-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË|Bota Report- Lufta në Ukrainë! Si dështoi 'engjëlli i paqes' ti jepte fund brenda 24 orëve? Eksperti: Trump
Geron Kamberi tha se negociatorët e Rusisë do të shqyrtojnë të dyja planet që janë paraqitur edhe atë të SHBA dhe të Bashkimit Europian.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Nëntor 2025 – Receta tradite/ Pse mpihen duart dhe këmbët, shkaktarët dhe trajtimi
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me miell misri, presh dhe djathë / Qofte me salcë të kuqe. Albana tregoi gjithashtu dhe një metodë të thjeshtë për zierjen e gështenjave. Ndërsa në një lidhje direkte nga Spanja, në kuadër të “Muaji i kuzhinës shqiptare në botë”, shef Genti Skëndaj tregon recetat shqiptare që po gatuhen në mes të Madridit, pikërisht në Ambasadën Shqiptare në Madrid. Skëndaj thotë se janë përzgjedhur 7 pjata tradicionale shqiptare nga gjeli me përshesh tek pispilija me presh e djathë apo dhe mishi me lakër sipas traditës veriore. Ndërsa nga ëmbëlsirat është përzgjedhur sultiashi tradicional i prekur me pak modernizëm. “Jemi në garë me shefat spanjollë, shpresojmë të nderohemi” thekson Genti, i cili tregon se pas Madridit vjen një tjetër kryeqytet europian për të prezantaur dhe promovuar me krenari recetat tona tradicionale.
Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm që shumë njerëz e përjetojnë, por që shpesh nënvlerësohet. Kjo ndjesi mund të sinjalizojë ndryshime të thjeshta në qarkullim ose nerva, por nganjëherë fsheh pas vetes edhe gjendje më të ndërlikuara shëndetësore. Në "Bima dhe Shëndeti", diskutojmë se çfarë qëndron pas mpirjes, cilët faktorë mund ta shkaktojnë dhe pse është e rëndësishme të merret seriozisht. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja trajtojmë shkaqet më të zakonshme që mund të çojnë në këtë simptomë, si dhe mënyrat se si mund të identifikohen. Po ashtu, do të ndalemi edhe te trajtimet alternative që përdoren për lehtësimin e mpirjes. Qëllimi është të kuptojmë më mirë këtë shenjë dhe rëndësinë e saj në shëndetin e përgjithshëm.
-
VIDEO
Përmbytjet/ Pilku: Dëmi përllogaritet deri në 100 mln euro! Ceko: Ka urbanizim të pakontrolluar! Buxheti? Duhet të paktën 120 mln euro në vit
Pilku theksoi se dëmet e deritanishme mund të shkojnë deri në 100 mln euro në rang vendi. Ceko theksoi se buxheti për vitin 2026 për kullimin, zjarret dhe pyjet nuk mjafton, por shtoi se do të duhen të paktën 120 mln euro për të gjitha problematikat.
-
VIDEO
Bllokimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, inxhinieri tregon shkeljet me ndërtimin e këtij aksi: E kanë inauguruar me shpejtësi për zgjedhje
-
VIDEO
Të mpihen duart dhe këmbët? Ja çfarë fshihet, ALARM nga… / Ylli Merja tregon disa trajtime
Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm që shumë njerëz e përjetojnë, por që shpesh nënvlerësohet. Kjo ndjesi mund të sinjalizojë ndryshime të thjeshta në qarkullim ose nerva, por nganjëherë fsheh pas vetes edhe gjendje më të ndërlikuara shëndetësore. Në "Bima dhe Shëndeti" në Rreze Dielli, diskutojmë se çfarë qëndron pas mpirjes, cilët faktorë mund ta shkaktojnë dhe pse është e rëndësishme të merret seriozisht. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja trajtojmë shkaqet më të zakonshme që mund të çojnë në këtë simptomë, si dhe mënyrat se si mund të identifikohen. Po ashtu, do të ndalemi edhe te trajtimet alternative që përdoren për lehtësimin e mpirjes. Qëllimi është të kuptojmë më mirë këtë shenjë dhe rëndësinë e saj në shëndetin e përgjithshëm.
-
VIDEO
A e kemi dhe a po e shfrytëzojmë plotësisht pushtetin? Ja çfarë shkruan shtypi 31 vite më parë
Pasqyrimi se si shtypi i para 31 viteve trajtonte çështjet e pushtetit dhe debatet politike të kohës. Një rikthim informues për të kuptuar mendësinë dhe realitetin publik të asaj periudhe.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Shtypi i Ditës 24 Nëntor|Qytetarët e revoltuar : Pse përmbytjet po bëhen më të rënda sot
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
7 receta tradicionale shqiptare në mes të Madridit / Shef Genti: Jemi në garë me spanjollët
Në lidhje direkte për Rreze Dielli nga Spanja, në kuadër të “Muaji i kuzhinës shqiptare në botë”, shef Genti Skëndaj tregon recetat shqiptare që po gatuhen në mes të Madridit, pikërisht në Ambasadën Shqiptare në Madrid. Skëndaj thotë se janë përzgjedhur 7 pjata tradicionale shqiptare nga gjeli me përshesh tek pispilija me presh e djathë apo dhe mishi me lakër sipas traditës veriore. Ndërsa nga ëmbëlsirat është përzgjedhur sultiashi tradicional i prekur me pak modernizëm. “Jemi në garë me shefat spanjollë, shpresojmë të nderohemi” thekson Genti, i cili tregon se pas Madridit vjen një tjetër kryeqytet europian për të prezantaur dhe promovuar me krenari recetat tona tradicionale.
-
VIDEO
Presh me miell misri dhe djathë nga zonja Albana
Tavë me miell misri, presh dhe djathë
Përbërësit:
- 100 gr bishta preshi
- 1 gotë vaj
- 2 gota kos
- 1 vezë
- 1 gotë qumësht
- 2 gota miell misri
- 500 gr miell gruri
- 1 pako pluhur për pjekje
- 200 gr djathë i bardhë
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Pastrojmë preshin dhe më pas e grijmë hollë. Në një tigan të thellë ngrohim vajin, shtojmë bishtat e preshit dhe i kaurdisim derisa të ulet vëllimi dhe të zbuten. Rregullojmë shijen me pak kripë. Në një tas rrahim vezën, shtojmë vajin, kosin dhe qumështin. I përziejmë mirë dhe shtojmë pak kripë. Duke i shtuar gradualisht, bashkojmë miellin e misrit, miellin e grurit dhe pluhurin pjekës. I përziejmë derisa masa të jetë homogjene. Në fund shtojmë preshin e kaurdisur dhe djathin e thërrmuar. E hedhim masën në një tavë ku kemi shtruar letër pjekjeje dhe e vendosim në furrë në 180-200 gradë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë (rreth 35–45 minuta).
-
VIDEO
Qofte me salcë të kuqe nga zonja Albana
Qofte me salcë të kuqe
Përbërësit:
- 300-400 gr mish i grirë
- 2 qepë të thata
- 3–4 thelpinj hudhër
- 2 feta bukë të njomura
- 1 vezë
- ½ tufë majdanoz
- ½ tufë koper
- 1 lgj salcë domate
- 1 lugë uthull
- 1 lugë miell
- Vaj ulliri
- Spec djegës (opsionale)
- Kripë, piper i zi
Për salcën e kuqe:
- 2-3 domate të mëdha
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 1 qepë mesatare
- 2-3 thelpinj hudhër
- 1 lugë uthull
- 1 lugë çaji sheqer
- Gjethe dafine
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Përziejmë mishin e grirë me qepën, hudhrat, vezën, bukën e njomur, majdanozin, koperin, specin djegës, kripën, piperin, vaj ulliri dhe uthullën. Shtojmë 1 lugë miell për ta lidhur masën. E përziejmë mirë dhe e lëmë të pushojë disa minuta. Formojmë qoftet dhe i skuqim në vaj ose i pjekim në furrë. Ndërkohë përgatitim salcës e kuqe: kaurdisim qepën në vaj derisa të marrë ngjyrë të artë, shtojmë domatet e grira dhe 1 lugë gjelle salcë domate. Rregullojmë shijen me kripë, piper, pak sheqer, hudhra të shtypura, uthull dhe gjethe dafine. E lëmë salcën të marrë valë dhe nëse është shumë e hollë, shtojmë pak miell të tretur në ujë. Vendosim qoftet e skuqura brenda salcës dhe i lëmë të zjejnë bashkë për disa minuta që të marrin shijen ose mund t'i vendosim direkt në furrë me salcë për një variant më të lehtë.
-
VIDEO
Përmbytjet në vend, Haxhimali për Report Tv: Duhet të forcojmë bashkitë për të parandaluar situata të tilla
Sot në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ ishte i ftuar eksperti Agron Haxhimali. Eksperti foli në lidhje me përmbytjet në vend që erdhën si pasojë e reshjeve të dendura.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 24 nëntor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK zbulon mekanizmin si i manipulonte Balluku tenderat te demokracia na solli luks për politikanët e deri tek pse i tmerron kaq shumë transformimi në qytetarë të thjeshtë politikanët tanë?