-
VIDEO
Kur anëtarësohemi dhe sa para marrim nga BE? Eksperti: Europa lufton ta largojë Ballkanin nga Rusia
-
VIDEO
'Balluku do shkojë në burg', Doda: Ka vjedhur miliona euro, SPAK mos të frikësohet…
-
VIDEO
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
Në këtë episod të Pa Gjurmë, zbulojmë konfliktin e pazakontë që ka tronditur një familje në Përmet. Jorgo Hatija, i cili ndodhej nën arrest shtëpie dhe ishte në hetim për dhunë ndaj kunatës së tij, Klarisës, u mundua t’i shpëtonte policisë duke u maskuar si grua. Klarisa Hatija, në një lidhje direkte, rrëfen përplasjet e vazhdueshme me kunatin dhe tregon videon virale që ajo vetë ka xhiruar, ku Jorgo shfaqet duke ecur në rrugët e fshatit i veshur si femër, për të mos u identifikuar nga autoritetet. Një histori e mbushur me tension, akuza, dhunë dhe një tentativë të çuditshme arratisjeje që ka hapur shumë pikëpyetje. Na ndiqni çdo ditë me gazetaren Odeta Dume në “Pa Gjurmë”.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Esencë| Arratisja e bujshme nga Shqipëria, Miniera e pasur e Prrenjasit, Petrit Dume dhe Pallati i Sportit Partizani!
Në sezonin e ri, “Esencë” premton biseda më të hapura, personazhe që flasin pa filtra dhe histori që zbulojnë anën e padukshme të realitetit shqiptar nga arti te sporti, nga jeta profesionale te sfidat personale. Rikthim me energji të re për 80 minuta, tematika të forta dhe një këndvështrim të thellë që vetëm Eljan Tanini di ta sjellë.
-
VIDEO
La Afrikën për…fasulet shqiptare, afrikani: Kam sjellë gjithë fisin. Këndon live: Të ka lali shpirt…
-
VIDEO
Shqipëri-Itali/ Mbledhja e dy qeverive, ambasadori Alberti: Miqësinë ta kthejmë në partneritet strategjik, ja si ndryshojnë marrëdhëniet mes nesh
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv me gazetarin Ermal Qori në ‘Studio Live’, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberi thekson se për herë të parë, Italia kthehet në protagoniste në fushën e mbrojtjes për Shqipërinë, ku 8 marrëveshje të firmosura i përkasin saktësisht këtij sektori, pa përjashtuar këtu dhe fusha të tjera.
-
VIDEO
Moti i keq/ Anira Gjoni për Report Tv: Nesër reshje në të gjitha qarqet, intensive në Vlorë e Gjirokastër! Ja lumenjtë ku prurjet janë në pikë kritike
Reshjet e rëna gjatë ditëve të fundit kanë krijuar një situatë problematike në disa qarqe në vend, ku janë çarë argjinatura, janë përmbytur banesa dhe janë evakuar banorë.
-
VIDEO
Paralajmërimi i IGJUM: Rënie temperaturash dhe reshje dëbore! Ja zonat e prekura
-
VIDEO
Pilaf me stafidhe dhe zoçka pule nga zonja Albana
Zoçka me pilaf e stafidhe
Përbërësit:
- 2 zoçka
- 3 filxhanë çaji oriz
- 6 lugë gjalpë
- 1 qepë mesatare
- 2-3 thelpinj hudhër
- 1 filxhan çaji stafidhe
- 3 lugë miell
- 1 lugë me bahar
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Pasi i pastrojmë zoçkat i presim në katër copa secila, i lajmë, i kullojmë mirë dhe i spërkatim me kripë e piper. Shkrijmë gjalpin dhe sapo të nxehet, shtojmë zoçkat që të marrin një skuqje të lehtë së bashku me qepën e prerë hollë dhe hudhrat. Sapo të marrin ngjyrë të artë shtojmë miellin, baharin dhe stafidhet e lara. I përziejmë të gjitha 2–3 herë me lugë druri që mielli të bashkohet mirë me përbërësit. Rregullojmë shijen me kripë, hedhim ujë të ngrohtë, vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa mishi të zbutet dhe lëngu të trashet në një salcë të butë. Ndërkohë përgatisim pilafin, hedhim orizin e larë në ujë të vluar me kripë dhe pasi të ziejë në gjysmën e kohës e kullojmë. Më pas e shpëlajmë me ujë të ftohtë, e kullojmë sërish dhe e përziejmë lehtë që të ndahet kokërr më kokërr, duke u bërë një pilaf i thatë dhe i rrumbullakët. Kur mishi është gati e heqim nga tenxherja dhe e vendosim në mes të pilafit në formën e një kodre të vogël. Pjatën e zbukurojmë me pak stafidhe dhe sipër hedhim salcën e përgatitur dhe e shërbejmë të ngrohtë.
-
VIDEO
Shije dhe vlera! Çorbë me lulelakër dhe mish pule nga zonja Albana
Çorbë me lulelakër dhe mish pule
Përbërësit:
- 200 gr mish pule
- 200 gr lulelakër
- 1 karrotë
- 2 lugë margarinë ose gjalpë
- 2 lugë miell
- Lëngu i 1 limoni
- Majdanoz dhe selino
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Mishin e përvëlojmë në ujë të vluar, e kalojmë në ujë të ftohtë dhe e vendosim në një tenxhere me ujë të pastër te ziejë. Së bashku me mishin ziejmë karrotën dhe selinonë. Lulelakrën e shtojmë rreth 10 minuta para se mishi të përfundojë zierjen. Në një enë tjetër shkrijmë margarinën ose gjalpin dhe kaurdisim miellin derisa të marrë një ngjyrë të artë të lehtë. E përziejmë gradualisht me pak nga lëngu i çorbës, derisa të formohet masa e dëshiruar e trashësisë. E hedhim në tenxheren e çorbës, shtojmë majdanozin e grirë, lëngun e limonit dhe mishin e bërë në fije.
-
VIDEO
Reçel me hurma nga zonja Albana / S'do e besoni çfarë shije ka!
Reçel me hurma
Përbërësit:
- 1 kg hurma të pjekura mirë
- 600–700 gr sheqer
- 1 gotë ujë (200 ml)
- Lëngu i 1 limoni
Përgatitja:
Pastrojmë hurmat. Heqim farat dhe lëkurën nëse janë shumë të forta, i presim në copa dhe i vendosim në tenxhere bashkë me sheqerin dhe ujin. I lëmë 20 minuta që të nxjerrin lëngun e tyre dhe më pas i lëmë të ziejnë në zjarr mesatar derisa masa të fillojë të trashet. E përziejmë vazhdimisht që të mos ngjitet, më pas ulim zjarrin dhe e lëmë reçelin të ziejë ngadalë 35–45 minuta. Reçeli duhet të bëhet kremoz dhe i dendur. Në 5 minutat e fundit shtojmë lëngun e limonit. Reçelin e testojmë duke hedhur një pikë në pjatë: nëse nuk rrëshket, është gati. E hedhim në kavanoza sterilë, i mbyllim fort dhe i kthejmë përmbys 10 minuta.
Këshilla nga Albana: Nëse dëshiron aromë më të thellë, shto një shkop kanelle gjatë zierjes dhe hiqe në fund.
-
VIDEO
Emisioni i plotë| 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 21 Nëntor – Pezullimi i Ballukut, qytetarët reagojnë: Turqit i solli Rama