Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Nëntor 2026, Receta/ Moti në fundjavë/ Sulmet kibernetike/ Këndi i Librit / Zahiretë e Veriut

12 Nëntor, 16:37 | Përditesimi: 12 Nëntor, 16:37

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Biskota me pak përbërës për të shoqëruar kafen dhe çajin / Rosnica shtëpie me pulë / Sultiash.

E ftuar në “Rreze Dielli” Lajda Porja nga shërbimi meteorologjik bëri një panoramë të parashikimit të motit këtë fundjavë, i cili mesa duket do të vijojë me rreshje shiu deri në datën 21 nëntor, me temperatura të ngrohta, por me stuhi ere. Porja theksoi se vjeshta dhe temperaturat e larta mbi normalen do të vijojnë deri në Dhjetor.  

Në rrjetet sociale po qarkullojnë paralajmërime për një ndërprerje globale të energjisë elektrike, internetit dhe furnizimit me ujë më 17 nëntor. A ka një bazë reale kjo deklaratë apo bëhet fjalë për dezinformim që synon të përhapë panik? Eksperti i IT-së, Kadri Manaj, shpjegoi në Rreze Dielli, çfarë fshihet në të vërtetë pas këtyre pretendimeve. Ai foli gjithashtu për sulmet kibernetike ndaj sistemeve frigoriferike në disa vende të Europës dhe rreziqet që mund të sjellë cënimi i pajisjeve të lidhura me internetin.

"Kur bota fle”, nga Francesca Albanese, një vepër që sjell në vëmendje historitë njerëzore të Palestinës, dhimbjen, kujtesën dhe përgjegjësinë për të mos qëndruar indiferentë përballë vuajtjes. Ndërsa, "Inventari i ëndrrave”, i autores Chimamanda Ngozi Adichie, na çon në botën e katër grave, në historitë e tyre të dashurisë, ambicies, zhgënjimeve dhe dëshirës për të vendosur vetë për jetën e tyre. Dy libra nga Pegi që meritojnë të njihen, të lexohen dhe mbi të gjitha të diskutohen.

Nje nga gratë e familjes Rreze Dielli, Refie Muhametaj prezantoi një tryezë të mbushur plot me gatime tradicionale dhe zahiretë që përgatit për familjen e saj. Nga flija e famshme tropojane, te kungullori dhe maza e miqve, ajo do të na tregojë sekretet e këtyre shijeve dhe rëndësinë që kanë në traditën e familjeve të Veriut.

MC/Shqiptarja.com