• VIDEO

    Spahiu: PD nuk i bojkoton zgjedhjet e Tiranës, nëse SHBA nuk shprehet kundër dekretit të Begajt

    Juristi Kreshnik Spahiu, tha se PD nuk do t’i bojkotojë zgjedhje e pjesshme.

    Ai tha se, PD do të hyjë në zgjedhje sa kohë që nuk ka një deklaratë nga SHBA që të mos pranojë dekretin e presidentit.

    ‘Harrojeni se do të jenë zgjedhjet vetëm me PS. Sa kohë po kalon mbrëmja edhe s’ka një prononcim kundër dekretit të presidentit, harrojeni. E vetmja shpresë që shpreson PD është ndonjë mesazh nga administrata amerikane e Trump, që mund të bëjë diçka pro tyre. Nëse amerikanët i pranojnë zgjedhjet harrojeni se PD mund të shkojë drejt bojkotit. E kanë emrin të qartë se kush do të kandidojë, Berisha do ta shpalli emrin dhe këta do ta dëgjojnë në konferencë shtypi se kush do të jetë', tha ai.

  • VIDEO

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë/ Kulluri: Duhet të priste të fliste GJK! Kthupi: Kushtetuesja do i pezullojë! Muça: Do ketë shkarkime në Presidencë

    Analisti Rezart Kthupi, tha se Gjykata Kushtetuese do i pezullojë zgjedhjet e 9 nëntorit për Tiranën. Ai deklaroi se dekreti i Begajt i jep mundësinë Veliajt që të fitojë në Kushtetuese.

  • VIDEO

    Parashikimi i Spahiut: Gjykata Kushtetuese do e kaloj dosjen ‘Veliaj’ në Gjykatën Administrative

    1. Juristi Kreshnik Spahiu, tha se Gjykata Kushtetuese, nuk do t'i pezullojë zgjedhjet për Tiranën.

      Sipas tij, Kushtetuesja do t'ja kalojë çështjen asaj Administrative.

      ‘Veliaj u drejtua gjykatës dhe ajo brenda 5 ose 10 ditës duhet të merrte vendim. Për javën tjetër Gjykata Kushtetuese do të mblidhet dhe do ja kalojë topin Gjykatës Administrative dhe tani fillon ping- pongu i gjykatave. Ajo që unë thash është një aspekt i rëndësishëm kushtetues, nuk mundet presidenti që të thotë kjo s’është kompetencë e kësaj gjykate por e kësaj tjetrës. Kjo është diçka që unë them se Gjykata Kushtetuese nuk do ti pezullojë zgjedhjet’, tha ai.

  • VIDEO

    Spahiu: Zgjedhjet në Tiranë, mund të pezullohen vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese

    Juristi Kreshnik Spahiu, tha se zgjedhjet në Tiranë mund pezullohen vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ai deklaroi se GJK duhet që të dilte me një vendim për pezullimin e zgjedhjeve, pasi pranoi ankimin e Veliajt.

  • VIDEO

    Zbulohet sa do rritet pensioni, ja kategoritë që përfitojnë! Eksperti: Ja si të njihni vitet e punës

    Debatet për pensionet sollën reagime të forta nga qytetarët në studio. Një e moshuar shpërtheu duke thënë se rritja prej vetëm 2.5% është tallje me pensionistët. Eksperti i ftuar shpjegoi se çfarë do të ndodhë me skemën e pensioneve, ndërsa një telefonues tregoi shqetësimin se vitet e punës nuk i janë njohur ende, edhe pse vitin tjetër del në pension. Të tjerë qytetarë u ankuan se me pagesat e sigurimeve nuk po arrijnë të plotësojnë kushtet, ndërsa një tjetër reagoi me indinjatë: “Po i vdesin pensionistët, pse u japin kaq pak lekë?”. Eksperti dha sqarime dhe këshilla mbi hapat që duhet ndjekur për njohjen e viteve dhe marrjen e pensionit.

  • VIDEO

    Përjetime dhe mesazhe të FORTA/ Stela Nikolla; Ja si e mposhta kancerin e gjirit

  • VIDEO

    Begaj dekretoi zgjedhjet për Tiranën, Açka: Presidenti nuk ka treguar asnjëherë hezitim për urdhrat e Ramës

    E ftuar në Report TV, ish-deputetja e PD-së Flutura Açka ka deklaruar se vendosja e datës së zgjedhjeve nuk mjafton, pasi duhet parë nëse këto zgjedhje janë në përputhje të plotë me ligjshmërinë.

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘Na vdiq nëna, vëllai ra në depresion’/ I riu: S’e përballoi, u zhduk pa adresë…

     

    Kanë kaluar tashmë 18 ditë nga zhdukja e 22-vjeçarit Elkris Kola nga Puka, një ngjarje që ka lënë të tronditur familjen e tij, e cila ende nuk ka asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të riun.Sipas dëshmive të babait, mëngjesin e 13 shtatorit 2025, Elkrisi është përgatitur për të dalë nga shtëpia. Para se të largohej, ai i ka thënë babait: “Do të dal sepse një burrë do të vijë të më marrë.” Kur babai e pyeti i shqetësuar se kush ishte ky njeri, Elkrisi iu përgjigj me një fjali të shkurtër: “Nuk e njoh.” Pas kësaj, ai u largua nga banesa dhe që prej atij momenti nuk është parë më.Familja e alarmuar bëri menjëherë denoncimin në polici, duke shpresuar se brenda pak orësh ose ditësh do të merrte një lajm, një gjurmë, një sinjal që do të çonte tek Elkrisi. Por pritja është bërë e gjatë dhe e rëndë. Edhe pas më shumë se dy javësh, familjarët thonë se nuk kanë marrë asnjë informacion konkret, as për tabulatet telefonike dhe as për ndonjë pistë që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.22-vjeçari Elkris vuante nga probleme mendore, por sipas familjes, ai nuk ishte asnjëherë i dhunshëm apo i rrezikshëm për komunitetin. Përkundrazi, gjithmonë ishte nën përkujdesjen e tyre. Zhdukja e tij e papritur ka hapur një boshllëk të madh në familjen Kola, të cilët nuk pushojnë së kërkuari dhe së shpresuari.“Janë ditë të gjata, të mbushura me ankth e pasiguri. Nuk dimë ku është, si është, apo nëse dikush po kujdeset për të. Çdo natë e kalojmë me shpresën që nesër të marrim një lajm të mirë, por deri tani asgjë… Vetëm heshtje,” – shprehet vëllai i tij, Denis Kola.Sot, në emisionin “Pa Gjurmë”, është i pranishëm vëllai i tij, Denis Kola, i cili do të rrëfejë më shumë detaje mbi ditën e zhdukjes, mbi marrëdhënien e Elkrisit me familjen dhe mbi dyshimet që kanë lidhur me këtë ngjarje misterioze. Denis Kola kërkon ndihmën e të gjithëve që i vëllai të rikthehet sa më shpejt pranë familjes së tij

  • VIDEO

    EMISIONI I PLOTË|Frontline Interview/ Dëshmitar në HAGË/ Ish-shefi i SHISH rrëfen takimet dhe të fshehtat e luftës së UÇK-së

     

    Klosi tha se marrëdheniet që ka sot Kosova me aleatët ndërkombëtar nuk janë më si më parë. Një koment e pati edhe në lidhje me protestën që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Tetor 2025 – Receta/ Mit apo fakt/ Shëndeti i tiroides/ Hurmat, vlerat ushqyese

    Sot, Dita Botërore e të Moshuarve. Në këtë ditë japim një mesazh për brezin më të palodhur, “Le të kujdesemi me zemër” ishte thirrja që Moza Kalaja bëri në studion e Rreze Dielli.

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petulla të fshira / Gjellë me presh / Supë pule me oriz.

    Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka ndalemi çdo të mërkurë tek ajo që shpesh na ngatërron më shumë se vetë dieta: mitet mbi shëndetin dhe ushqimet. E vërtetë apo mit? Këtë javë kemi përzgjedhur 2 mite që dëgjojmë shpesh, por që jo gjithmonë qëndrojnë shkencërisht: Kafja esëll shkakton ulçër stomaku? Magnezi shëron depresionin?

    Tiroidja shpesh quhet "orkestra dirigjente" e organizmit, dhe me plot të drejtë. Kjo gjëndër e vogël e vendosur në pjesën e përparme të qafës, luan një rol jetik në rregullimin e shumë funksioneve të trupit, nga metabolizmi e energjia, deri te temperatura trupore, rrahjet e zemrës dhe madje edhe gjendja emocionale. Por çfarë ndodh kur kjo "dirigjente" fillon të gabojë ritmin? Për fat të keq, problemet me tiroiden janë më të zakonshme nga sa mendohet, dhe shpesh mbeten të padiagnostikuara për vite me radhë. Por cilat janë shenjat që nuk duhen injoruar e që tregojnë se tiroidja nuk po funksionon siç duhet. Cilat janë shkaqet më të zakonshme që çojnë në probleme me tiroiden? A luan ushqimi një rol? Dhe cilat janë "miqtë" dhe "armiqtë" më të mëdhenj të shëndetit të tiroides në pjatën tonë të përditshme? Në këtë bisedë me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, do të zbulojmë se si jodi dhe seleni ndikojnë në funksionin tiroide, cilat janë burimet më të mira natyrale të këtyre mikroelementeve, si dhe kur dhe nëse suplementet mund të jenë të nevojshme. Do të mësojmë gjithashtu si të ndërtojmë një pjatë të ekuilibruar për të mbështetur tiroiden në mënyrë natyrale, pa komplikime dhe pa mitet që shpesh ngatërrojnë më shumë sesa ndihmojnë.

    Vjeshta sjell me vete jo vetëm ngjyra të ngrohta, por edhe një bollëk frutash sezonale që janë pasuri e vërtetë për shëndetin. Në mesin e tyre, një ndër më të veçantat dhe shpesh të nënvlerësuarat është hurma, një frut i ëmbël dhe i pasur me përfitime ushqimore. Hurmat, qoftë të pjekura mirë në degë apo të konsumueshme në formën më të fortë si "hurma farëzi", janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh, fibrash, vitaminash dhe mineralesh. Por cilat janë ndryshimet mes llojeve të hurmave, a ndryshojnë vlerat ushqimore nga mënyra e konsumimit, dhe çfarë duhet të dimë para se t’i përfshijmë në dietën tonë? Me nutricionistin Altin Joka tregojmë përfitimet shëndetësore të hurmave, si t’i konsumojmë për të marrë maksimumin e vlerave ushqimore, dhe pse ky frut është një "superushqim" i fshehur i vjeshtës.

  • VIDEO

    Po i anashkalon? Ja pse duhet të hash HURMA këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete jo vetëm ngjyra të ngrohta, por edhe një bollëk frutash sezonale që janë pasuri e vërtetë për shëndetin. Në mesin e tyre, një ndër më të veçantat dhe shpesh të nënvlerësuarat është hurma, një frut i ëmbël dhe i pasur me përfitime ushqimore. Hurmat, qoftë të pjekura mirë në degë apo të konsumueshme në formën më të fortë si "hurma farëzi", janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh, fibrash, vitaminash dhe mineralesh. Por cilat janë ndryshimet mes llojeve të hurmave, a ndryshojnë vlerat ushqimore nga mënyra e konsumimit, dhe çfarë duhet të dimë para se t’i përfshijmë në dietën tonë? Me nutricionistin Altin Joka tregojmë përfitimet shëndetësore të hurmave, si t’i konsumojmë për të marrë maksimumin e vlerave ushqimore, dhe pse ky frut është një "superushqim" i fshehur i vjeshtës.

  • VIDEO

    Zgjedhjet për Tiranën/ Deputeti Korreshi: Duhet kandidat gjithëpërfshirës! Nëse Begaj i dekreton do jenë të paligjshme, por PD do të futet në garë

    Sa i përket emrave që qarkullojnë për një kandidat të opozitës, të tillë si Ermal Hasimja apo Edlira Çepani, deputeti Saimir Korreshi u shpreh se janë profile të respektuara publikisht, megjithatë duhet të pritet procesi deri në fund.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv