-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Veri-Jug/ Udhëtimi përgjatë Shtegut të Poezisë Fishtane dhe bujtinat e Toskanës shqiptare
“Mir se t’ka pru zoti n’Fisht” — Veri Jug ju çon këtë javë në Toskanën shqiptare, në fshatin Fishtë. Njihuni me nismën “Shtegu i poezisë fishtiane”, takoni fermerët që kanë kthyer shtëpitë në bujtina dhe zbuloni vargjet e At Gjergj Fishtës përgjatë një shtegtimi 4 km. Reportazhi premierë, të dielën, ora 13:30 me Agim Pipën.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K' |Historia tragjike e Fisit të Prelë Nikë Lucës, 5 martirë e 53 vite burg komunist
Një histori njëkohësisht epike dhe tragjike e një prej familjeve më atdhetare të Planit të Dukagjinit. Tre burra ranë në betejë kundër pushtuesve sllavë, dy u pushkatuan dhe një u vra nën torturat e regjimit komunist. Tragjedia vazhdoi për dekada: pothuajse e gjithë familja u burgos, u torturua dhe u persekutua nga viti 1945 deri në 1991, duke e mbyllur bilancin e dhimbjes me 53 vite burg.
-
VIDEO
The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 22 Nëntor 2025
Në “The Best Of” mund ndiqni të gjithashtu edhe kronika të veçanta dhe origjinale të realizuara nga redaksia e Report Tv.
-
VIDEO
SPECIALE/ Të rritesh mes nudove e figurave kombëtare, rrugëtimi i piktorit Morina
Rubrika Speciale do të na zhvendosë në Prizren. Gazetari Benet Beqiri ka realizuar një intervistë të veçantë me piktorin ekspresionist Arbnor Morina. I rritur në një ambient artistësh, mes nudove dhe portreteve të figurave kombëtare, Arbnori tregon se piktura për të ka qenë edhe një mjet i rëndësishëm për t’u afruar me njerëzit.
-
VIDEO
Zbuloni si na ndikon 'fëmija i lënduar' brenda nesh! Pse TRAUMAT e fëmijërisë rikthehen sot
Në këtë episod të Klinika 24 eksplorojmë konceptin e ‘fëmijës së lënduar’ brenda nesh dhe mënyrën se si traumat e fëmijërisë ndikojnë në mendimet, sjelljet dhe marrëdhëniet tona sot. Ekspertët Albano Muçaj dhe Lediana Naçi shpjegojnë se si vitet 0–7 formësojnë strukturat emocionale dhe modelet tona të reagimit. Mësoni si t’i identifikoni plagët e hershme dhe si mund të nisë procesi i shërimit të brendshëm.
-
VIDEO
Mrekullitë e fshehura të vajit të farës së zezë! Ja sa ditë duhet ta konsumoni l Klinika 24
Hygerta Bardhi shpjegon mënyrën e saktë të përdorimit të vajit të farës së zezë dhe sa ditë duhet konsumuar që të japë efektet e dëshiruara. Në këtë pjesë zbulojmë edhe raste kur ky vaj mund të sjellë rrezik, sidomos për personat me probleme kronike apo alergji. Ndiqni udhëzimet e specialistit për ta përdorur në mënyrën më të sigurt dhe efikase.
-
VIDEO
Diagnostikimi dhe trajtimi i kancerit të mushkërive, testi që duhet të bëjë çdo duhanpirës
Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe në Spitalin Amerikan 3, shpjegon shenjat e para të kancerit të mushkërive dhe rëndësinë jetike të diagnostikimit të hershëm. A mjafton grafia për ta zbuluar këtë tumor? Cilët janë ekzaminimet që e kapin sëmundjen në fazat fillestare? Nëse jeni duhanpirës prej vitesh, mësoni cilin test duhet të kryeni patjetër për të mbrojtur shëndetin tuaj.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË 'KLINIKA 24' | Trajtime të reja për kancerin e mushkërive! Sekretet e vajit të farës së zezë
Në këtë episod të Klinika 24 trajtojmë kancerin e mushkërive, simptomat që shpesh neglizhohen dhe trajtimet më bashkëkohore që ofron mjekësia sot. Mjekja onkologe e Spitalit Amerikan 3 Dr. Kleida Mati shpjegon hapat e parandalimit dhe diagnozës së hershme. Në rubrikat e programit flasim edhe për vlerat e vajit të farës së zezë dhe mënyrën më të sigurt të përdorimit, si dhe udhëtimin emocional drejt shërimit të fëmijës së brendshëm.
-
VIDEO
NJË NGA NE| Nga fitimet tek puna me Vipat, flet rrobaqepëse Lili: Tri vajzat m'u bënë mjeke
Në pjesën e parë të emisionit, gazetarja Xhensila Nako sjell historinë e Ilirjana Xakes. Ajo është shembulli i gruas shqiptare që nuk dorëzohet, që punon pa pushim për t’iu dhënë fëmijëve një jetë më të mirë. Endërronte të bëhej mësuese, por rrethanat e jetës e detyruan të bënte një zgjedhje tjetër: rrobaqepësinë. Vullneti i hekurt dhe këmbëngulja e kanë ndihmuar të çajë në këtë profesion
-
VIDEO
Emisioni i plotë NJË NGA NE| "Emigrantët më vijnë me valixhe", rrobaqepëse Lili: Zoti ndihmon atë që punon!
Në pjesën e parë të emisionit, gazetarja Xhensila Nako sjell historinë e Ilirjana Xakes. Ajo është shembulli i gruas shqiptare që nuk dorëzohet, që punon pa pushim për t’iu dhënë fëmijëve një jetë më të mirë. Ëndërronte të bëhej mësuese, por rrethanat e jetës e detyruan të bënte një zgjedhje tjetër: rrobaqepësinë. Vullneti i hekurt dhe këmbëngulja e kanë ndihmuar të çajë në këtë profesion Rubrika Speciale do të na zhvendosë në Prizren. Gazetari Benet Beqiri ka realizuar një intervistë të veçantë me piktorin ekspresionist Arbnor Morina. I rritur në një ambient artistësh, mes nudove dhe portreteve të figurave kombëtare, Arbnori tregon se piktura për të ka qenë edhe një mjet i rëndësishëm për t’u afruar me njerëzit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Shtypi i Ditës 22 Nëntor - Balluku shkon në GJKKO! Qytetarët të revoltuar: Duhet drejtësi!
Qytetarët flasin hapur për drejtësinë, politikën dhe gjithë çfarë i shqetëson realisht në këtë emision të Shtypit të Ditës dhe Ju. Telefonatat sjellin mendime të sinqerta, kritika, batuta dhe shqetësime të përditshme. Një përmbledhje e drejtpërdrejtë që pasqyron atmosferën dhe zërin e publikut.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 22 nëntor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Rama nuk e "dorëzon" Ballukun te armiq ditën e ortak natën e deri tek ç'ndodh nëse sëmuret Edi Rama?