-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Tetor 2025 – Receta/ Konflikti për pronat/ ‘U lidhën në hipnozë’, historia e 2 motrave
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me arra me petë të pjekura / Tavë spinaqi me beshamel / Fasule të ajkosura me perime.
Emisioni "Rreze Dielli" u ndal sot tek një nga plagët më të mëdha të shoqërisë sonë: pronat dhe ndarja e tyre. Një temë që nga trashëgimia e prindërve tek ndarja mes vëllezërve e motrave, shpeshherë kthehet në armiqësi, gjyqe të pafundme dhe madje shkatërrim të marrëdhënieve familjare. A është prona bekim apo mallkim për shqiptarët? Si mund të zgjidhen këto konflikte pa shkuar në gjykatë? Për këto pyetje ndërmjetësja Drita Avdyli shpjegon sesi funksionon ndërmjetësimi dhe si mund të shpëtohen marrëdhëniet njerëzore, përtej tokës dhe pasurisë.
Në këtë hapësirë ndalemi tek një histori e jashtëzakonshme, që përfshin jo vetëm një lidhje gjaku, por edhe një lidhje shpirtërore e mendore midis dy motrave. Për herë të parë, hipnoza vjen si përvojë e përbashkët mes tyre, një rrugëtim i mbushur me emocione, reflektime dhe përjetime unike. Kemi në studion e "Rreze Dielli" shkrimtaren Lorena Shele, autore e librit ‘Jeta e Supremit’, dhe në një lidhje direkte nga Amerika, motrën e saj hipnoterapisten Aurora Shele De Angelis.
-
VIDEO
Mimoza Kusari Lila rrëfen betejën me kancerin! Frika më e madhe ishite a do të isha pranjë fëmijëve
-
VIDEO
‘Dekreti i Begajt për Tiranën shkel nenin 115’, Jordan Daci: Erion Veliaj nuk quhet i shkarkuar, Gjykata Kushtetuese të veprojë shpejt
Daci theksoi se nuk ka vakancë në Bashkinë e Tiranës sepse Erion Veliaj nuk quhet i shkarkuar në këtë moment.
-
VIDEO
Dëbora e parë zbardhi verilindjen, Gjoni për Report Tv: Do të vijojnë edhe nesër! Në fundjavë do të kemi rritje temperaturash
Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se reshjet do të vazhdojnë edhe nesër,
-
VIDEO
Ja si më hipnotizoi motra! Historia fantastike e 2 motrave / Mos mendoni se është kaq e thjeshtë!
Në këtë hapësirë ndalemi tek një histori e jashtëzakonshme, që përfshin jo vetëm një lidhje gjaku, por edhe një lidhje shpirtërore e mendore midis dy motrave. Për herë të parë, hipnoza vjen si përvojë e përbashkët mes tyre, një rrugëtim i mbushur me emocione, reflektime dhe përjetime unike. Kemi në studion e "Rreze Dielli" shkrimtaren Lorena Shele, autore e librit ‘Jeta e Supremit’, dhe në një lidhje direkte nga Amerika, motrën e saj hipnoterapisten Aurora Shele De Angelis.
-
VIDEO
Prona ‘molla e sherrit’ që fut në konflikt shqiptarët?
Emisioni "Rreze Dielli" u ndal sot tek një nga plagët më të mëdha të shoqërisë sonë: pronat dhe ndarja e tyre. Një temë që nga trashëgimia e prindërve tek ndarja mes vëllezërve e motrave, shpeshherë kthehet në armiqësi, gjyqe të pafundme dhe madje shkatërrim të marrëdhënieve familjare. A është prona bekim apo mallkim për shqiptarët? Si mund të zgjidhen këto konflikte pa shkuar në gjykatë? Për këto pyetje ndërmjetësja Drita Avdyli shpjegon sesi funksionon ndërmjetësimi dhe si mund të shpëtohen marrëdhëniet njerëzore, përtej tokës dhe pasurisë.
-
VIDEO
Byrek me arra me petë të pjekura nga zonja Albana / Shije që do e mbani mend gjatë
Byrek me arra
Përbërësit:
- 200 gr arra
- 50 gr vaj
- 300 ml ujë
- 1 pako petë të holla të pjekura
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Fillimisht grijmë arrat imët. U shtojmë kripë dhe i përziejmë me ujin e nxehtë. Petët e pjekura i shtrijmë në tavë dhe i spërkasim me masën e arrave. Vazhdojmë duke i alternuar petët me përzierjen derisa të mbarojnë. E pjekim byrekun në furrë të parangrohur, në temperaturë 180°C për rreth 30 minuta.
-
VIDEO
E PLOTË/ 'Shtypi i Ditës' 2 Tetor! Nga Veliaj kërkon lirimin tek çmimet STRATOSFERIKE të pronave
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Tavë spinaqi me beshamel nga zonja Albana / Recetë në pak minuta, pa shumë kosto
Tavë spinaqi me beshamel
Përbërësit:
- 1 kg spinaq i freskët
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 50 gr gjalpë
- 3 lugë gjelle miell
- 700 ml qumësht i ngrohtë
- 1 lugë çaji arrëmyshk
- 150 gr djathë kaçkavall
- 50 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë spinaqin mirë, heqim kërcejtë e fortë dhe e kaurdisim në një tigan me vaj ulliri, qepë dhe hudhër derisa të ulet vëllimi dhe të avullojë uji i tepërt. Shtojmë pak kripë e piper. Në një tenxhere tjetër shkrijmë gjalpin dhe skuqim miellin derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë qumështin ngadalë duke e përzier vazhdimisht me tel dore që të mos krijohen kokrriza. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak arrëmyshk. E lëmë të trashet derisa të bëhet një salcë kremoze. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, shtrojmë spinaqin e kaurdisur dhe më pas beshamelin. Sipër hedhim djathin e grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 25–30 minuta, derisa të krijojë një kore të artë sipër.
Këshilla nga Albana: Mund t’i shtosh edhe pak krem pana në beshamel për shije më të pasur.
-
VIDEO
Fasule me perime, ja SEKRETI si t'i bëni fasulet të ajkosura nga zonja Albana
Fasule me perime
Përbërësit:
- 500 gr fasule të bardha
- 1 qepë e madhe
- 2 karota mesatare
- 1 spec i kuq
- 4-5 degë selino
- 1 rrënjë selino (opsionale)
- 400 gr domate të grira në rende
- 150 ml vaj ulliri
- 1 lugë gjelle mustardë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një enë me ujë lëmë fasulet për rreth 12 orë. Më pas i kullojmë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë. Qërojmë dhe presim qepën dhe selinonë në copa të vogla, karotat në rondele ose kubikë dhe specin në shirita të vegjël. Vendosim fasulet në tenxhere dhe i lëmë të ziejnë. Në vlimin e parë shtojmë qepën, karotat, specin, domatet e grira, gjethet e selinos, vajin e ullirit, mustardën, kripën dhe piperin. I përziejmë mirë dhe i lëmë të gatuhen plotësisht. E shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur ose ullinj anash.
Këshilla nga Albana: Sekreti për fasulet e ajkosura është t'i shtojmë mustardë në fund. Mustarda jo vetëm redukton gazrat, por edhe ndihmon që lëngu të lidhet dhe të bëhet më kremoz.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 2 Tetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Presidenti shkel Kushtetutën te më 9 nëntor zgjedhje në Tiranë e 5 bashki të tjera e deri tek zgjimi i stonuar i opozitës!
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË|Befasuese/ Nesër ka shkarkime në Presidencë, padia e Veliaj që rrëzon zgjedhjet
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve për Tiranën pavarësisht ankimimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese.