-
VIDEO
TIROIDJA në rrezik? Shenjat që s’duhet t’i injorosh / Ushqimet që të SHËROJNË!
Tiroidja shpesh quhet "orkestra dirigjente" e organizmit, dhe me plot të drejtë. Kjo gjëndër e vogël e vendosur në pjesën e përparme të qafës, luan një rol jetik në rregullimin e shumë funksioneve të trupit, nga metabolizmi e energjia, deri te temperatura trupore, rrahjet e zemrës dhe madje edhe gjendja emocionale. Por çfarë ndodh kur kjo "dirigjente" fillon të gabojë ritmin? Për fat të keq, problemet me tiroiden janë më të zakonshme nga sa mendohet, dhe shpesh mbeten të padiagnostikuara për vite me radhë. Por cilat janë shenjat që nuk duhen injoruar e që tregojnë se tiroidja nuk po funksionon siç duhet. Cilat janë shkaqet më të zakonshme që çojnë në probleme me tiroiden? A luan ushqimi një rol? Dhe cilat janë "miqtë" dhe "armiqtë" më të mëdhenj të shëndetit të tiroides në pjatën tonë të përditshme? Në këtë bisedë me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, do të zbulojmë se si jodi dhe seleni ndikojnë në funksionin tiroide, cilat janë burimet më të mira natyrale të këtyre mikroelementeve, si dhe kur dhe nëse suplementet mund të jenë të nevojshme. Do të mësojmë gjithashtu si të ndërtojmë një pjatë të ekuilibruar për të mbështetur tiroiden në mënyrë natyrale, pa komplikime dhe pa mitet që shpesh ngatërrojnë më shumë sesa ndihmojnë.
-
VIDEO
Kafja esëll ulçer në stomak? Ja si qëndron e vërteta
Kafja në mëngjes është rituali i shumë njerëzve, ajo që na zgjon dhe na jep energji për ditën. Por a është e vërtetë që kjo pije e dashur shkakton ulcerë stomaku? Për vite me radhë, shumë kanë besuar se kafeja mund të dëmtojë stomakun dhe të shkaktojë dhimbje apo probleme serioze. Por çfarë thonë studimet? A është kjo thjesht një mit që na frikëson pa nevojë, apo një paralajmërim i vërtetë që duhet të marrim seriozisht? Me Altin Jokën zbulojmë faktet reale pas këtij besimi të përhapur dhe do të shohim si të konsumojmë kafenë në mënyrë të sigurt pa rrezikuar shëndetin.
-
VIDEO
‘Tetori Rozë’, specialisti i ISHP për Report Tv: Vitin e kaluar 800 raste me kancer gjiri! Moshat më të prekura mbi 50 vjeç
Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit tek vajzat dhe gratë. Alban Ylli i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ thotë se çdo vit kemi një rritje me 2% me kancer gjiri.
-
VIDEO
E vërteta për magnezin dhe depresionin! Po MASHTROHEMI!
A mund të jetë një mineral si magnezi çelësi për të dalë nga mjegulla e depresionit? Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë po flitet për lidhjen mes niveleve të ulëta të magnezit dhe simptomave depresive. Disa e quajnë "antidepresanti natyral", të tjerë mendojnë se është thjesht një mit. Por çfarë thotë shkenca: A kuron magnezi depresionin? Mit apo e Vërtetë?!
-
VIDEO
E PLOTË/ 'Shtypi i Ditës' 1 tetor! Qytetarët shpërthejnë në revoltë: Po talleni me ne
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Gjellë me presh, sekretet e shijes perfekte nga zonja Albana
Gjellë me presh
Përbërësit:
- 600 gr mish viçi
- 5-6 presh
- 2 qepë mesatare
- 2-3 domate ose 1 lgj salcë
- 1 karotë (opsionale)
- 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 gjethe dafine
- 1 litër ujë ose lëng mishi
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim mishin të ndarë në kubikë derisa të marrë ngjyrë kafe të lehtë. Shtojmë qepën e grirë hollë dhe e kaurdisim derisa të zbutet. Shtojmë karotën në copa të vogla dhe domatet e grira ose salcën. E lëmë të marrë valë për 5 minuta. Më pas hedhim ujë të ngrohtë ose lëng mishi sa të mbulohet mishi. Shtojmë kripë, piper dhe gjethe dafine dhe e lëmë mishin të ziejë në zjarr të ngadaltë për rreth 40–50 minuta. Ndërkohë preshët i kemi prerë në copa rreth 3–4 cm dhe i shtojmë në tenxhere. E lëmë gjellën të gatuhet edhe 20–25 minuta, derisa preshi të zbutet, por të mos shkrihet krejt. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe eëza sipas dëshirës.
-
VIDEO
Supë pule me oriz, shije dhe plot vlera nga zonja Albana
Supë pule me oriz
Përbërësit:
- 500 gr mish pule
- 1.5 litër lëng mishi
- 2 vezë
- 50 gr oriz
- 1 karrotë
- 1 limon
- 1 lgj miell misri
- 2 lgj gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe kripë vendosim mishin e pulës. Pasi të ziejë shtojmë orizin e shpëlarë mirë dhe karrotën të grirë në rende. Miellin e tresim me ujë dhe pasi ka zier orizi e shtojmë në tenxhere bashkë me të verdhat e vezëve. E spërkasim me majdanoz, piper dhe pak gjalpë të tretur.
-
VIDEO
Petulla të fshira, sekretet e traditës korçare nga zonja Albana
Petulla të fshira
Përbërësit:
- 1 vezë
- 500 ml qumësht
- 250 ml ujë
- 400 gr miell
- 1 lugë çaji kripë
- 100 ml qumësht
- 150 gr gjalpë
- 2-3 thelpinj hudhër
- Djathë të bardhë të thërrmuar
Përgatitja:
Rrahim vezën me qumështin, ujin dhe kripën. Shtojmë miellin gradualisht derisa të formohet një brumë i lëngshëm si për palaçinka. Pjekim secilën petull/palaçinkë në tigan të nxehtë, një nga një, duke i kthyer në të dy anët. Më pas shkrijmë gjalpin, shtojmë 100 ml qumësht dhe hudhrat e grira imët. I përziejmë derisa të marrin shije. Radhitim petullat e pjekura në një tepsi, duke lyer çdo petull me gjalpin e përgatitur dhe duke spërkatur djathë të thërrmuar mes shtresave. E lyejmë sipër me gjalpin e mbetur. E vendosim në pjekje, në furrë të parangrohur në 200 °C derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë (rreth 15–20 minuta).
Këshillat nga Albana: Shkojnë shumë mirë të ngrohta me kos natyral ose me një sallatë të thjeshtë. Nëse do shije më të butë, hudhrën mund ta zbusësh duke e skuqur pak në gjalpë para se ta shtosh.
-
VIDEO
‘Mos i lini vetëm…’, thirrja në ditën e të moshuarve
Sot, Dita Botërore e të Moshuarve. Moshimi ose plakja është një proҫes fiziologjik dhe natyror gjatë të cilit ndodhin një seri ndryshimesh. Shumë të moshuar janё aktiv dhe plotësisht të pavarur deri në fund të jetës së tyre. Moshim nuk do të thotë të jesh i paaftë apo i sëmurë. Në këtë ditë japim një mesazh për brezin më të palodhur, “Le të kujdesemi me zemër, mos i lini vetëm!” ishte thirrja që Moza Kalaja bëri në studion e Rreze Dielli.
-
VIDEO
Ngërçi politik në Kosovë, gazetari: Nuk ka një dialog normal mes partive! Duhet të shkojmë në zgjedhje të reja ndryshe s'kemi dalje tjetër
Gazetari Ilir Krasniqi i ftuar në ‘Shtypi dhe Ju’ diskutoi për ngërçin politik në Kosovë. Ndër të tjera ai foli edhe për zgjedhjet lokale ku theksoi se fushata është e zbehtë dhe me premtime boshe.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 1 tetor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga qeveria ka objektiv pagë minimale 500 euro e mesatare 1 mijë euro te TV i Berishës i premtoi lekë italianit kundrejt dëshmisë së rreme për Veliajn e deri tek zgjedhje të shpejta apo të drejta në Tiranë?
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË| Begaj mes dy zjarreve, a do ketë zgjedhje në Tiranë? DEBATE mes juristëve, fiton Rama apo Veliaj...
Ish- kreu i KQZ Kristaq Kume, tha se presidenti Begaj mund të dekretojë datën e zgjedhjeve, nëse nuk i shkon një shkresë për ta vënë në dijeni zyrtarisht për ankimimin e Veliajt në GJK. Për analistin Endri Tafani, shkarkimi i Veliajt është pezulluar pas ankimit që ai ka bërë në Gjykatën Kushtetuese.