-
VIDEO
Infarkti nis në mëlçi, jo në arterie! Ja kur rrezikoni jetën
Në botën moderne, shëndeti i zemrës shpesh shihet përmes prizmit të kolesterolit të lartë dhe stilit të jetesës sedentare. Por, a është ky vërtet shkaku kryesor i infarkteve? Sipas disa studimeve të reja, rrënjët e shumë problemeve kardiovaskulare mund të gjenden në një organ që shpesh neglizhohet: mëlçia. Mëlçia është qendra metabolike e trupit, e ngarkuar me një sërë funksionesh jetike, nga përpunimi i yndyrnave dhe glukozës, deri te detoksifikimi dhe prodhimi i kolesterolit. Kur ajo fillon të "lodhet", pasojat nuk prekin vetëm tretjen ose energjinë, por shpesh manifestohen edhe në sistemin kardiovaskular. Pikërisht për këtë arsye, sëmundja e mëlçisë yndyrore po quhet sot “sëmundja e heshtur” e shekullit. Në "Rreze Dielli" me nutricionistin dhe ekspertin holistik Altin Joka, do të ndalemi pikërisht në këtë temë jetike, eksplorojmë pse shumë pacientë me analiza të mëlçisë "brenda normales" mund të jenë ende në rrezik, çfarë testesh duhet të bëhen për një pasqyrë më të plotë të shëndetit metabolik dhe cilat janë sinjalet që nuk duhen injoruar. Do të flasim për ngurtësinë metabolike, një term ende pak i njohur për publikun, por me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës. Për më tepër, do t’i përgjigjemi edhe një pyetjeje që shumë njerëz ia bëjnë vetes: Nëse unë ha shëndetshëm dhe nuk pi alkool, pse duhet të shqetësohem për mëlçinë? Dhe mbi të gjitha, a jemi realisht të sigurt kur analizat rutinë dalin “në rregull”?
-
VIDEO
Tavë me pulë dhe oriz nga zonja Albana / Ky është sekreti i shijes perfekte!
Tavë me pulë dhe oriz
Përbërësit:
- 1 pulë fshati
- 2 fç oriz
- 5 fç lëng mishi
- 1 qepë
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 1 gjethe dafine
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë shumë imët me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë pulën (nëse është e vogël ashtu siç është, nëse është më e madhe e ndajmë në racione). E kaurdisim pulën derisa të marrë ngjyrë dhe më pas shtojmë pak erëza dhe ujë. Vendosim kapakun dhe e lemë pulën të ziejë. Orizin pasi e kemi larë e kullojmë dhe e vendosim në një tavë duke e hapur me lugë. Vendosim mbi oriz mishin e pulës dhe në fund shtojmë buljonin e zierjes së pulës. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
Supë me kos dhe miell orizi, shumë shije nga zonja Albana
Supë me kos dhe miell orizi
Përbërësit:
- 3 lugë gjelle miell orizi
- 2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
- 1 qepë mesatare
- 1 karrotë mesatare
- 1 litër lëng pule ose ujë
- 250 gr kos i trashë
- 1 e verdhë veze
- Kripë, piper sipas shijes
- Pak majdanoz ose kopër për sipër
Përgatitja:
Ziejmë mishin bashkë me qepën dhe karrotën. Largojmë qepën dhe karrotën e kalojmë ne blender, e bëjmë pure duke shtuar lëngun gjatë përzjerjes. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin ose ngrohim vajin, shtojmë miellin e orizit dhe e përziejmë për rreth 2 minuta derisa të marrë aromë të lehtë, por pa u nxirë. Hedhim gradualisht lëngun e pulës që e kemi kthyer në pure të hollë me karrotën. E përziejmë pa pushim që të mos krijohen kokrriza dhe e lëmë të ziejë ngadalë rreth 15 minuta. Në një tas rrahim kosin me të verdhën e vezës dhe pak nga lëngu i nxehtë i supës, duke e hedhur me lugë që të mos mpikset. Shtojmë përzierjen e kosit ngadalë në tenxhere, duke e përzier pa ndërprerje. E lëmë pak minuta të marrë valë, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e shërbejmë supën të nxehtë, me majdanoz ose kopër të freskët sipër.
Këshilla nga Albana: Nëse do shije edhe më të plotë, mund t’i shtosh një gjethe dafine gjatë zierjes dhe ta heqësh para se të shtosh kosin.
-
VIDEO
Ja sa thjesht e bëni vetë gjizën në shtëpi, receta nga zonja Albana
Gjizë shtëpie
Përbërësit:
- 1 litër qumësht i freskët
- 1 lugë gjelle uthull ose lëng limoni
- Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Vendosim qumështin në një tenxhere dhe e ngrohim në zjarr mesatar derisa të shfaqen flluska të vogla në anët e tenxheres. E heqim nga zjarri dhe shtojmë uthullën ose lëngun e limonit. E përziejmë ngadalë dhe e lëmë të qëndrojë për 5-10 minuta dhe do të shohim që qumështi fillon të ndahet në hirrë dhe gjizë. Vendosim një napë ose garzë të pastër mbi një kullesë dhe derdhim përzierjen ngadalë. E lëmë të kullojë për rreth 30 minuta. Nëse dëshirojmë një gjizë më të thatë e shtrydhim lehtë me duar. Shtojmë kripë sipas dëshirës dhe e përziejmë mirë.
-
VIDEO
'Pushteti i Berishës bllokon daljen e Gazetave!' Çfarë shkruhej në gazetat e 25 shtatorit 1993
-
VIDEO
E PLOTË/ 'Shtypi i Ditës' 25 shtator! Nga nis gjyqi i Metës tek indeksimi i pensioneve
Emisioni ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ i datës 25 shtator 2025 sjell lajmet kryesore të ditës, nisjen e gjyqit ndaj Metës dhe shkarkimin e Veliajt nga qeveria. Përmes gazetave të sotme dhe atyre të vitit 1993, telefonatave të qytetarëve, horoskopit, motit dhe trafikut, programi pasqyron aktualitetin. Tema e ditës trajton indeksimin e pensioneve, me të ftuar ekspertin Kujtim Hoxha.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 25 shtator 2025
Titujt e gazetave për sot, nga diplomatët e SHBA dhe BE porosi ministrave për të "çmontuar krimin" te për Veliajn dhe fatin e tij e deri tek PD gati për protesta.
-
VIDEO
Emisoni i plotë|Shkarkimi i Veliaj, çfarë do vendosë Presidenti? DEBATE, data kur mund të mbahen zgjedhjet
Gazetar Flogert Muça, tha se fushatën për Tiranën do ta drejtojë vet kryeministri Edi Rama. Juristi Përparim Çaça, tha se Manastirliu, është emëruar që sot si kryetare e përkohshme e Bashkisë së Tiranës.
-
VIDEO
Muharremi: Shkarkimi i Veliajt, vendim politik! Treni jonë i shpejtë, opozita në karroatrec! Ruko: Të shpërbëhet Këshilli Bashkiak i Tiranës
Të ftuar në studion e Report Tv, këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, Alfred Muharremi i PS dhe Mirela Ruko e Lëvizjes Bashkë, replikuan për shkarkimin e Erion Veliajt.
-
VIDEO
Emisoni i plotë|Pa Gjurme - ‘Më martuan me zor, s’e desha’/ Burri: Të mbajta unë, se as fëmijët s’të duan
Një rrëfim i fortë dhe i pazakontë vjen në “Pa Gjurmë”. Një grua tregon se u martua me zor, pa dashuri, dhe se jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Nga ana tjetër, ish-bashkëshorti i saj hedh poshtë akuzat, duke thënë se ai e mbajti dhe e respektoi, por sipas tij, as fëmijët nuk e duan më. Përplasja e tyre e hapur në studio zbulon të vërteta të dhimbshme, akuza të ndërsjella dhe një betejë që ende vazhdon.
-
VIDEO
Shkarkimi i Erion Veliajt/ Ilir Alimehmeti: Të kërkonte leje tek drejtësia për t’u dëgjuar në Këshill! Do të garoja si kandiat për Bashkinë e Tiranës
Ilir Alimehmeti tha se Veliaj duhej që të kërkonte leje tek organet e drejtësisë për të folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ai theksoi se shkarkimi i kreut të Bashkisë së Tiranës duhet që të ndodhte kohë më parë kur bëri PD kërkesë për shkarkimin e tij.
-
VIDEO
Veliaj u shkarkua nga ata që i kishte koleg! Eksperti: Ja pse Tirana nuk shkon në zgjedhje
Eksperti i Pushtetit Vendor, Agron Haxhimali, ka deklaruar se Veliaj duhet të dëgjohej jo vetëm në Këshillin Bashkiak, por edhe në Këshillin e Ministrave. Sipas Haxhimalit, procedurat burokratike mund t’i japin të drejtë Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetute.