• VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 3 shtator 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga Dumani në DASH shuplaka e Trump për Berishën te disa këshilla falas kandidatëve për ministra e deri tek Celibashi i KQZ-së bën kërdinë në tendera.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Shtator 2025 – Receta/ Zahiretë e traditës, trashëgimia e ëmbël e gjysheve tona

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me brumë të butë pa mbushje / Patëllxhanë furre me pure patate dhe kimë.

    Në një kohë kur ritmi i jetës moderne shpesh lë në hije zakonet e dikurshme, ka ende zëra që na rikthejnë me dashuri te trashëgimia e shijes dhe kujdesit që dikur mbushte çdo shtëpi shqiptare me aromën e dimrit që po afronte. Dy zonja të përkushtuara, njëra nga Pogradeci dhe tjetra nga Përmeti, ndajnë me ne sekretet e zahireve që përgatiteshin me përpikmëri nga nënat dhe gjyshet tona: trahana e tharë në diell, petkat që shtroheshin me kujdes në çdo tabaka, pekmezi i trashë e i ëmbël, e deri te glikotë me fruta të ndryshme aq karakteristike për trevat e jugut. Një rrëfim i ngrohtë në "Rreze Dielli" për ruajtjen e shijeve të vjetra, ku çdo përbërës ka historinë e vet dhe çdo metodë përgatitjeje mbart kujtime brezash. Mukadez Gjona nga Pogradeci na tregon disa sekrete të zahireve, ndërsa përmetarja Flora Sali na flet për mjaltin e rrallë të Bedunicës dhe vetitë shëruese që natyra i ka falur atij, si dhe na zbulon misterin e shijes unike të glikove të Përmetit, aq të njohura dhe të kërkuara edhe sot.

  • VIDEO

    Tradita që s’shuhet kurrë | Dy duar arta rikthejnë kujtimet e gjyshes nga petkat te glikotë e Përmetit

    Në një kohë kur ritmi i jetës moderne shpesh lë në hije zakonet e dikurshme, ka ende zëra që na rikthejnë me dashuri te trashëgimia e shijes dhe kujdesit që dikur mbushte çdo shtëpi shqiptare me aromën e dimrit që po afronte. Dy zonja të përkushtuara, njëra nga Pogradeci dhe tjetra nga Përmeti, ndajnë me ne sekretet e zahireve që përgatiteshin me përpikmëri nga nënat dhe gjyshet tona: trahana e tharë në diell, petkat që shtroheshin me kujdes në çdo tabaka, pekmezi i trashë e i ëmbël, e deri te glikotë me fruta të ndryshme aq karakteristike për trevat e jugut. Një rrëfim i ngrohtë në "Rreze Dielli" për ruajtjen e shijeve të vjetra, ku çdo përbërës ka historinë e vet dhe çdo metodë përgatitjeje mbart kujtime brezash. Mukadez Gjona nga Pogradeci na tregon disa sekrete të zahireve, ndërsa përmetarja Flora Sali na flet për mjaltin e rrallë të Bedunicës dhe vetitë shëruese që natyra i ka falur atij, si dhe na zbulon misterin e shijes unike të glikove të Përmetit, aq të njohura dhe të kërkuara edhe sot.

  • VIDEO

    Patëllxhanë furre me pure patate dhe kimë nga zonja Albana

    Patëllxhanë furre me pure patate dhe kimë

    Përbërësit:

    • 1 kg patëllxhanë
    • 500 gr mish i grirë viçi
    • 2-3 lgj vaj ulliri
    • 2 qepë
    • 2 domate
    • 6 patate
    • 100 gr gjalpë
    • 150 ml qumësht
    • 200 gr djathë
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper, arrë moskat

    Përgatitja:

    Qërojmë dhe presim patëllxhanët në feta. I vendosim në ujë me kripë për 30 minuta, pastaj i kullojmë. I vendosim në një tavë me letër pjekjeje, i spërkatim me kripë dhe vaj ulliri dhe i pjekim në furrë në 200°C derisa të zbuten. Në një tigan kaurdisim qepën në vaj ulliri derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim mirë. Shtojmë domatet, kripën, piperin dhe majdanozin, dhe e gatuajmë derisa të përthithet lëngu. Ndërkohë përgatisim patatet, pasi i kemi zier i shtypim sa janë ende të nxehta. I përziejmë me gjalpin, kripën, arrën moskat dhe qumështin derisa të bëhen kremoze. Montojmë përbërësit në tavë duke vendosur fillimisht patëllxhanët e pjekur, kimën dhe më pas purenë e patateve. E spërkatim sipër me pak djathë të grirë dhe e vendosim tavën në furrë në 200°C, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Byrek i shkrifët pa mbushje nga zonja Albana

    Byrek me brumë të butë pa mbushje

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 300 ml qumësht
    • ½ filxhan çaji kos
    • 1 lugë çaji kripë
    • ½ pako pluhur për pjekje

    Për të lyer shtresat:

    • 70 gr gjalpë
    • ¼ filxhan çaji vaj luledielli

    Për sipërfaqen:

    • 1 e verdhë veze

    Përgatitja:

    Në një enë të gjerë përziejmë të gjithë përbërësit e brumit dhe zëmë një brumë të butë. E lëmë brumin të pushojë për 15 minuta, më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta. Hapim secilën pjesë hollë dhe e lyejmë me përzierjen e gjalpit të shkrirë me vajin. I vendosim njëra mbi tjetrën. Fillojmë nga mesi dhe i palosim si zarf, duke i mbledhur një nga një. I vendosim në tepsi dhe më pas në frigorifer për të paktën 30 minuta. Pas pushimit, hapim brumin me dorë ose me okllai në madhësinë e tepsisë. I lëmë edhe 15-20 minuta në tepsi që të pushojnë. Lyejmë sipërfaqen me të verdhën e vezës dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C, në raftin e poshtëm, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë (rreth 25-30 minuta).

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 2 shtator 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga  nisin largimet VIP nga PD te e vërteta rreth lobimit amerikan të Berishës e deri tek pritshmëritë e legjislaturës së re!

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Shtator 2025 – Receta/ Stresi pas pushimeve, si ta menaxhojmë / Horoskopi Shtator

    Rreze Dielli nisi sot sezonin e ri televiziv nën tingujt e kitarës dhe zërit të kristaltë të Luna Çaushollit, më pas rubrika e gatimit ku zonja Albana solli një detoks të shpejtë me pak përbërës dhe dy receta plot shije: Kek me boronica dhe manaferra / Pastiçe fshati me perime dhe krem qumështi.

    Pas një periudhe pushimi e relaksi, rikthimi në rutinën e përditshme shpesh shoqërohet me ndjenja stresi, mungesë motivimi dhe lodhje. Fillimi i sezonit të vjeshtës shënon për shumë njerëz një fazë të re, kthimin në punë, në shkollë apo në ritmet e zakonshme të jetës. Por si mund të kalojmë këtë tranzicion pa u ndjerë të mbingarkuar? Si të ruajmë energjinë dhe të rikthejmë motivimin, kur ditët shkurtohen e nisin të ngarkohen gjithnjë e më shumë. Kjo periudhë e vitit mund të shërbejë si një mundësi reflektuese për fillime të reja, për t’u rilidhur me veten, apo për të riorganizuar prioritetet dhe për të ndërtuar një rutinë të shëndetshme pa stres. Me panelistet e ftuara në studion e "Rreze Dielli", mentoren e potencialit njerëzor Diana Pushi dhe arkitekten e brendshme Anila Hetoja, tregojmë mënyra praktike për të përballuar ditët e para të rikthimit në rutinë dhe si mjedisi rrethues dhe ngjyrat e stinës mund të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tonë të brendshme.

    Shtatori nuk është vetëm muaji i rikthimit në shkollë apo në punë, por dhe një moment simbolik i fillimeve të reja. Në astrologji, ky muaj shënohet nga kalimi i Diellit në shenjën e Virgjëreshës dhe më pas Peshorja, duke nxitur përqendrim tek organizimi, balanca dhe marrëdhëniet. Por, cilat janë shenjat që ndihen më të prekura emocionalisht dhe financiarisht gjatë kësaj periudhe? Sipas numerologes dhe astrologes Liza Gjika, e ftuar në "Rreze Dielli" ndikimet planetare të Shtatorit prekin ndryshe çdo shenjë, por ka disa që hyjnë në një fazë më të thellë të ristrukturimit personal, si në ndjeshmëri, ashtu edhe në aspektin material. Çfarë simbolizon realisht Shtatori për njeriun në nivel shpirtëror dhe astrologjik, cilat janë shenjat që përjetojnë më shumë intensitet emocional dhe ndryshime financiare dhe si ndikojnë numrat e këtij muaji në rrugën personale dhe profesionale të secilit.

  • VIDEO

    Parashikim i madh | Shtatori MUAJI që të ndryshon jetën, Liza Gjika tregon çfarë ju pret

    Stres pas pushimeve? Ja si të menaxhoni rikthimin në punë / Ekspertja këshillon

    Pas një periudhe pushimi e relaksi, rikthimi në rutinën e përditshme shpesh shoqërohet me ndjenja stresi, mungesë motivimi dhe lodhje. Fillimi i sezonit të vjeshtës shënon për shumë njerëz një fazë të re, kthimin në punë, në shkollë apo në ritmet e zakonshme të jetës. Por si mund të kalojmë këtë tranzicion pa u ndjerë të mbingarkuar? Si të ruajmë energjinë dhe të rikthejmë motivimin, kur ditët shkurtohen e nisin të ngarkohen gjithnjë e më shumë. Kjo periudhë e vitit mund të shërbejë si një mundësi reflektuese për fillime të reja, për t’u rilidhur me veten, apo për të riorganizuar prioritetet dhe për të ndërtuar një rutinë të shëndetshme pa stres. Me panelistet e ftuara në studion e "Rreze Dielli", mentoren e potencialit njerëzor Diana Pushi dhe arkitekten e brendshme Anila Hetoja, tregojmë mënyra praktike për të përballuar ditët e para të rikthimit në rutinë dhe si mjedisi rrethues dhe ngjyrat e stinës mund të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tonë të brendshme.

  • VIDEO

    Pastiçe fshati me perime dhe krem qumështi nga zonja Albana

    Pastiçe fshati me perime dhe krem qumështi

    Përbërësit:

    • 1 pako makarona (guacka/brryl)
    • 200 gr brokoli
    • 200 gr lulelakër
    • 200 gr karrota
    • 200 gr bizele
    • 1 tufë majdanoz
    • 50 gr djathë kaçkavall
    • Vaj ulliri

    Për kremin

    • 250 gr gjizë pa kripë
    • 400 ml qumësht
    • 50 gr kaçkavall i grirë
    • 1 vezë
    • Kripë, arrë moskat

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Karrotat i presim në kubikë dhe i shtojmë në ujin ku po ziejnë makaronat. Më pas shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në boçe dhe bizelet ne fund i lëmë pak minuta. I kullojmë makaronat dhe perimet dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me vaj ulliri. Në një tas përziejmë gjizën me qumështin, djathin e grirë, kripën, piperin e zi dhe arrën moskat. E hedhim kremin mbi makaronat me perime. Në mes bëjmë një gropë të vogël ku vendosim një vezë. E spërkasim sipërfaqen e pastiçes me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.

  • VIDEO

    Kek me boronica dhe manaferra, pak përbërës dhe shije mbresëlënëse nga zonja Albana

    Kek me boronica dhe manaferra

    Përbërësit:

    • 200 gr miell
    • 120 gr sheqer
    • 100 gr gjalpë i butë / vaj luledielli
    • 2 vezë
    • 1 kos i vogël natyral ose 100 ml qumësht
    • 1 lugë çaji pluhur pjekës
    • 1 lugë çaji vanilje
    • 1 majë kripë
    • 150 gr boronica të freskëta
    • 150 gr manaferra të freskëta
    • Pak lëkurë limoni të grirë imët

    Përgatitja:

    Rrahim gjalpin me sheqerin derisa të bëhet krem. Shtojmë vezët një nga një, pastaj kosin (ose qumështin). Përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe kripën dhe e shtojmë gradualisht tek masa. Shtojmë vaniljen dhe lëkurën e limonit. Lyejmë një tepsi me gjalpë dhe e spërkatim me pak miell. Hedhim gjysmën e brumit, shpërndajmë gjysmën e frutave, pastaj vendosim pjesën tjetër të brumit dhe frutat mbi sipërfaqe. E pjekim kekun në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet pak dhe më pas e spërkatim me sheqer pluhur para servirjes.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 1 shtator 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga PD bën ankesën e fundit për 11 majin te përplasja mes ministrit dhe gazetarit e deri tek dështimi i reformës në drejtësi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv