Kulaç me miell misri dhe kos nga zonja Albana

17 Tetor, 11:25 | Përditesimi: 17 Tetor, 11:25

Kulaç me miell misri dhe kos

Përbërësit:

  • 200 gr miell misri i bardhë
  • 100 gr miell misri i verdhë
  • 2 vezë
  • 4 lugë gjelle kos
  • Pak kripë
  • Pak sodë buke
  • Ujë i vluar
  • Vaj ulliri

Për masën sipër:

  • 5 lugë gjelle kos
  • Ajkë qumështi
  • Hudhër sipas dëshirës
  • Kripë

Përgatitja:

Përziejmë dy llojet e miellit me kripën dhe sodën e bukës. Shtojmë vezët, kosin dhe gradualisht ujin e vluar, derisa të bëhet një masë e trashë dhe kremoze. Shtojmë pak vaj ulliri, e përziejmë dhe derdhim masën në tepsi të lyer. Sipër vendosim përzierjen me ajkë, kos, kripë dhe hudhër. E vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30–35 minuta, derisa kulaçi të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. 

 

MC/Shqiptarja.com