EMISIONI I PLOTË| PA GJURMË- ‘Pse ma vranë vëllain dhe kunatin?’ Motra: Nusja s’u martua, rriti djalin pa baba

3 Tetor, 17:47 | Përditesimi: 3 Tetor, 17:47

 

Një histori e dhimbshme që ka lënë plagë të pashërueshme në familjen Merkaj. Në mars të vitit 1992, një ditë që duhej të ishte festë, u kthye në tragjedi. Artur Merkaj dhe kunati i tij u qëlluan për vdekje, në rrethana ende të paqarta. Familja thotë se autor i vrasjes është një efektiv policie, kushëri i tyre, i cili nuk u dënua kurrë.E ftuar në “Pa Gjurmë”, motra e viktimës, Ana Brokaj, rrëfen dhimbjen e dy humbjeve në një ditë dhe betejën për drejtësi që ende vazhdon. Nusja mbeti e ve me një fëmijë në bark dhe nuk u martua kurrë më, duke rritur djalin pa baba.

r.k./Shqiptarja.com