuar më herët', Alban Daci për protestat: Nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut!

    Partia Socialiste ka reflektuar me vonesë për protestat dhe mund ta kishte menaxhuar më mirë situatën gjatë katër muajve të fundit. Kështu mendon analisti Alban Daci, i cili gjatë një interviste në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, jo vetëm që kritikoi mënyrën si mazhoranca është përballur me protestuesit, por njëkohësisht e cilësoi dialogun si të vetmen rrugëzgjidhje

     
  • VIDEO

    Debati për arsimin në Report TV, analisti: Të rinjtë ikin se nuk ka meritokraci! Deputetja e PS

    Daci kritikoi mungesën e transparencës në konkurse dhe lidhjen e dobët të universiteteve me tregun e punës, ndërsa Kushi tha se po punohet për një sistem më të mirë meritokracie në administratën publike, duke paralajmëruar vlerësim të drejtorëve dhe ndryshime aty ku kërkohet një frymë e re.

  • VIDEO

    'Personat e dhunshëm janë paguar' Evis Kushi për protestat: Ka financim nga krimi i organizuar dhe ndërhyrje të huaja!

    Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, tha nw Report TV se mazhoranca ka informacione që personat e përfshirë në dhunën gjatë protestave janë paguar. Sipas Kushit, pas episodeve të dhunshme qëndron edhe krimi i organizuar, ndërsa kërkon të ndahen protestuesit paqësorë nga ata që përfshihen në përplasje.

    • VIDEO

      Largo rrudhat poshtë syve dhe ngri qepallat / Bëni këtë masazh vetem 10 minuta në ditë

      Në Rreze Dielli me Sidorela Gremin, zbulojmë teknika dhe metoda natyrale që mund t'i bëni lehtësisht në shtëpi për të reduktuar rrudhat rreth syve, rrathët e zinj dhe për të rritur elasticitetin e lëkurës. Mësoni sekretet e një rutine të thjeshtë e efektive për një pamje të freskët dhe të shëndetshme!

    • VIDEO

      Sytë paralajmërojnë disa sëmundje, ja si t’i dalloni përmes shenjave

      Shikimi është një nga shqisat më të rëndësishme, por shpesh priremi ta marrim si të mirëqenë, derisa shfaqen shqetësimet e para. Sytë tanë mund të na japin sinjale të rëndësishme për shëndetin, ndaj njohja e shenjave paralajmëruese dhe kontrollet e rregullta janë thelbësore, si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Në një kohë kur ekranet janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, sidomos për fëmijët, lindin shumë pyetje: Sa ndikojnë telefonat në shikim? Kur duhet të shqetësohen prindërit? Çfarë duhet të dimë për miopinë, përdorimin e syzeve dhe syrin dembel? Dhe a mund të na tregojnë sytë diçka më shumë për shëndetin tonë të përgjithshëm? Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar se cilat shenja nuk duhet t’i neglizhojmë, flasim në studion e Rreze Dielli me okulisten Matina Çobo.

    • VIDEO

      Lakror me presh dhe gjizë nga zonja Mirela

      Lakror me presh dhe gjizë

      Përbërësit:

      • 250 g miell Ola
      • 100 g kos
      • 1 lugë e vogël kripë
      • 1/3 lugë e vogël sodë
      • Pak ujë

      Mbushja:

      • 2 presh
      • 300 g gjizë
      • Kripë, piper
      • Vaj ulliri

      Përgatitja:

      Në tigan kaurdisni preshin derisa të zbutet. sapo të ftohet pak shtoni gjizën dhe pak kos. Te mielli shtoni pak sodë, kripë, kos dhe pak ujë. Formoni brumin e lakrorit edhe e ndani në dy pjesë. E hapni petë dhe e shtroni te letra e furrës. Hapni edhe petën tjetër. E mbushni me gjellën petën poshtë, vendosni petën tjetër edhe mblidhni anët. E vendosni duke tërhequr letrën te teli i furrës. Furrën e ndizni 5 minuta të nxehet me temperaturë maksimale, me ventilim dhe e vendosni telin me lakrorin në fund fare. Piqet për 12 minuta me temperaturë maksimale pa e lëvizur fare nga fundi.

    • VIDEO

      Karamele shtëpie me shije frutash nga zonja Mirela

      Karamele me xhelatinë

      Përbërësit:

      • 250 ml lëng frutash
      • 6 gr xhelatinë

      Përgatitja:

      Shtrydhim frutat dhe përftojmë 250 ml lëng, shtojmë pak lëng në xhezve dhe aty shtojmë fletat e xhelatinës 6 g gjithsej, të cilat i kemi lagur më parë me ujë sa të zbuten, e ngrohim sa të tretet xhelatina edhe më pas e shtojmë te lëngu. E përziejmë mirë edhe e hedhim në forma të vogla. Presim sa të mpikset xhelatina edhe më pas i nxjerrim nga format.

    • VIDEO

      Qofte me patate dhe ton në 5 minuta, super të shijshme nga zonja Mirela

      Qofte me patate dhe ton

      Përbërësit:

      • 500 gr patate te ziera të shtypura
      • 100 gr ton
      • 1/2 limon lëkura
      • 1 vezë Ovvital
      • Kripë
      • Piper
      • Pak spec i kuq djegës
      • Majdanoz i grirë
      • Galetë ose miell

      Përgatitja:

      Shtoni tonin e copëtuar te pureja e patateve, hidhni majdanoz, kripë, piper, pak spec, lëkurë limoni dhe majdanoz. Formoni qoftet dhe kalojini në galetë ose miell. Skuqini në vaj të nxehtë ose në tavë të lyera me pak vaj në furrë për 30 minuta me 200 gradë.

    • VIDEO

      Oshmar me dhallë, Harapashi i traditës me miell misri nga zonja Mirela

      Oshmar me dhallë / Harapash

      Përbërësit:

      • 2 lugë gjalpë
      • 100 g djathë i thërmuar
      • 2 gota me dhallë
      • 1 filxhan kafeje miell misri Ola

      Përgatitja:

      Në tenxhere skuqim gjalpin dhe thërrimet e djathit, shtojmë dhallën dhe pasi të ngrohet pak shtojmë miellin e misrit. E përziejmë mirë mos krijohen kokrriza edhe e pjekim derisa të shkëputet nga anët e tenxheres. E hedhim lugë lugë në pjatë.

    • VIDEO

      Çfarë shkruanin gazetat më 23 tetor 1997/Pas rrënimit nga trazirat e 97-tës akordohen mbi 600 mln dollarë ndihmë për Shqipërinë,Nano mbush thesin

      Pas rrënimit që sollën në vend ngjarjet e 97-tës dhe pas ndryshimit të pushtetit qeveria e re nën drejtimin e socialistëve dhe Shqipëria kishin nevojë jetike për ndihmat e ndërkombëtareve. Në tetor të vitit 97-të në Bruksel u zhvillua një konferencë për donacione për Shqipërinë. Fatos Nano si kryeministër i Shqipërisë kishte arritur të mbushte thesin me ndihma për të rimëkëmbur vendin. Në numrin e datës 23 tetor 1997-të ky zhvillim merrte vëmendjen e shtypit të shkruar. Gazeta Koha Jonë në faqe të parë shkruan: “ Nano mbush thesin e premtuar” duke nënvizuar se qeveria shqiptare mori mbështetjen e plotë. Ndërsa në gazetën Zëri i Popullit titulli kryesorë ishte ky: “ 630 milionë dollarë,akordohen për Shqipërinë”. 
       

    • VIDEO

      Urdhri i Ramës për shkarkimin e drejtorëve, Karanxha: Administrata ka probleme reale me meritokracinë, të bëhet një analizë e punës së institucioneve

      Ish-prokurori Ervin Karanxha, ka komentuar në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv urdhrin e kryeministrit Edi Rama për ministrat, të cilëve u kërkoi shkarkimin e drejtorëve nëpër institucione.

    • VIDEO

      Urdhri i Ramës për hapjen e garës për rinovimin e institucioneve, Basha: Kryeministrin mund ta ketë shtyrë protesta e ‘Flamingove’, por kurrësesi tubimet e dhunshme të maskave

      Eksperti i Sigurisë, Faik Basha, teksa ka komentuar urdhrin e kryeministrit Edi Rama drejtuar ministrave për shkarkimin e drejtorëve nëpër institucione, ka theksuar se meritokracia në administratën publike ka qenë një problem për Shqipërinë ndër vite.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv