• VIDEO

    HISTORIKE/Merr fund pritja 30-vjeçare.'Rai Calabria'emisioni javor për arbëreshët në ekran dhe radio

    Historike për komunitetin arbëresh! Pas 30 vitesh pritje, Rai Calabria nis emisionin javor të dedikuar arbëreshëve, duke u transmetuar si në ekran ashtu edhe në radio.
    Ky është një moment i veçantë për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit arbëresh, një urë që lidh traditën me brezat e rinj.

  • VIDEO

    I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit në vitin 2020, Apeli i Posaçëm lë në burg Denis Bajrin

    Bajri ishte shpallur në kërkim në megaoperacionin “Metamorfoza” dhe më konkretisht për eleminimin e Gjin Boriçit (Ndojit) në Vau Dejës më 9 gusht 2020, kërkuar si detyrë nga i zhdukuri Ervis Martinaj, 'mbreti i kumarit', sepse po e konkuronte në fushën e lojërave të fatit.

  • VIDEO

    Embëlsirë e ftohtë me biskota dhe çokollatë nga zonja Albana

    Embëlsirë e ftohtë me biskota dhe çokollatë

    Përbërësit:

    • 1 pako biskota
    • 4,5 gota qumësht (rreth 900 ml)
    • 1 gotë sheqer (rreth 200 gr)
    • 1 gotë miell (rreth 100 gr)
    • 2 vezë të plota
    • 3 lugë gjelle kakao
    • 1 paketë vanilje
    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • 100 gr çokollatë
    • Për dekor: arra, fëstëk ose lajthi

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim kremin e bazës. Në një tenxhere hedhim qumështin, sheqerin, miellin, vezët dhe kakaon. E përziejimë mirë me tel dore që të mos mbeten kokrriza. E vendosim në zjarr mesatar dhe e ziejmë duke e përzier vazhdimisht derisa masa të trashet në një puding të dendur. E heqim nga zjarri, shtojmë vaniljen, gjalpin dhe çokollatën. I përziejmë derisa çokollata dhe gjalpi të shkrihen plotësisht dhe kremi të bëhet i njëtrajtshëm. Më pas shtojmë 1 gotë akull (ose ujë shumë të ftohtë) në krem dhe e rrahim me mikser për 3-4 minuta derisa masa të bëhet më e lehtë dhe kremoze. Montojmë ëmbëlsirën në gota individuale ose një tavë, shtrojmë biskotat e thërrmuara në shtresë të hollë. Hedhim mbi to kremin e përgatitur duke e mbuluar mirë. E mbulojmë me kapak ose qese kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 2-3 orë derisa të ftohet dhe të mpikset. Para se ta shërbejmë e spërkatim sipër me arra, fëstëk, lajthi ose çokollatë të grirë sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Makarona me salcë domateje dhe lëng pule nga zonja Albana

    Makarona me salcë domateje dhe lëng pule

    Përbërësit:

    • 200 gr makarona elb
    • 1 qepë mesatare
    • 2 domate të pjekura
    • 60 gr gjalpë
    • 3 lugë gjelle salcë domate
    • 3 lugë gjelle vaj luledielli
    • 25 gr miell gruri
    • 300 ml lëng pule
    • Piper i zi, kripë sipas shijes

    Përgatitja:

    Në një tenxhere me ujë të kripur ziejmë makaronat elb deri në gjysmë të gatshme. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Në një tigan të thellë ngrohim vajin e lulediellit dhe kaurdisim qepën të grirë imët derisa të bëhet transparente. Shtojmë domatet e qëruara e të copëtuara dhe i gatuajmë për rreth 5 minuta. Përziejmë salcën me qepën dhe domatet, më pas shtojmë miellin. E përziejmë shpejt që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë gjalpin dhe lëngun e pulës dhe e lëmë të ziejë 8-10 minuta derisa salca të trashet. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe hedhim makaronat e ziera në salcë. I përziejmë mirë që të mbulohen njëtrajtësisht dhe i lëmë edhe 2-3 minuta në zjarr të ulët.

    Këshilla nga Albana: Për një shije më të freskët, në fund mund të shtosh pak majdanoz ose borzilok të grirë. Nëse preferon një shije më të lehtë, zëvendëso një pjesë të gjalpit me vaj ulliri.

  • VIDEO

    Krepa me karrotë të mbushura me gjizë dhe erëza nga zonja Albana

    Krepa me karrotë të mbushura me gjizë dhe erëza

    Përbërësit:

    Për brumin:

    • 2 vezë mesatare
    • 250 ml qumësht
    • 100 gr miell
    • 1 karrotë e madhe
    • 1 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
    • ½ lugë çaji kripë
    • Pak piper i zi

    Për mbushjen:

    • 200 gr gjizë
    • 1 tufë koper
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi
    • Erëza dhe bimë aromatike sipas shijes

    Në një tas rrahim vezët me kripë. Shtojmë qumështin, hedhim miellin gradualisht duke e përzier që të mos ketë kokrriza. Shtojmë karrotën e grirë dhe gjalpin e shkrirë. E lëmë brumin të pushojë 15 minuta. Ngrohim një tigan të sheshtë me pak vaj/gjalpë. Hedhim nga një garuzhde brumë, e përhapim hollë dhe e pjekim 1 minutë nga njëra anë dhe 30–40 sekonda nga ana tjetër. Vendosim mënjanë të gjitha krepat. Në një tas përziejmë gjizën me koperin, vajin e ullirit dhe erëzat. Vendosim 1-2 lugë gjelle mbushje në mes të çdo krepe, e palosim si trekëndësh ose e rrotullojmë si role.

    Këshilla nga Albana: Mund t’i vendosësh në një tepsi, t’i lyesh pak sipër me gjalpë dhe t’i pjekësh 10 minuta në furrë në 180 °C që të marrin ngjyrë.

  • VIDEO

    E PLOTË/ 'Shtypi i Ditës' 24 shtator! Nga shkarkimi i Veliajt tek paracetamoli në shtatzëni

  • VIDEO

    Paracetamoli ndikon te autizmi? Mjeku për Report Tv: Ka shkaktuar panik te njerëzit! QKKB i takon të caktojë se çfarë qëndrimi të mbahet për përdorimin e tij

    Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Gjermania, mjeku Erion Dasho tha për Report Tv se ende nuk ka një vendim përfundimtar se përdorimi i paracetamolit ndikon te autizmi.

  • VIDEO

    'Ka shitur ndeshjen,' kombëtarja në skandal! Çfarë shkruhej në gazetat e 24 shtatorit të vitit 1993

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 24 shtator 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga PS dhe PD bashkojnë votat e shkarkojnë Veliajn nga detyra te kur të hanë të tutë e deri tek pensioni 400 euro deri në vitin 20230-të.

  • VIDEO

    PARACETAMOLI, kur duhet përdorur? Rrreziqet për mëlçinë e veshkën! Ja doza që duhet në 1 ditë

     

    Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

  • VIDEO

    Shkarkimi i Erion Veliajt, avokati Duraj për Report Tv: Këshilli Bashkiak veproi në shkelje të Kushtetutës, GJK duhet ta shfuqizojë vendim

    Avokati Alban Duraj, tha se 3 rastet kur mund të shkarkohet një kryetar bashkie është kur ka qenë në shkelje të rëndë të kushtetutës, kur është dënuar me vendim të formës së prerë dhe kur nuk paraqitet më shumë se 3 muaj në detyrë pa arsye. 

    • VIDEO

      Këshilli Bashkiak i Tiranës voton për shkarkimin e Veliajt, Ngjela: PS nuk priti një vendim të formës së prerë nga gjykata! Edhe kryebashkiaku pasardhës do jetë socialist

      Avokati u shpreh i bindur se nëse zhvillohen zgjedhje të parakohshme, edhe kryetari pasardhës i Bashkisë Tiranë do të jetë nga radhët e Partisë Socialiste.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv