• VIDEO

    'PD-ja ka dorë në dhunë', Petro Koçi për protestat:Duar të huaja synojnë destabilizimin e Shqipërisë

    'PD-ja ka dorë në dhunë', Petro Koçi për protestat:Duar të huaja synojnë destabilizimin e Shqipërisë

  • VIDEO

    E PLOTË/“Shtypi i Ditës dhe Ju”,21 tetor/Pse nxisin luftë? Indinjim në studio:Jo dhunës pro dialogut

    E PLOTË/“Shtypi i Ditës dhe Ju”,21 tetor/Pse nxisin luftë? Indinjim në studio:Jo dhunës pro dialogut

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Tetor 2026, Receta/ Ushqimi i personave me tumor, këshilla nga Altin Joka

    Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kofsha pule me patate dhe mustardë / Ëmbëlsirë me kungull të pjekur / Bonbone biskote me shije Tiramisu.

    Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e forcës dhe të cilësisë së jetës së personave që përballen me sëmundje tumorale, por shpesh lindin shumë pyetje dhe paqartësi se çfarë duhet të konsumojnë dhe çfarë duhet të shmangin. Në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, do të flasim për rëndësinë e ushqyerjes te personat me sëmundje tumorale, ushqimet që duhen kufizuar dhe gabimet që duhen shmangur gjatë trajtimit. Do të ndalemi te humbja e oreksit dhe e peshës, vështirësitë në të ushqyer, si dhe te mitet që lidhen me sheqerin, mishin, bulmetin, agjërimin, dietat ekstreme dhe suplementet. Gjithashtu, do të diskutojmë se si mund të përshtatet ushqyerja sipas nevojave të çdo pacienti dhe çfarë roli mund të luajnë familjarët në mbështetjen emocionale gjatë kësaj periudhe.

  • VIDEO

    'Pse duhet të goditet polici?, Qefalia në Report TV: Është qytetar njëlloj si protestuesit, ka detyrë të garantojë sigurinë! Të miturit të mos përfshihen në dhunë

    Zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, dënon sulmet ndaj policisë gjatë protestave në Tiranë. Ai thotë se numri i efektivëve të dëmtuar është dyfishuar, ndërsa kërkon që edhe rastet e tejkalimit të forcës nga policia të trajtohen sipas ligjit.

  • VIDEO

    Pacientët me tumor: Si duhet të ushqehen gjatë trajtimit?

    Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e forcës dhe të cilësisë së jetës së personave që përballen me sëmundje tumorale, por shpesh lindin shumë pyetje dhe paqartësi se çfarë duhet të konsumojnë dhe çfarë duhet të shmangin. Në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, do të flasim për rëndësinë e ushqyerjes te personat me sëmundje tumorale, ushqimet që duhen kufizuar dhe gabimet që duhen shmangur gjatë trajtimit. Do të ndalemi te humbja e oreksit dhe e peshës, vështirësitë në të ushqyer, si dhe te mitet që lidhen me sheqerin, mishin, bulmetin, agjërimin, dietat ekstreme dhe suplementet. Gjithashtu, do të diskutojmë se si mund të përshtatet ushqyerja sipas nevojave të çdo pacienti dhe çfarë roli mund të luajnë familjarët në mbështetjen emocionale gjatë kësaj periudhe.

  • VIDEO

    Kofsha pule me patate dhe mustardë nga zonja Mirela

    Kofsha pule me patate dhe mustardë

    Përbërësit:

    • 2 kofsha pule
    • 1 kg patate
    • 1 limon lëkura dhe lëngu
    • 1 lugë mustardë
    • 2 thelpinj hudhër
    • Vaj ulliri
    • Kripë dhe piper i zi
    • Rozmarinë
    • 1 gotë ujë

    Përgatitja:

    Në mikser bëjmë salcën e marinimit ku bashkojmë lëngun dhe lëkurën e limonit, rozmarinën, vajin e ullirit, hudhrat, mustardën, kripën dhe piperin e zi. Marinojmë mishin e pulës dhe patatet me salcën e krijuar edhe i vendosim të piqen me temperaturë 200° për 40 minuta, 30 minuta të mbuluara me letër pjekje edhe më pas 10 minuta pa letër që të marrin ngjyrë.

  • VIDEO

    Embëlsirë me kungull të pjekur, arra dhe kanellë nga zonja Mirela

    Ëmbëlsirë me kungull të pjekur

    Përbërësit:

    • Kungull i verdhë
    • Sheqer
    • Gjalpë
    • Ujë
    • Kanellë
    • Arrë myshk
    • Arra

    Përgatitja:

    Presim kungullin në copa i shtrojmë në tavë, vendosim sipër gjalpë dhe sheqer. I pjekim 20 minuta me 200° derisa té zbuten. I shërbejmë me arra, arrë myshk dhe kanellë.

  • VIDEO

    Bonbone biskote me shije Tiramisu pa pjekje, gati në 5 minuta nga zonja Mirela

    Bonbone biskote me shije Tiramisu

    Përbërësit:

    • 300 g biskota savoiardi
    • 250 g krem mascarpone
    • 50 ml kafe Lavazza
    • 50 g sheqer pluhur
    • Kakao

    Përgatitja:

    Kafen e bashkojmë me kremin maskarpone dhe biskotat e grira pasi i kemi shtuar sheqerin. Formojmë një brumë dhe i ndajmë në topa, i japim secilës formë ovale e ndajmë në mes duke krijuar një vizë edhe i shtojmë sipër kakao. Duken si kokrra kafe të ëmbla e të buta.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 21 tetor 1997/ Berisha pranon për herë të parë fajësinë për humbjen e PD dhe ngjarjet e 97-tës:Isha Presidenti,kam përgjegjësi

    Në Kuvendin e 4-të Kombëtar të PD Sali Berisha për herë të parë pranon fajësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve të parakohshme të 29 qershorit dhe të ngjarjeve të rënda të 97-tës.Në shtypin e shkruar të datës 21 tetor 1997-të gazeta Koha Jonë duke përcjellë zhvillimet nga ky takim i PD në faqe të parë shkruan : “ Berisha:Shkaktari jam unë” duke cituar liderin e opozitës që bënte me dije se ai ishte Presidenti dhe kishte përgjegjësinë më të madhe për ato ngjarje. Zhvillimet nga Kuvendi i PD-së i pasqyronte edhe Gazeta Shqiptare që shkruante: “Berisha shpall zgjedhjet: Ato brenda gjashtë muajve”. Ndërkaq RD botimi i Partisë Demokratike i kushtonte gjithë faqen e parë takimit të partisë më të madhe opozitare dhe shkruante: 29 qershori nuk ishte zgjidhje”. 
     

  • VIDEO

    Spahiu: Kriza në Shqipëri zgjidhet vetëm me ndërmjetësimin e SHBA si garant! Shqiptarët nuk bëjnë marrëveshje

    Për situatën me protestat e dhunshme të 8 ditëve të fundit në Tiranë, zgjidhja nuk ndodhet në duart e Partisë Socialiste apo Demokratike. Në analizën e Kreshnik Spahiut për “Repolitix” në Report Tv, situata ka dalë jashtë kontrollit.

  • VIDEO

    Protestuesit i thyen, historiani Marenglen Kasmi: Karriget e kuqe para kryeministrisë datojnë para Luftës së Dytë Botërore

    Karriget që kryeministri Edi Rama nxorri sot nga godina e qeverisë për t’i vendosur ato në sheshin përpara saj në shenjë dialogu me protestuesit, u bënë copë e çikë prej tyre. Historiani Marenglen Kasmi shpjegon se karriget e kuqe u përkasin viteve ’30 dhe u kanë mbijetuar Luftës së Dytë Botërore, pushtimit nazist e komunizmit.

    • VIDEO

      Protestat/ Zef Brozi: Uluni në dialog, edhe Azem Hajdari u takua me Ramiz Alinë, pushteti s’merret me dhunë! Ndahuni nga elementët terroristë, Berisha vrasës dhe zjarrvënës i Shqipërisë

      Zef Brozi hodhi akuza të rënda ndaj SPAK, teksa tha se disa prokurorë të posaçëm janë kthyer në 'bunker' për mbrojtjen e Sali Berishës. Ai kërkoi që të mos barazohen Sali Berisha me Edi Ramën, pasi sipas tij, kryedemokrati është kriminel dhe vrasës. Brozi dënoi dhunën gjatë këtyre ditëve në protesta dhe bëri thirrje për dialog mes palëve.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv