Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin

12 Nëntor, 17:00 | Përditesimi: 12 Nëntor, 17:00

Një baba i vetëm përballë një sfide të madhe, kujdesi për tre fëmijët e tij, mungesa e nënës dhe dhimbja e vogëlushëve që çdo ditë pyesin për të. Arjan Metaj rrëfen në “Pa Gjurmë” historinë e tij të dhimbshme, martesën, konfliktet, tradhtinë dhe momentin kur mbeti i vetëm me tre fëmijët. Sot, 44-vjeçari thotë se është bërë njëkohësisht nënë dhe baba për ta, ndërsa përballon çdo ditë vështirësitë e rritjes së tyre.Një rrëfim prekës për një familje të ndarë dhe tre fëmijë që vazhdojnë të kërkojnë praninë e nënës së tyre. Ndiqni “Pa Gjurmë”, me gazetaren Odeta Dume, çdo ditë në orën 16:00, në Report TV.

K.C/Shqiptarja.com