• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 28 gusht 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga misteri i kabinetit të ri Rama te Trump kërkon të dënohet Soros e deri tek pse Berishës i duhen shumë grupe parlamentare?

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 26 gusht 2025

    Titujt kryesor të gazetave për sot: Nga deputetët e opozitës “dhuratë”, “të shkalluarit” e politikës, tek pasuritë e ministrave…

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 20 gusht 2025

    Titujt e gazetave per sot, nga Korporata e investimeve, akti final i “faljes” se prones e deri tek Berisha, tjeter sulm Kelliçit

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 18 gusht 2025

  • VIDEO

    Spahiu: A do e trajtojë Trumpi në takim Putinin njësoj si Zelenskin duke bërë humor?!

    uristi Kreshnik Spahiu komentoi edhe me doza të lehta humori dhe ironie takimin Trump-Putin, duke bërë analogji me takimin Trump-Zelensky. Ai ngriti pyetjen nëse presidenti amerikan do e trajtonte atë rus njëlloj si Zelenskyn duke bërë humor.

    “A do e trajtoj Trumpi në takim Putinin njësoj si Zelenskin duke bërë humor?”, u shpreh ai për Report Tv, teksa jepte tezat e diskutimeve dhe përfundimeve të mundshme të samitit në Alaska.

    Dhe më tej vijoi duke shpjeguar avantazhet dhe disavantazhet e dy presidentëve.

    “Trump shkon me disa avantazhe dhe disavantazhe. SHBA është superfuqi më e fortë ekonomike se Rusia. Rusia ka disavantazh se është dobësuar ekonomikisht nga lufta. Pasojat diplomatike dhe ekonomike janë të mëdha për Rusinë. Por Trump ka një disavantazh sistemin, demokracinë liberale. Ka disavantazh në raste konfliktesh të armatosura, ndryshe nga vendet totalitare apo diktatoriale. Ndoshta sot elektorati i SHBA e urren Trump dhe presin që të ikë, për shkak të miqësisë me Putin, konflikti në Gaza, ekonomia, por edhe probleme të tjera. Pra shkon atje me një popull të ndarë, s’e ka 100% mbështetjen e popullit. Kurse Rusia është më unike, rusët janë më të bashkuar, si totalitarë, nuk ka alternativë apo opozitë”, u shpreh juristi.

    Kurse për shefin e Kremlinit tha se nuk ka çfarë humbet, pasi është shtet diktatoral dhe pa opozitë.

    “Putini s'ka çfarëa humbet, Trump ka me shumë se çfarë humbet. Trump ka edhe 3 vite larg zgjedhjeve dhe ikën, në mandatin e fundit, ka sfida politike dhe diplomatike, pra ka disavantazh kohën. Është futur në konflikt edhe me aleatët e tij, por edhe me liderët europianë, që s’e kanë mirëpritur takimin Trump-Putin. Kurse Putin nga ana e tij ndihet i favorizuar, se ka faktorin kohë, nuk e largon njeri deri në vdekjen e tij biologjike apo ta vrasin”, shpjegoi Spahiu.

    Dhe në fund një koment për deklaratën e ish-sekretares Hillary Klinton, duke nënvizuar se ajo e di përfundimin e takimit, ndaj thotë se do e nominonte për Nobel Trumpin po të arrinte paqen në Ukrainë.

    “Hillary Klinton është shumë e sigurt se Trump do të dështojë në takimin e Alaskës. Me të gjithë deduksionet që u bënë, del në përfundimin në atë që shpreh edhe Klinton, se nuk do të ketë paqe në Ukrainë pas ndarjen e territoreve në Ukrainë”, përfundoi juristi.

  • VIDEO

    Ukraina çlirohet vetëm me luftë / Spahiu: Rusia nuk do tërhiqet pa përfituar disa territore!

    Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report Tv se fatkeqësisht SHBA-të nuk po i gjenden Ukrainës pranë, ndërsa e morën në patronazh kur e demilitarizuan nga armët bërthamore.

    Takimi i sotëm sipas tij, tregon se presidenti rus Vladimir Putin del më i favorizuar dhe Rusia nuk do tërhiqet pa marrë territore nga Ukraina.

    “Por fatkeqësisht tani SHBA-të nuk po i përgjigjen Ukrainës në momentin e saj të vështirë. Duhet theksuar se presidentët amerikane janë treguar të butë ndaj Rusisë dhe Putinit, me një gjysmë ndihmë ndaj tyre, që të pushtohet Ukraina dhe Krimea, teksa ukrainasve u duhet të luftojë vetë. Rusia nuk tërhiqet pa territore”, u shpreh ai.

    Gjithashtu bëri edhe një analizë të frontit të luftimeve muajt e fundit, ku rusët kanë përparuar ndjeshëm. Dhe duket se zgjidhja e vetme për çlirimin e Ukrainës mbetet lufta.

    “Çdo ditë që kalon përfiton Putin, sepse ai po fiton territor nga lufta aktualisht, po përparon. Pra nëse marrëveshja bëhet pas një viti, do të thotë se do të ketë pushtuar shumë sipërfaqe. Aktualisht ka 114 mijë kilometra katrorë, apo sa 5 herë Shqipëria. Pra do të jetë më e vështirë më vonë dhe nuk do të ketë zgjidhje tjetër veç luftës”, u shpreh Spahiu për Report Tv.

    Por kush i vuan pasojat e luftës në Ukrainë? Juristi shprehet se i vuan Europa dhe BE-ja.

    “Kush i vuan pasojat e luftës në Ukrainë? Sigurisht që Europa dhe jo SHBA-të. Nëse lufta vazhdon, kjo do krijojë probleme të mëdha edhe për shtetet europiane. Aktualisht edhe Gjermania është lëkundur, sondazhet tregojnë avantazh për partitë ekstremiste apo atë naziste, drejt ekstremeve. Kështu po ndodh në Francë, Austri, po mbështeten ekstremet, qeveritë e spektrit të djathtë. Vetëm në Gjermani ka 1,5 mln ukrainas, taksat e gjermanëve dhe fondet që jepen. Pra gjithë Europa është e trishtuar dhe ka krisje mes BE dhe SHBA-ve, ndaj janë të dyzuar nëse shkon atje si mik i BE apo i Putinit”, argumentoi ai.

     

  • VIDEO

    Spahiu për Report Tv: Trump premtoi 'Amerikën e madhe', por nëse ndahet Ukraina, bëhet 'Rusia e Madhe'!

    Juristi kreshnik Spahiu bën analizën gjeopolitike të takimit Putin-Trump në Samitin e Alaskës dhe përfundimet e mundshme të tij. Në një intervistë për Repot Tv, me gazetaren Marsela Karapanço, shpjegon rreziqet dhe arsyet pse presidenti rus del më i fituar, kurse Trump më i lëkundur

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 15 gusht 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga raporti i DASH për drejtësinë e re, e deri tek sherri Murrizi-Malaj për bankers.

  • VIDEO

    E rëndë në Maliq/ Dy të miturit përleshen me thika në lokal, vdes 14-vjeçari, tjetri përfundon i plagosur në spital!

    Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Pirg, Maliq. 14-vjeçari ka goditur me thikë bashkëmoshatarin Erald Xhejo, duke i shkaktuar vdekjen, kurse vetë mbeti i plagosur. Ngjarja në ambientet e lokalit të fshatit. Viktima nga fshati Zvirinë, autori nga Leminoti

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 14 gusht 2025

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 13 gusht 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga beteja me zjarret nuk fitohet në gusht te alarm për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal e deri tek ja cilat janë interesat e vërteta të takimit Trump-Putin.

  • VIDEO

    Zjarret masive në Gramsh/ 8 banorë kanë marrë ndihmë mjekësore, 200 të evakuuar! Do të strehohen përkohësisht në hotele

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se 8 banorë të fshatrave që janë përfshirë nga flakët në Gramsh, janë trajtuar me ndihmë mjekësore. Më tej, mësohet se 200 të tjerë janë evakuuar nga zonat e rrezikut dhe deri në përmirësimin e situatës ata do të akomodohen përkohësisht në hotele. Gjithashtu, në dispozicion të tyre janë edhe rreth 165 pako kampingjesh në palestrat sportive, të marra në rezervat e shtetit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv