• VIDEO

    Tavë dheu me gjizë dhe mish viçi nga zonja Albana

    Tavë dheu me gjizë dhe mish viçi

    Përbërësit:

    • 400 gr mish viçi
    • 400 gr gjizë dele (ose gjizë e thatë)
    • 1 kokërr qepë e madhe
    • 2 thelpinj hudhër
    • 60 gr miell misri
    • 4 lugë gjelle salcë domatesh
    • 4 lgj vaj ulliri
    • Spec i kuq i bluar
    • Nenexhik i thatë
    • Kripë dhe piper i zi

    Përgatitja:

    Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën në nxehtësi mesatare derisa të zbuten e marrin ngjyrë të artë. Hedhim mishin e viçit, rritim pak nxehtësinë dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë kafe të errët. E kriposim lehtë dhe shtojmë piperin e zi, specin e kuq, nenexhikun dhe salcën e domates. Ulim nxehtësinë dhe e lëmë mishin e grirë të gatuhet bashkë rreth 10 minuta që shijet të lidhen. Ndërkohë përziejmë miellin e misrit me pak ujë të ftohtë për të mos krijuar kokrriza dhe e shtojmë ngadalë, duke e përzier vazhdimisht derisa masa të trashet. Shtojmë gjizën, e përziejmë lehtë që të shpërndahet pa u prishur struktura e saj. E lëmë për 5 minuta derisa të krijohet një krem i trashë e i njëtrajtshëm.

  • VIDEO

    Sekreti si të përgatisni Reçelin e Rrushit nga zonja Albana

    Reçel rrushi

    Përbërësit:

    • 2 kg rrush pa fara (i kuq ose i zi)
    • 600 - 800 gr sheqer
    • 1 limon (lëngu dhe pak lëkura e grirë)
    • 1 gotë ujë (rreth 200 ml)

    Përgatitja:

    Lajmë mirë kokrrat e rrushit dhe i shtypim lehtë që të çlirojnë pak lëng. I vendosim në tenxhere me gotën e ujit dhe i lëmë të ziejnë 10–15 minuta derisa lëkura të zbutet dhe kokrrat të lëshojnë lëng. Hedhim sheqerin dhe lëngun e limonit. E përziejmë herë pas here në zjarr mesatar derisa të tretet plotësisht. E lëmë reçelin të ziejë 35–45 minuta duke e përzier kohë pas kohe. Kontrollojmë trashësinë duke hedhur një pikë në pjatë të ftohtë: nëse nuk rrjedh shpejt, reçeli është gati. Ndërkohë, sterilizojmë kavanozët duke i zier 10 minuta ose duke i futur në furrë 120 °C për 10 minuta. Pasi reçeli të jetë gati e hedhim të nxehtë në kavanozë, i mbyllim mirë dhe i kthejmë përmbys për 5 minuta që të krijohet vakum. Reçelin e ruajmë në vend të errët e të freskët.

    Këshilla nga Albana: Për shije më të thellë shto pak kanellë ose vanilje në fund. Nëse do reçel pa lëkura, pasi të zbutet rrushi, kaloje masën në sitë dhe vazhdo zierjen vetëm me lëngun.

  • VIDEO

    Edi Rama thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare, në mbledhje merr pjesë dhe kreu i grupit të PS-së me ministrin Gogu

    Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta ndërsa fokus i kësaj mbledhje ka qenë bashkërendimi i punëve parlamentare.

  • VIDEO

    Bishtaja me oriz dhe domate, super shije nga zonja Albana

    Bishtaja me oriz

    Përbërësit:

    • 500 gr bishtaja
    • 1 qepë
    • 1 fl kafe oriz
    • 3 domate
    • 1 spec i kuq
    • 1 lgj majdanoz
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pastrojmë ekstremet e bishtajave dhe më pas i presim në copa të vogla. I kaurdisim me vaj ulliri së bashku me qepën e grirë imët. Më pas shtojmë domatet, specin e kuq të prerë në kubikë dhe orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper, shtojmë ujë në masë të përbërësve dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare. Në fund e spërkasim me majdanoz të grirë.

  • VIDEO

    E PLOTË/ 'Shtypi i Ditës' 26 shtator! Nga shkarkimi i Veliajt tek Manastirliu do bëhet kryeministre

  • VIDEO

    Eksperti dhe studiuesi i mjedisit për Report Tv: Ishmi një nga lumenjtë më të ndotur në Europë

    Në 'Shtypi i Ditës dhe Ju' i ftuar ishte eksperti dhe studiuesi i mjedisit Lulzim Baumann. Ai tha seTirana është një nga qytetet më të ndotura në Shqipëri.

  • VIDEO

    'Pensionistët paguajn për lirimin e Nanos!' Çfarë shkruhej në gazetat e 26 shtatorit 1993

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 26 shtator 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga opozita në oborrin e pushtetit te Veliajn e shkarkon edhe qeveria e deri tek "Ina Rama agjente e SHIK-ut".

  • VIDEO

    Emisioni i plotë|Frontline/ Veliaj “shkund” studion, avokatet përplasen për shkarkimin: Politikisht i vdekur!

    Avokati Idajet Beqiri, tha se Veliaj duhej që të ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës kur u votua propozimi për shkarkimin e tij nga detyra dhe duhej që të dëgjohej. Për avokatin Edmond Petraj, Veliaj nuk do të bëjë ankimim për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

    • VIDEO

      Shkarkimi i Veliajt, Spartak Ngjela: Bashkia Tiranë ka nevojë për drejtues! Kush mban përgjegjësi nëse ai shpallet i pafajshëm?

      Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar shkarkimin e sotëm nga qeveria të Erion Veliajt nga posti i kryebashkaikut të Tiranës.

      Në një lidhje skype për emisionin ‘Frontline’, Ngjela tha se shkarkimi i tij ishte i nevojshëm për Bashkinë e Tiranës, për të pasur një kryetar të ri.

       ‘Ai është i arrestuar, gjithçka e ka në dorë prokuroria se ka askush tjetër. Hetuesi thotë nuk e lëshoj nga burgu sepse më prish provat. Nuk arreston njeri pa prova kryetarin e bashkisë. PS-së ja kërkon ligji dhe s’mund të rrijë kryeqyteti pa kryetar. Ai bëri gabim që nuk dha dorëheqjen, ai është nën akuzë. Prokurori e di që ka forcë që të manipulojë provat. Nëse ai e hedh në proces gjyqësor dhe fiton gjyqin problem tjetër’, tha ai.

      Ngjela ngriti pyetjen se çfarë mund të ndodh nëse Veliaj do të shpallet i pafajshëm.

      ‘Rama ka të drejtë që ta pushojë dhe ai ka të drejtë që ti drejtohet një gjykate. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri se është në akuzë penale. Ai mund të marr edhe pafajësi, çfarë do të ndodh pastaj? Kush do të përgjigjet. Kështu ka një lloj nxitimi. Ata e kanë arrestuar sepse e ai mund të devijoi provat, kryesorja e arrestit’, tha ai.

    • VIDEO

      Shkarkimi i Veliajt/ Beqiri: Nëse e çon në GJK, s’ka zgjedhje në Tiranë!

      Analisti Mentor Kikia, tha se shkarkimi i tij u bë, pasi është Veliaj është në burg dhe Tirana ka nevojë për drejtues. Ai tha se Veliajn të gjithë e shihnin edhe si pasues i Ramës. Avokati Edmond Petraj, tha se Veliaj nuk do të bëjë ankimim, por do të përballet me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

    • VIDEO

      A do bien ÇMIMET e apartamenteve? ZBULON eksperti, ja ç'ndodh me kreditë për shtëpi

       

      Në studion e emisionit “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori, u bashkua eksperti i tregut të pasurive të paluajtshme, Orgest Beti, i cili solli një analizë të detajuar mbi çmimet e apartamenteve në Shqipëri.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv