• VIDEO

    Fryrje barku apo trupi? Si të nxirrni lëngjet e tepërta dhe të humbisni peshë | Ylli Merja

    A ju ndodh të zgjoheni në mëngjes me fytyrë të fryrë, bark të fryrë, të ndieni këmbët të rënduara apo të shihni se pesha juaj ndryshon nga dita në ditë? Shpesh, pas këtyre shqetësimeve fshihet mbajtja e lëngjeve në trup, por si ta kuptojmë nëse bëhet fjalë për fryrje, grumbullim të lëngjeve apo shtim në peshë nga yndyra? Dhe a mund të na vijnë në ndihmë bimët mjekësore për të lehtësuar këtë gjendje në mënyrë natyrale? Për këto dhe shumë të tjera flasim në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, i cili do të na shpjegojë pse ndodhin fryrjet, cilat janë shkaqet më të zakonshme dhe çfarë duhet të dimë përpara se të përdorim bimët që ndihmojnë organizmin të çlirohet nga lëngjet e tepërta.

  • VIDEO

    Probleme shëndeti, kujdes FINANCAT! Çfarë i pret në fund të tetorit 12 shenjat e zodiakut?

    Si do të mbyllet muaji tetor për ju? A ju presin mundësi të reja në dashuri, ndryshime në karrierë, surpriza financiare apo vendime të rëndësishme që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj? Java e fundit e tetorit sjell pikëpyetje, pritshmëri dhe dëshirën për të ditur se çfarë kanë rezervuar yjet për secilin prej nesh. Nga Dashi te Peshqit, zbulojmë panoramën astrologjike për të 12 shenjat e zodiakut, duke u ndalur te dashuria, puna, financat dhe zhvillimet më të rëndësishme të javës. Çfarë duhet të keni parasysh, ku ju buzëqesh fati dhe cilat mundësi nuk duhet t’i lini t’ju ikin? Astrologia Denisa Shyle, na sjell në "Rreze Dielli" parashikimin për javën e fundit të tetorit. Zbuloni çfarë mund të rezervojë kjo javë për shenjën tuaj!

  • VIDEO

    Qumështor tradicional pa petë nga Mirela Andoni

    Qumështor tradicional pa petë

    Përbërësit:

    • 3 vezë Ovvital
    • 1 litër qumësht
    • 3 lugë niseshte
    • 1 e 1/2 lugë miell Ola
    • 6 lugë sheqer
    • 2 lugë gjalpë
    • Pak kripë

    Përgatitja:

    Rrahim në tenxhere 2 vezë dhe sheqerin, shtojmë gjalpin, miellin, niseshtenë dhe pak kripë. E përziejmë derisa të bëhet një masë, shtojmë qumështin dhe e vendosim në nxehtësi mesatare derisa masa të bëhet kremoze, gjithmonë duke e përzier. E shtrojmë në tavë dhe sipër i hedhim vezën e mbetur me gjalpin pasi e kemi rrahur. E pjekim në furrë të nxehtë për gati 15 minuta në temperaturën 200 gradë.

  • VIDEO

    Gjellë super e shijshme me oriz, presh dhe limon nga zonja Mirela

    Oriz me presh me limon

    Përbërësit:

    • 2 presh
    • 100 g oriz Gold
    • 1 qepë e vogël
    • 1 limon lëngu dhe lëkura
    • 1 tufë kopër
    • Kripë
    • Piper i zi
    • 2 lugë gjalpë
    • 2 lugë vaj ulliri
    • Ujë

    Përgatitja:

    Në tenxhere kaurdisim qepën dhe preshin e grirë imët me pak kripë, gjalpë dhe vaj, më pas shtojmë orizin e larë, piperin e zi dhe ujë. Pasi të ziejë orizi shtojmë lëngun dhe lëkurën e limonit dhe e servirim të ngrohtë.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 26 tetor 1995/ Afrimi i zgjedhjeve egërson politikën, grushte në Parlament mes Rukës të PS e Memisë të PD

    Megjithëse zgjedhjet e vitit 1996 që do të mbaheshin në 26 maj ishin ende larg politika në vjeshtën e vitit 1995 kishte nisur takimet dhe përgatitjet. PS në opozitë kishte zbritur në terren me mitingje ku kishte pasur edhe incidente dhe kjo situatë e kishte egërsuar edhe jetën parlamentare. Në numrin e datës 26 tetor 1996 në shtypin e shkruar pasqyroheshin zhvillimet në Kuvend ku kishte pasur edhe përplasje fizike mes deputetëve të PS e PD. Një sherr kishte ndodhur mes E’them Rukës të PS dhe Shaban Memisë të PD. Gazeta Shqiptare shkruan në faqe të parë: “Grushta në Parlament pas protestës së PS,zënkë e ashpër mes Rukës e Memisë”. Ndërkaq në gazetën Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte për të njëjtin argument: “ Afrimi i zgjedhjeve ka egërsuar shtetin, luftë xhaketash në përfundim të seancës”. 
     

  • VIDEO

    E PLOTË/ Shtypi i Ditës dhe Ju,24 tetor/ Rama “shtron” sofrën e dialogut, qytetarët japin zgjidhjen

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 24 tetor 1996/ Opozita në krizë pas kapitullimit në zgjedhjet lokale,Imami akuzon PS: Bëri kompromis me Berishën

    Opozita e majtë pësoi një humbje dërrmuese në zgjedhjet lokale të vitit 1996-të dhe menjëherë nisën përçarjet e para. Poli i Qëndrës i Gjinushit,Imamit e Cekës akuzonte Partinë Socialiste se i “shiti” zgjedhjet duke bërë kompromis me Berishën. Arben Imami akuzonte Servet Pëllumbin dhe Luan Hajdaragën për një plan të ndyrë kompromisi me Sali Berishën në atë kohë President. Ky zhvillim i rëndësishëm në kampin e opozitës së udhëhequr nga PS pasqyrohej gjerësisht në shtypin e shkruar të datës 24 tetor 1996. Gazeta Shqiptare shkruan : “ Humbja,opozita në krizë? Zgjedhjet, Poli akuzon socialistët”. Në Gazetën Koha Jonë titulli kryesor ishte ky: “Poli:PS na hoqi zvarrë” duke cituar deklaratën e Arben Imamit. Edhe në Gazetën Republika kjo përçarje në opozitë merrte vëmendjen kryesore: “Akuza dhe çarje në krahun e majtë”. Ndërkaq në ZP botimin e Partisë Socialiste fokusi ishte tek balotazhi që do të zhvillohej në 9 bashki e dhjetëra komuna.
     

  • VIDEO

    Pse protestojnë studentët? Ekspertët: Strehimi e punësimi probleme serioze! Shteti të financojë ata që studiojnë për 'shkencat natyrore'

    Mungesa e perspektivës për punësim, kostot e larta të jetesës dhe vështirësitë për të siguruar strehim janë ndër shqetësimet kryesore të të rinjve. Genti Beqiri e konsideron problemin e strehimit një sfidë që nuk kufizohet vetëm te Shqipëria. Artur Ribaj thotë se burokracitë në punësim po largojnë rininë.

  • VIDEO

    Dhuna në protesta, Ribaj: Depozitat nuk rrezikohen, politika të qëndrojë larg bankave! Beqiri: Fatura më e rëndë do të jepet nga goditja e turizmit

    Në emisionin 'Portofol' në Report TV, Artur Ribaj tha se sulmet ndaj bankave nuk rrezikojnë depozitat, por krijojnë panik, ndërsa Gent Beqiri paralajmëroi se pasiguria mund të largojë investitorët dhe të dëmtojë turizmin.

  • VIDEO

    Rama publikoi fotot e protestuesve me precedentë penalë, Lapaj: Po përpiqet të justifikojë dhunën e policisë

    I ftuar në “Sot Live” në Report TV, Lapaj tha se njeh dy prej personave në listë, ndërsa pretendoi se njëri prej tyre, ish-ushtarak dhe avokat, është arrestuar dy herë në mënyrë të paligjshme.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Tetor 2026, Receta/ Shëndeti i syrit / Kujdesi për lëkurën, rrathët poshtë syve

    Zonja Mirela solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror me presh dhe gjizë / Oshmar me dhallë / Qofte me patate dhe ton / Karamele me xhelatinë.

    Shikimi është një nga shqisat më të rëndësishme, por shpesh priremi ta marrim si të mirëqenë, derisa shfaqen shqetësimet e para. Sytë tanë mund të na japin sinjale të rëndësishme për shëndetin, ndaj njohja e shenjave paralajmëruese dhe kontrollet e rregullta janë thelbësore, si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Në një kohë kur ekranet janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, sidomos për fëmijët, lindin shumë pyetje: Sa ndikojnë telefonat në shikim? Kur duhet të shqetësohen prindërit? Çfarë duhet të dimë për miopinë, përdorimin e syzeve dhe syrin dembel? Dhe a mund të na tregojnë sytë diçka më shumë për shëndetin tonë të përgjithshëm? Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar se cilat shenja nuk duhet t’i neglizhojmë, flasim në studion e Rreze Dielli me okulisten Matina Çobo.

    Në Rreze Dielli me estetisten Sidorela Gremi, zbulojmë teknika dhe metoda natyrale që mund t'i bëni lehtësisht në shtëpi për të reduktuar rrudhat rreth syve, rrathët e zinj dhe për të rritur elasticitetin e lëkurës. Mësoni sekretet e një rutine të thjeshtë e efektive për një pamje të freskët dhe të shëndetshme!

  • VIDEO

    Dhuna në protesta, Yzeiri: Donin ta çonin shtetin deri në një paralizim që mos të funksiononte dhe kështu Rama do detyrohej të largohej

    Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 11-të saj. Analisti Ilir Yzeiri i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha dhuna dhe aktet vandale që kemi parë gjatë këtyre ditëve ushqehet nga rrjetet sociale. Sipas tij në këtë protestë studentët janë përdorur, pavarësisht se secili ka të drejtë të protestojë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv