• VIDEO

    Mbledhja për shkarkimin e Veliajt, Eugen Beci: Kryebashkiaku i Tiranës duhej të dëgjohej, mosparaqitja në detyrë, për shkak se është në izolim

    Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv tha se një person që është nën akuzë duhet që të dëgjohet. Ai tha se edhe në mungesë të tij, tashmë praktike është edhe paraqitja e kundërargumenteve të personit nën akuzë me shkrim, por kjo është në shkelje të procesit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Shtator 2025 – Receta/ Brezi i ankthit, ç’po ndodh me të rinjtë/ Kombinime veshjesh

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me salcë domatesh / Kaçamak me miell misri dhe djathë të bardhë / Supë kremoze me lulelakër dhe patate.

    Jetojmë në një kohë ku gjithçka lëviz me shpejtësi, informacioni, teknologjia, ndryshimet sociale...dhe përballë këtij ritmi marramendës, shpesh ndalemi dhe pyesim: Çfarë po ndodh me të rinjtë tanë? Sot, më shumë se kurrë më parë, gjenerata e re po përballet me një realitet të dyfishtë: botën virtuale dhe atë reale. Mes ekranesh që nuk fiken kurrë dhe presioneve sociale që nuk pushojnë as kur je vetëm, të rinjtë ndihen të ekspozuar, të gjykuar, të paqartë për veten dhe për botën rreth tyre. Jemi dëshmitarë të një fenomeni në rritje "ankthi social", i cili nuk është më një shqetësim individual, por një gjendje kolektive. Sot flasim për një "brez të ankthit", për fëmijë dhe adoleshentë që po rriten me ndjenja pasigurie, vetmie dhe frike nga gjykimi. E gjitha kjo, në një kohë kur vlerat tradicionale janë tronditur, modelet mungojnë dhe shpesh as familja dhe as shkolla nuk arrijnë t’u japin përgjigjet e duhura. Si ndikojnë rrjetet sociale në vetëvlerësimin e të rinjve? Kur dhe si nis 'ankthi social' dhe si mund ta kuptojmë? Çfarë roli ka familja në këtë proces? Po shkolla? Pikërisht për t’i dhënë zë këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar më thellë realitetin që po jetojnë fëmijët tanë, diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me botuesen Loreta Berhami, e cila do të na prezantojë me bestseller-in “Brezi i Ankthit” nga Jonathan Haidt, një pasqyrë e qartë e kësaj gjendjeje kolektive që prek gjithnjë e më shumë të rinjtë; psikologen Marsela Lekli dhe Daniela Seriani, një prind që jeton përditshmërinë e adoleshencës nga afër, me sfidat dhe dilemat që ajo sjell.

    Ndërsa temperaturat bien dhe garderoba fillon të ndryshojë, pyetja që na shfaqet çdo mëngjes është: "Si të vishem sot që të dukem bukur, me stil, por edhe rehat?" Stina e vjeshtës dhe dimrit është perfekte për të luajtur me kombinime klasike si këmisha, xhinse dhe xhaketa, të cilat kur kombinohen me zgjuarsi krijojnë një pamje moderne, të rehatshme dhe funksionale. Sot në "Rreze Dielli" me Ela Xhaferi do të ndajmë disa sugjerime praktike dhe kreative për t’u dukur gjithmonë me stil, pa qenë nevoja të ndryshojmë gjithë garderobën.

  • VIDEO

    Ilir Yzeiri: PD është një çetë milionerësh, nuk synon të marrë pushtetin, i intereson të rrijë në opozitë

    Analisti dhe gazetari Ilir Yzeiri thotë se Partia Demokratike në opozitë nuk ka frymë dhe nuk i intereson që të marrë pushtetin.

    I ftuar në studion e Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Yzeiri e quajti një “çetë” opozitën, sipas tij me milionerë të cilët janë mbledhur rreth Sali Berishës.

    Yzeiri shprehet se opozitës që drejtohet nga Partia Demokratike nuk i intereson që të fitojë pushtetin, por sipas tij, synon të qëndrojë në opozitë.

    “Ne sot nuk kemi opozitë, kemi një çetë, milionerësh të mbledhur rreth Sali Berishës. Këta kanë zaptuar opozitën shqiptare dhe kanë zënë vendin atje, kanë shpallur opozitën e përjetshme dhe nuk ka vullnet për të ndryshuar pushtetin. Ajo është bërë palë në bashkëqeverisje duke shfrytëzuar benefitet që mund të ketë si të qenit partia kryesore e opozitës. Kontrollon qeverisjen për të marrë pjesë në tortën e tenderave, në Shqipëri është shuar ideja se pushteti mund të ndërtohet me anë të opozitës. Kjo opozitë e ka shpallur edhe vetë që nuk është në idealin e saj marrja e pushtetit, qëllimi i saj është të rrijë kështu si është. Nga e djathta në Shqipëri nuk po del një njeri që ta riorganizojë. Tani mendoj që Lulzim Basha paska qenë njeriu i duhur që mund ta mbante të bashkuar PD-në”, tha analisti Ilir Yzeiri.

  • VIDEO

    Mos i bëj këto gabime! Ja si të kombinohesh bukur pa harxhuar shumë!

    Ndërsa temperaturat bien dhe garderoba fillon të ndryshojë, pyetja që na shfaqet çdo mëngjes është: "Si të vishem sot që të dukem bukur, me stil, por edhe rehat?" Stina e vjeshtës dhe dimrit është perfekte për të luajtur me kombinime klasike si këmisha, xhinse dhe xhaketa, të cilat kur kombinohen me zgjuarsi krijojnë një pamje moderne, të rehatshme dhe funksionale. Sot në "Rreze Dielli" me Ela Xhaferi do të ndajmë disa sugjerime praktike dhe kreative për t’u dukur gjithmonë me stil, pa qenë nevoja të ndryshojmë gjithë garderobën.

  • VIDEO

    Brezi i ankthit! Njihuni me studimin, ja pse vajzat preken më shumë sesa djemtë

    Jetojmë në një kohë ku gjithçka lëviz me shpejtësi, informacioni, teknologjia, ndryshimet sociale...dhe përballë këtij ritmi marramendës, shpesh ndalemi dhe pyesim: Çfarë po ndodh me të rinjtë tanë? Sot, më shumë se kurrë më parë, gjenerata e re po përballet me një realitet të dyfishtë: botën virtuale dhe atë reale. Mes ekranesh që nuk fiken kurrë dhe presioneve sociale që nuk pushojnë as kur je vetëm, të rinjtë ndihen të ekspozuar, të gjykuar, të paqartë për veten dhe për botën rreth tyre. Jemi dëshmitarë të një fenomeni në rritje "ankthi social", i cili nuk është më një shqetësim individual, por një gjendje kolektive. Sot flasim për një "brez të ankthit", për fëmijë dhe adoleshentë që po rriten me ndjenja pasigurie, vetmie dhe frike nga gjykimi. E gjitha kjo, në një kohë kur vlerat tradicionale janë tronditur, modelet mungojnë dhe shpesh as familja dhe as shkolla nuk arrijnë t’u japin përgjigjet e duhura.

    Si ndikojnë rrjetet sociale në vetëvlerësimin e të rinjve? Kur dhe si nis 'ankthi social' dhe si mund ta kuptojmë? Çfarë roli ka familja në këtë proces? Po shkolla? Pikërisht për t’i dhënë zë këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar më thellë realitetin që po jetojnë fëmijët tanë, diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me botuesen Loreta Berhami, e cila do të na prezantojë me bestseller-in “Brezi i Ankthit” nga Jonathan Haidt, një pasqyrë e qartë e kësaj gjendjeje kolektive që prek gjithnjë e më shumë të rinjtë; psikologen Marsela Lekli dhe Daniela Seriani, një prind që jeton përditshmërinë e adoleshencës nga afër, me sfidat dhe dilemat që ajo sjell.

  • VIDEO

    Qofte shtëpie me salcë domatesh nga zonja Albana

    Qofte me salcë domatesh

    Përbërësit:

    • 400 gr mish i grirë
    • 1 qepë mesatare
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 kokërr vezë
    • 60 gr djathë i bardhë i thërrmuar
    • 2 lugë gjelle gjalpë
    • 2 lugë gjelle vaj luledielli
    • 2 lugë gjelle miell gruri
    • 80 ml qumësht
    • 1 lugë çaji rigon
    • 1 lugë gjelle majdanoz
    • ½ lugë çaji nenexhik
    • ½ lugë çaji uthull rrushi
    • 200 ml salcë domatesh
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tas të madh bashkojmë mishin e grirë, qepën, hudhrën, vezën, djathin e bardhë, miellin dhe qumështin. Shtojmë rigonin, majdanozin, nenexhikun, pak kripë e piper dhe i punojmë derisa masa të lidhet mirë. E mbulojmë me membranë dhe e lëmë 20 minuta në frigorifer. Formojmë toptha të vegjël ose qofte të sheshta, i skuqim lehtë në vaj luledielli me pak gjalpë, derisa të marrin ngjyrë kafe të artë (jo të gatuara plotësisht). Në të njëjtën tigan shtojmë pak gjalpë nëse duhet, pastaj salcën e domates. Hedhim uthullën e rrushit, pak kripë e piper. E lëmë salcën të ziejë në zjarr të ulët për 8-10 minuta derisa të lidhet. Shtojmë qoftet në salcë, i mbulojmë me kapak dhe i lëmë të gatuhen edhe 15 minuta derisa të piqen plotësisht.

    Këshilla nga Albana: Shërbeji me bukë të thekur ose pure patatesh. Mund të shtosh një pikë qumësht në salcë në fund për ta bërë më kremoze. Ky variant ka më shumë mish dhe pak më shumë salcë, për një shije më të plotë dhe qoftet që nuk thahen.

     

  • VIDEO

    Supë kremoze me lulelakër dhe patate nga zonja Albana

    Supë kremoze me lulelakër dhe patate

    Përbërësit:

    • 500 gr lulelakër
    • 2-3 patate mesatare
    • 3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • 1 qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Përgatitja:

    Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit me gjalpin. Shtojmë qepën e grirë imët dhe hudhrën, i kaurdisim derisa qepa të bëhet transparente. Shtojmë patatet e prera në kubikë dhe vijojmë me kaurdisjen 2–3 minuta. Hedhim ujë sa të mbulohen përbërësit, shtojmë kripë dhe piper të zi dhe i lëmë patatet të ziejnë rreth 10 minuta. Më pas shtojmë lulelakrën të ndarë në degëza dhe e lëmë në zierje për 8 minuta. Rregullojmë shijen me piper të kuq dhe erëza sipas dëshirës. Kur perimet të jenë zbutur, kalojmë supën në blender derisa të bëhet krejtësisht kremoze dhe e shërbejmë të ngrohtë.

  • VIDEO

    U vetëplagos me pistoletë, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë! Armën e hodhi brenda një automjeti për të fshehur gjurmët

    Skerdi Mehmetaj e ka pasur armën të fshehur në një çantë dore dhe pas ngjarjes aksidentale e ka hedhur brenda në një automjet të rastësishëm me qëllim fshehjen e gjurmëve.

  • VIDEO

    Kaçamak me miell misri nga zonja Albana

    Kaçamak me miell misri

    Përbërësit:

    • 2 gota miell misri
    • 1 gotë kos
    • Ujë sa të marrë
    • 100 gr dịjathë
    • 100 gr gialpë
    • Pak kripë

    Përgatitja:

    Në një tenxhere shtojmë gjalpë që të digjet pak dhe më pas shtojmë kosin. E përziejmë duke shtuar gradualisht miellin me pak kripë. Kur masa shkëputet nga fundi i tenxheres, pa u ngjitur e largojmë nga zjarri dhe shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar.

  • VIDEO

    Lushnjë/ Tejkaloi 77% të lejes së ndërtimit, dërgohet për gjykim ndërtuesi, punonjësi i bashkisë dhe inspektori i IMT-së

    Punonjësi i bashkisë ka paraqitur të dhëna të rreme në aktin e ekspertimit ndërsa inspektori i IMT-së ka lejuar ndërtimin e paligjshëm duke mos referuar rastin në organet kompetente. 

  • VIDEO

    Fadromat e IMT-së ‘zbarkojnë’ në Orikum, 1 restorant dhe 10 dhoma pushimi gati për shembje! Pronarja: Jemi skualifikuar nga legalizimi, por jam në gjyq me ASHK-në, nuk më njoftuan

    Emanuela Xhanaj ka thënë se për objektin në pronësi të saj është hartuar një akt konstatimi në muajin janar për objektin e ndërtuar pa lejen përkatëse dhe është skualifikuar nga procesi i legalizimit. Në Orikum objekte të tjera janë në konstatim dhe se do të përfshihen në aksionin për shembjen e subjekteve pa leje ndërtimi.

  • VIDEO

    Shkarkimi i Veliajt, Komisioni i Ligjeve në Bashki fut në rend dite kërkesën e socialistëve! Mbledhja e Këshillit Bashkiak në orën 16:00

    Komisioni i Ligjeve ka futur në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak pikën për shkarkimin e Veliajt. Mbledhja e Këshillit do të nisë sot në orën 16:00 për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve. Një ditë më parë kryebashkiaku u përplas me Sekretarin e Këshillit për pjesëmarrjen e tij.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv