-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Nëntor 2025 – Receta/ Një jetë mes bletëve/ Rrëfimi i motrave binjake
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me mish viçi - Gulash hungarez / Makarona të skuqura / Biskota me portokall dhe arra.
Me kameran tonë kemi udhëtuar drejt një prej fshatrave të Tiranës, për të ndjekur nga afër historinë e veçantë të një bletari që është rritur mes zhurmës së krahëve të bletëve. Aurel Isai, i cili e ka trashëguar këtë profesion nga babai, rrëfen pasionin e tij të pandarë për bletarinë dhe udhëtimin e përvitshëm që bën bashkë me to. Ai i dimëron bletët në Tiranë, ndërsa verës i rikthen në vendlindjen e tij në Kolonjë. Në këtë reportazh, Aurel Isai na zbulon sekretet e mbarështimit të bletëve dhe tregon pse cilësia e mjaltit varet nga sakrifica, kujdesi dhe dashuria për natyrën.
Dy vajza të veçanta, motrat binjake Anja dhe Eda Jaupaj, na sjellin historinë e tyre të suksesshme nga Suedia. Ato rrëfejnë jetën studentore, sfidat dhe përjetimet që i kanë forcuar edhe më shumë si binjake. Lidhja mes tyre është aq e fortë sa shpesh vendimet i marrin si një ekip, duke u mbështetur te njëra-tjetra në çdo hap. Edhe në momentet më të vështira, ato thonë se forca e tyre më e madhe është fakti që nuk ecin kurrë vetëm. Por historia e tyre nuk ndalet këtu: me kursimet e veta, Anja dhe Eda krijuan një brand veshjesh që i çoi drejt një arritjeje të jashtëzakonshme, fituan çmimin si biznesi më i mirë i të rinjve. Ato na tregojnë se si lindi kjo ide, si sfiduan veten në një vend të huaj dhe si qëndruan të bashkuara gjatë gjithë udhëtimit të tyre të suksesit.
-
VIDEO
Andoni për Ballukun: Pas pezullimit nga GJKKO, duhet të jepte dorëheqjen! Ndaj saj mund të ketë akuza të tjera
Analisti Ben Andoni thotë se Belinda Balluku, pas masave të dhëna nga GJKKO, duhet të jepte dorëheqjen. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri”, ai theksoi se edhe Rama duhet ta shkarkojë nga detyra qoftë për pjesën morale, por gjithashtu edhe për faktin se qeveria duhet të funksionojë.
“Patjetër. E para për pjesën morale dhe e dyta që qeveria të funksionojë. Më e mira nga të gjitha do të ishte, që një individ që i ka marrë shtetit pafund, privilegje, ndere pozicione e rroga, duhet të kishte mirësinë, por kjo fjalë është e papërshtatshme për zonjën Balluku, që duhet të jepte dorëheqjen vetë. Pas pezullimit, duhet ta jepte vetë dorëheqjen.”, u shpreh Andoni.
Pyetur edhe për hetimet që kanë nisur ndaj saj për lotin 4 të Unazës së Madhe, ai tha se ndaj saj mund të ketë akuza të tjera.
“Mjafton që të themi se subjekti të jetë e tyre, patjetër që do të përcillen akuza të tjera ndaj zonjës Balluku. Balluku duhet të mendojë për mbrojtjen e saj dhe duhet të ketë zyrë juridike dhe jo individ për t’u mbrojtur. Përgjimet e prokurorisë tregojnë se përballja e saj do të jetë më e shpejtë se e Veliajt dhe e ish-presidentit Meta me drejtësinë.”, tha Andoni.
-
VIDEO
Binjaket 25 vjeçare tregojnë ‘sekretin’, ja si u bënë sipërmarrëse në Suedi
Në Rreze Dielli jemi me dy vajza të veçanta, motrat binjake Anja dhe Eda Jaupaj, të cilat na sjellin historinë e tyre të suksesshme nga Suedia. Ato rrëfejnë jetën studentore, sfidat dhe përjetimet që i kanë forcuar edhe më shumë si binjake. Lidhja mes tyre është aq e fortë sa shpesh vendimet i marrin si një ekip, duke u mbështetur te njëra-tjetra në çdo hap. Edhe në momentet më të vështira, ato thonë se forca e tyre më e madhe është fakti që nuk ecin kurrë vetëm. Por historia e tyre nuk ndalet këtu: me kursimet e veta, Anja dhe Eda krijuan një brand veshjesh që i çoi drejt një arritjeje të jashtëzakonshme, fituan çmimin si biznesi më i mirë i të rinjve. Ato na tregojnë se si lindi kjo ide, si sfiduan veten në një vend të huaj dhe si qëndruan të bashkuara gjatë gjithë udhëtimit të tyre të suksesit.
-
VIDEO
UDHËTON me BLETËT! Historia që s'e keni dëgjuar kurrë / Sekreti si të dalloni mjaltin e mirë
Me kameran e Rreze Dielli kemi udhëtuar drejt një prej fshatrave të Tiranës, për të ndjekur nga afër historinë e veçantë të një bletari që është rritur mes zhurmës së krahëve të bletëve. Aurel Isai, i cili e ka trashëguar këtë profesion nga babai, rrëfen pasionin e tij të pandarë për bletarinë dhe udhëtimin e përvitshëm që bën bashkë me to. Ai i dimëron bletët në Tiranë, ndërsa verës i rikthen në vendlindjen e tij në Kolonjë. Në këtë reportazh, Aurel Isai na zbulon sekretet e mbarështimit të bletëve dhe tregon pse cilësia e mjaltit varet nga sakrifica, kujdesi dhe dashuria për natyrën.
-
VIDEO
A e detyron vendimi i GJKKO Ramën të shkarkojë Ballukun? Ja si përgjigjet avokati Hoxha
Avokati Arbër Hoxha, në një intervistë për Report TV, u pyet për masat e dhëna nga GJKKO ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, pezullim nga detyra dhe ndalim daljeje jashtë vendit. I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu nëse kryeministri Edi Rama detyrohet nga vendimi i Gjykatës së Posaçme për ta shkarkuar apo jo Ballukun, ai u përgjigj:
“Ligjërisht e pezullon atë nga detyra, më pas është kryeministri që zgjedh nëse zëvendës kryeministrja do të jetë e pezulluar apo jo. Ligjërisht nuk e detyron atë që ta shkarkojë atë. Kemi me një vendim pezullimi dhe ky vendim për aq kohë sa është në fuqi, zëvendës kryeministrja nuk e ushtron dot detyrën për sa kohë është në fuqi. Moralisht mund të shkarkohet por ligjërisht nuk është i detyrueshëm për kryeministrin për ta shkarkuar atë. “, tha avokati.
-
VIDEO
U morën të pandehur për Tunelin e Llogarasë, GJKKO cakton arrest shtëpie për kreun e ARRSH, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Gentian Gjyli, kreu i ARRSH dhe Erald Elezit, aktualisht drejtor i KESH. Ata janë dy nga 5 personat që janë marrë të pandehur për tenderin e Llogarasë.
-
VIDEO
Gjellë me mish viçi / Sekretet e gulashit hungarez nga zonja Albana
Gjellë me mish viçi - Gulash hungarez
Përbërësit:
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 700 gr mish viçi
- 30 gr miell
- 1 qepë e madhe
- 2 thelpinj hudhër
- 1 spec jeshil
- 1 spec i kuq
- 2 lgj salcë domatesh
- 2 lugë paprika
- 2 domate të mëdha
- 75 ml verë e bardhë e thatë
- 300 ml lëng mishi
- 2 lugë gjelle majdanoz
- 150 ml kos i thartë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Ngrohim furrën në 160°C. Spërkatim mishin e prerë në kubikë me miell dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë. E largojmë mishin nga tigani dhe në aty yndyrë shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepën së bashku me hudhrën dhe specat me ngjyra. Shtojmë mishin, e trazojmë mirë, hedhim salcën e domates dhe paprikën dhe e përziejmë 2 minuta. Më pas shtojmë domatet, verën e bardhë dhe lëngun e mishit. Vendosim kapakun, e kalojmë gatimin në furrë për 1 orë e 30 minuta ose e lëmë të ziejë në sobë avash-avash. Në 5 minutat e fundit shtojmë majdanozin, kosin e thartë, kripë e piper sipas shijes.
-
VIDEO
Recetë në 5 minuta / Makarona të skuqura nga zonja Albana
Makarona të skuqura
Përbërësit:
- 500 gr makarona guackë
- 3 lgj gjalpë
- 2 lgj vaj ulliri
- 1.500 ml lëng mishi ose ujë me vegetë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Përgatitim lëngun paraprakisht, vlojmë lëng mishi ose ujë me koncentrat vegete. Në një tenxhere nxehim gjalpin dhe vajin e ullirit. Hedhim makaronat e thata dhe i kaurdisim derisa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë. Më pas shtojmë lëngun e nxehtë të mishit, kripën dhe pak piper. I lëmë të ziejnë rreth 15 minuta në zjarr të avashtë, derisa lëngu të përthithet dhe makaronat të mbeten me yndyrën e tyre.
-
VIDEO
E pandehur për Tunelin e Llogarasë/ GJKKO vendos pezullim detyre për zv.kryeministren Balluku, e ndalon të dalë jashtë vendit! Arrest shtëpie për 2 zyrtarë
Vendimi është marrë dje me vendim të gjyqtarit Erion Çela. Ndaj Ballukut është caktuar masa pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre, dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Masë sigurie edhe për 2 zyrtarë të tjerë.
-
VIDEO
Biskota të buta me portokall dhe arra nga zonja Albana
Biskota me portokall dhe arra
Përbërësit:
- 1 ½ filxhan miell gruri
- ½ filxhan miell misri
- 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
- ½ lugë çaji kripë
- ½ filxhan gjalpë i zbutur
- ¾ filxhan sheqer
- 1 vezë e madhe
- 2 lugë gjelle tul portokalli
- ½ filxhan arra të grira hollë
- 2 lugë gjelle qumësht
Përgatitja:
Ngrohim furrën në 175°C dhe përgatisim tavën duke vendosur letër pjekjeje ose në mungesë e lyejmë me pak gjalpë. Në një enë të madhe përziejmë miellin e grurit, miellin e misrit, pluhurin pjekës dhe kripën. Në enë tjetër rrahim gjalpin me sheqerin derisa të bëhet kremoz. Shtojmë vezën dhe tulin e portokallit, vazhdojmë rrahjen derisa masa të jetë uniforme. Bashkojmë masat: shtojmë gradualisht përzierjen e miellit tek masa me gjalpë, duke e përzier me lugë druri ose me mikser në shpejtësi të ulët. Rregullojmë konsistencën, nëse brumi del i thatë shtojmë1–2 lugë qumësht. Në fund shtojmë arrat dhe i përziejmë derisa të shpërndahen njëtrajtshëm. Formojmë biskotat me duar ose lugë, bëjmë toptha të vegjël dhe i vendosim në tepsi me distancë mes tyre. I shtypim lehtë me pirun dhe i vendosim në furrë për 12–15 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Opozita braktisi sallën/ Balliu në ‘Repolitix’: Balluku mikeshë e Flamur Nokës, e ruajnë që të mos e atakojnë! PD e shitur
Për juristen Alesia Balliu, deputetët e opozitës duket që të kishin dhënë argumente të forta kundër Ballukut sot në Kuvend dhe jo të largoheshin nga salla.
-
VIDEO
Zyrihu vendos sot fatin/ Shqipëria e Kosova me sytë nga shorti, gazetari shpjegon nëse do përballen