-
VIDEO
A do të shpallë presidenti Begaj zgjedhje në Tiranë? Tafani: Do të ishte në kundërshtim me ligjin
Analisti Endri Tafani, tha se presidenti Bajram Begaj nuk duhet që të dekretojë një datë zgjedhjesh për Tiranën, në një kohë kur në Kushtetuese ka një ankim të bërë nga Erion Veliaj për të kundërshtuar shkarkimin e tij.
Sipas tij, nëse do të dekretohej një datë nga Begaj do të ishte në kundërshtim me ligjin.
‘Për mua është e paligjshme totalisht, presidenti nuk duhet që të marr vendim për të dekretuar një datë për zgjedhjet për Tiranën. Problemi këtu është më madhor se fati i Veliajt, këtu është shkatërruar makina e qeverisjes, kur është bërë Kushtetuta është bërë në mënyrë të rakorduar me ligjet, dhe këta kanë futur duart aq herë në Kushtetutë dhe në ligjet e tjera saqë tani nuk rakordojnë me njëri- tjetrin’, tha ai.
-
VIDEO
Shkarkimi i Veliajt/ Alibeaj: Ankimi i tij e pezullon vendimin e qeverisë! Kume: Pa njoftim nga GJK, Begaj mund të dekretojë zgjedhjet! Muharremi: Bashkia do kryetar
Ish- kreu i KQZ Kristaq Kume, tha se presidenti Begaj mund të dekretojë datën e zgjedhjeve, nëse nuk i shkon një shkresë për ta vënë në dijeni zyrtarisht për ankimimin e Veliajt në GJK. Për analistin Endri Tafani, shkarkimi i Veliajt është pezulluar pas ankimit që ai ka bërë në Gjykatën Kushtetuese.
-
VIDEO
Trondit SHBA: Jemi gati për LUFTË! Eksperti ZBULON prapaskenat: Ja plani që po kurdis Rusia
Tensionet ndërkombëtare janë ndezur sërish! Ekspertët paralajmërojnë për një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës, ku Gazës i kanoset një skenar i ri me prapaskena të planit të Donald Trump. Ndërkohë, Pentagonit i është dhënë urdhër të ngrejë në këmbë ushtrinë amerikane, si pjesë e përgatitjeve të SHBA për një konflikt të mundshëm global. Nga ana tjetër, Rusia ka nisur sulme me dronë ndaj vendeve të NATO-s, duke shtuar frikën për shpërthimin e një lufte të madhe. Ekspertët ushtarakë paralajmërojnë se një përplasje mes Rusisë dhe NATO-s nuk është më thjesht një hipotezë, por një mundësi reale që ngre pyetjen: kush do të dalë fitues në një luftë të tillë?
-
VIDEO
Deputetja Ilva Gjuzi e bindur në fitoren e PS: Do marrim rezultat pozitiv në Tiranë
Sa i përket jetës parlamentare, ku opozita nuk lejoi prezantimin e programit qeverisës të PS në Kuvend, deputetja Gjuzi shprehet se ishte befasuese për të situata që ndodhi.
-
VIDEO
Në punë me foshnjen në krah, deputetja Gjuzi për Report Tv: Nuk më pengon të jap kontributin tim
Deputetja socialiste Ilva Gjuzi mori vëmendje mediatike ditën e sotme, teksa u shfaq me foshnjen 38-ditëshe në krah gjatë punës në komisionin parlamentar.
Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Studio Live”, deputetja Gjuzi theksoi se si nënë e 4 fëmijëve, mëmësia nuk e pengon që të japë kontributin e saj.
Sikundër, të njëjtën thirrje e bëri edhe për të gjitha gratë e vajzat e tjera, që të mos privohen nga puna edhe nëse janë nëna.
“Nuk më ka penguar asnjëherë dhe nuk më pengon, por nuk duhet të pengojë as ato gra që janë të afta të japin kontributin e tyre. Dhe nuk duhet ta kenë dilemën a mund t’i bëjnë të dyja apo jo”, u shpreh ajo.
Prezenca e deputetes Gjuzi në komision me djalin e saj Blinin me vete tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave dhe të publikut, pasi i hasën me një pamje e cila mund të themi që është e rrallë për në Shqipëri. Vogëlushi i saj është vetëm 38 ditësh.
-
VIDEO
Vrasja në Tepelenë: Ku shkuan GËZHOJAT e armës që vranë Sarchin? Eksperti ngre DYSHIME
Megjithëse policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 48-vjeçarin Kamber Sulçaj si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, ngjarja mbart ende shumë mister dhe pikëpyetje.
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në një intervistë për Report Tv për emisionin “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori, ngriti shumë pikëpyetje në lidhje me këtë ngjarje.
“Fillimisht u tha që kanë qenë bashkë me 3 shqiptarë të tjerë dhe ishin për gjueti. Pse ky person (autori) ishte në atë vend? Pastaj e quajmë rastësi apo për shkaqe banale? Pra një person i armatosur ishte në një vend të caktuar. E dyta, këta po shkonin për gjueti apo jo? Nëse po shkonin për gjueti në cilën zonë”.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË|Pa Gjurme - ‘Vëllai shpërndante ftesat, u qëllua pak para dasmës!’/ Motra: Autori ishte kushëriri!
Një tragjedi e mbuluar nga heshtja dhe padrejtësia... Më 30 mars 1992, në vend që të festonin martesën e vajzës së shtëpisë, familja Merkaj u përball me një humbje të pazakontë. Artur Merkaj, vetëm 23 vjeç, i kthyer nga emigrimi për të marrë pjesë në dasmën e motrës, u vra në mënyrë të mistershme nga një efektiv policie — një njeri që rezulton të ishte edhe kushëri i tij.Në të njëjtën ngjarje humbi jetën edhe dhëndri. Nga një ditë me gëzim, gjithçka u kthye në zi, në vaj, në heshtje... Pesë vite më pas, edhe babai i Arturit ndërroi jetë nga dhimbja. E megjithatë, ky krim nuk u dënua kurrë. Dosja u mbyll, por zemrat e familjarëve jo. Një histori e dhimbshme, një plagë që nuk mbyllet kurrë.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Frontline Interview-'Veliajt iu çua 'doktor Dako' në qeli…' Trondit Maliqi: Pasi i mati tensionin, i dha SMS-në e Ramës
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar situatën politike në vendin tonë, teksa e ka konsideruar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj si antikushtetues. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Fronline’ të moderatores Marsela Karapanço, Maliqi tha se zgjedhjet në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar, duhet të ishin zhvilluar. Gjithashtu Maliqi tha se më burimet e tij, ka mësuar se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u dërgua në burgun e Durrësit, për t’i dhënë një mesazh Erion Veliajt.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Shtator 2025 – Receta/ Horoskopi për muajin Tetor
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me patate dhe spinaq / Role me mish të grirë dhe perime / Çaj me lëkura patatesh.
Muaji Tetor sjell një energji të re dhe të ndjeshme në qiellin astrologjik, ku lëvizjet planetare do të ndikojnë ndjeshëm në jetën tonë emocionale, profesionale dhe shpirtërore. Me hyrjen e Diellit në shenjën e Peshores dhe më pas në Akrep, do të ndiejmë nevojën për ekuilibër, drejtësi, por edhe thellim të lidhjeve dhe çështjeve të brendshme. Këtë muaj, Hëna e Re dhe Hëna e Plotë do të nxisin fillime të reja, përfundime të papritura dhe rishikime të rëndësishme në marrëdhënie. Aspektet mes planetëve të fuqishëm si Plutoni, Saturni dhe Marsi do të sjellin sfida për disa shenja, ndërkohë që për të tjerat do të hapen mundësi të reja dhe surpriza të këndshme. Astrologia dhe numerologia Liza Gjika e ftuar në studion e "Rreze Dielli", na ndihmon të kuptojmë më qartë se si këto ndikime do të reflektohen në jetën tonë dhe cilat energji duhet të përqafojmë apo shmangim. Çfarë ka rezervuar universi për secilën shenjë? Cilat janë ditët me fat dhe cilat duhet t’i kalojmë me kujdes.
-
VIDEO
Parashikim i fuqishëm për Tetorin | Muaj dinamik! Liza Gjika zbulon çfarë të pret
Muaji Tetor sjell një energji të re dhe të ndjeshme në qiellin astrologjik, ku lëvizjet planetare do të ndikojnë ndjeshëm në jetën tonë emocionale, profesionale dhe shpirtërore. Me hyrjen e Diellit në shenjën e Peshores dhe më pas në Akrep, do të ndiejmë nevojën për ekuilibër, drejtësi, por edhe thellim të lidhjeve dhe çështjeve të brendshme. Këtë muaj, Hëna e Re dhe Hëna e Plotë do të nxisin fillime të reja, përfundime të papritura dhe rishikime të rëndësishme në marrëdhënie. Aspektet mes planetëve të fuqishëm si Plutoni, Saturni dhe Marsi do të sjellin sfida për disa shenja, ndërkohë që për të tjerat do të hapen mundësi të reja dhe surpriza të këndshme. Astrologia dhe numerologia Liza Gjika e ftuar në studion e "Rreze Dielli", na ndihmon të kuptojmë më qartë se si këto ndikime do të reflektohen në jetën tonë dhe cilat energji duhet të përqafojmë apo shmangim. Çfarë ka rezervuar universi për secilën shenjë? Cilat janë ditët me fat dhe cilat duhet t’i kalojmë me kujdes.
-
VIDEO
E PLOTË/ 'Shtypi i Ditës' 30 shtator! Nga RRITJA e pensioneve tek ekonomia e tregut
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Qofte me patate dhe spinaq nga zonja Albana
Qofte me patate dhe spinaq
Përbërësit:
- 5 patate
- 100 gr spinaq i freskët
- 2 lgj bimë aromatike të freskëta
- 1 qepë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- 1 lugë çaji kerri
- 1 vezë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Vaj bimor për skuqje
Përgatitja:
Ziejmë patatet derisa të zbuten. I kullojmë dhe i shtypim në një tas. Shtojmë spinaqin e grirë hollë, qepën të grirë imët, kripën, specin e kuq dhe bimët aromatike. I përziejmë mirë derisa masa të bëhet brumë homogjen. Formojmë toptha të vegjël (qofte rrethore), lyejmë secilën me vezë të rrahur, më pas i skuqim në vaj bimor derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim qoftet në letër kuzhine që të përthithet vaji i tepërt.