-
VIDEO
E PLOTË/ 'Shtypi i Ditës' 23 shtator! Nga shkarkimi i Veliajt tek opozita pa një emër për Tiranën
Emisioni ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ 23 shtator 2025 sjell lajmet kryesore të ditës, sot vendoset për shkarkimin e Veliajt dhe kodi penal diskutohet për gazetarët. Përmes gazetave të sotme e atyre të vitit 1993, telefonatave të qytetarëve, horoskopit, motit dhe trafikut, programi pasqyron aktualitetin. Tema e ditës trajton mbledhjen për shkarkimin e Veliajt me të ftuar gazetarin Ardit Rada.
-
VIDEO
Sot mblidhet Këshilli Bashkiak për Veliajn, Rada për Report TV: PS duhet të kishte ndjekur rrugë të tjera para kërkesës për shkarkim! PD, e vonuar me kandidatin
Rada argumenton se PS do të duhej të kishte ndërmarrë hapa të tjerë para se të kërkonte shkarkimin e Veliajt. Sipas tij, nuk dihet nëse kryebashkiakut i është kërkuar që të dorëhiqet. Për zgjedhjet që pritet të mbahen në bashki, ai tha se PD po vonohet duke mos bërë publike emrin e kandidatit.
-
VIDEO
'Zbulohet marihuanë për 20.000 dollarë.' Çfarë shkruhej në gazetat e 23 shtatorit të vitit 1993
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 23 shtator 2025
https://youtu.be/kQo56Ggpybk
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË '5 Pyetjet'/ Nga pse Rama po shkarkon Veliajn te Salianji kundër Berishës
Ervin Salianji tha në emisionin “5 pyetjet” me Ilir Babaramon në Report Tv se primaret nuk forcuan aspak meritokracinë brenda Partisë Demokratike, pasi shumë prej fituesve të këtij procesi u lanë jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Këtij që ju mor fryma kur u bë ministër, sot priti në zyrë Dumanin. Salianji ironi e akuza
-
VIDEO
‘Komisionet parlamentare pa emra nga PD’, Klosi: Ne do ecim përpara, ka qindra ligje që duhet të ndryshojnë
Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi, tha se Komisionet parlamentare janë ende pa emra nga PD. Ai tha se nga e mërkura nis edhe jeta parlamentare intensive.
-
VIDEO
Ervin Salianji: Primaret nuk i kanë sjellë asnjë të mirë PD-së, partia duhet të ripërtërihet! Berisha duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatet zgjedhore
Ervin Salianji tha në emisionin “5 pyetjet” me Ilir Babaramon në Report Tv se primaret nuk forcuan aspak meritokracinë brenda Partisë Demokratike, pasi shumë prej fituesve të këtij procesi u lanë jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Indrit Sefa: Veliaj është ende kryetar në detyrë, shkarkimi mund t'i jap atij fitore në Kushtetuese
Për juristin Indrit Sefa, nëse Erion Veliaj shkarkohet sipas tij, ai do dalë i fituar në Gjykatën Kushtetuese.
‘Ai është ende kryetar në detyrë. Unë mendoj se e gjithë kjo lojë, fitorja e zgjedhjeve nuk të legjitimon për çdo gjë që bëhet. Ju keni për detyrë që të dilni përballë qytetarëve. PS po e bënë procedurën në shkelje të ligjit për ti dhënë Veliajt nesër një fitore që e kanë shkarkuar në mënyrë të parregullt’, tha ai.
Për gazetarin Zylyftar Bregu, nëse Veliaj do të shkarkohet sipas tij do të ketë përplasje, sepse Veliaj mund ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen.
‘Ky është akt politik i Ramës dhe ky akt politikë ka një veprim procedural dhe një veprim juridik a është procedural shkarkimi nesër këtë nuk mundem ta them. A do të mundet Veliaj ta kthejë në një betejë juridike në Gjykatën Kushtetuese unë them se do ta bëjë. Sepse do ti tregojë Ramës se s’mund ti bindet Ramës për fatin e tij’, tha ai.
-
VIDEO
5 pyetjet- Pse Rama po shkarkon Veliaj, plas DEBATI në studio. Klosi nxehet: Iki nga studio nëse...|PJESA 1
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Blendi Klosi tha se ndërsa PS ka zgjedhur kandidaten që do të garojë për drejtuese e Bashkisë së Tiranës, nga ana tjetër opozita ende s’ka paraqitur një emër.
-
VIDEO
Spahiu: Opozita lufton të rrëzojë ‘Diellën’, ndërkohë që Rama gatuan ndryshime kushtetuese
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe senacën e fundit në Kuvend ku u miratuar programi qeverisës i PS. Ai tha se opozita merret me Diellën, ndërkohë që kryeministri Edi Rama përgatit ndryshime kushtetuese.
‘Ajo që ka ndodhur ka qenë një skenar i përcaktuar që të shoqërohet me improvizimin e një problemi mediatik për të sfumuar problemet madhore që po kalon Shqipëria. Ka 10 ditë që të gjithë merren me Diellën, dhe ajo është për të mbuluar dy problematika të mëdha e para me shkarkimin e Veliajt dhe dyta me një strategji për ndryshime kushtuese dhe ligjore dhe viktimë e këtij skenari ka rënë edhe opozita dy ditë më parë në kuvend ëë nuk u përmbajt. Aty ishte lënë për provokim ‘Diella’ dhe aty u krijuan përplasje. Opozita s’ka një qasje se si do të vijë në pushtet', tha ai.
-
VIDEO
Mbledhja për shkarkimin e Veliajt/ Blendi Klosi: Tirana ka nevojë për drejtues! Opozita ende pa një emër kandidati! Erdhën me të njëjtin skenar në Kuvend
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Blendi Klosi tha se ndërsa PS ka zgjedhur kandidaten që do të garojë për drejtuese e Bashkisë së Tiranës, nga ana tjetër opozita ende s’ka paraqitur një emër.